1111

Huaperdorja – Dhënia në përdorim (pa pagese) e aktiveve të biznesit

Dhenia ne perdorim e nje aktivi afatgjate, te luajtshem apo te paluajtshem eshte pjese e mardhenies se bizneseve

Kontrata e huaperdorjes e parashikuar ne kodin civil, ne aktivitete te biznesit duhet patjeter te jete ne perputhje me ligjin per TVSH, Tatimin Mbi Te Ardhurat dhe Ligjin e Procedurave Tatimore.

Sipas kodit civil, me kontratën e huapërdorjes, njëra palë (huadhënësi) i jep palës tjetër (huamarrësit), pa kundërshpërblim, një send të caktuar që ta përdorë përkohësisht dhe kjo palë detyrohet ta kthejë atë send në afatin e caktuar në kontratë. Kur nuk është caktuar afat, sendi kthehet me kërkesën e Palës që ka dhënë sendin.

Sipas ligjit te TVSH, në rastet kur një person i tatueshëm, i cili tregton mallra i jep klientit të tij në përdorim, pa pagesë, aktive të qëndrueshme të trupëzuara pjesë e veprimtarisë së tij, me qëllim mbajtjen, ruajtjen me qëllim tregtimi të mallrave që ai furnizon, (frigoriferë, banakë frigoriferikë dhe të tjera të kësaj natyre) trajtimi i TVSH-së do të jetë si më poshtë:

  • Në rast se klienti, të cilit i është dhënë në përdorim aktivi nga furnizuesi i tij, paguan të njëjtin çmim si edhe një klient, i cili thjesht blen mallra pa marrë në përdorim aktive të kësaj natyre, atëherë nuk llogaritet TVSH mbi dhënien në përdorim të aktivev
  • Në rast se klienti, të cilit i është dhënë aktivi në përdorim nga furnizuesi i tij, paguan një vlerë më të madhe për mallrat e furnizuara nga ky i fundit se një klient i cili thjesht blen mallra, atëherë llogaritet TVSH, me shkallë tatimore 20%, mbi diferencën e çmimit. Kjo diferencë konsiderohet si vlerë e dhënies në përdorim të aktivit. Ky parim zbatohet vetëm aty ku nuk ka detyrim për blerësin për të bërë një pagesë në para ose në natyrë, për përdorimin e aktivit.

Si kusht për këtë trajtim nevojitet:

  • Midis furnizuesit (pronar i aktivit) dhe klientit, të ekzistojë një kontratë e lidhur sipas së cilës furnizuesi kryen furnizime të vazhdueshme të atij malli, për ruajtjen e të cilit janë të domosdoshme aktivet përkatëse. Në të njëjtën kontratë sqarohet që dhënia në përdorim e këtyre aktiveve bëhet pa pagesë.
  • Zbatimi në praktikë i kësaj kontrate, pra furnizimet e vazhdueshme të furnizuesit (pronar i aktivit) për klientin të jenë konkretizuar me dokumente justifikuese. Në rast se konstatohet që klienti të cilit i është dhënë në përdorim aktivi nuk është më klient i furnizuesit pra nuk ka marrë më furnizime të mallit në fjalë tek furnizuesi për një periudhë të caktuar kohe që duhet të jetë e përcaktuar në kontratë dhe aktivi nuk i është kthyer furnizuesit, atëherë aktivi në  fjalë për të cilin është zbritur TVSH-ja në blerje do të konsiderohet si furnizim kundrejt pagesës.
  • Furnizuesi i paraqet këto aktive në dokumentet e tij të kontabilitetit kundrejt të gjitha rregullave, si pronë të tij.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!