fiskalizimi-kostot-4-1024x768

Software-i optimal per fiskalizimin

Ne nje kohe kur ligji per fiskalizimin ende nuk ka nisur te aplikohet teresisht, tatimpaguesit duhet te pregatiten per te implementuar nje zgjidhje software-ike dhe ose pajisje fiskale. Disa brenda muajit Qershor dhe te tjere brenda muajit Gusht.

Zgjedhja optimale eshte ai program (software) i cili permbush te gjitha detyrimet ligjore te tatimpaguesit, nevojat menaxheriale me koston me te ulet dhe eshte komod ne perdorim.

Aktualisht dhe fatmiresisht jane me teper se 20 shoqeri te liçencuara nga AKSHI dhe DPT per ofromin e sofftware-ve te certifikuara per projektin e fikslaizimit. Tatimpaguesve u mbetet te analizojne nevojat e tyre dhe te zgjedhin programin qe i pershtatet aktivitetit te tyre.

Nuk ka nje program me te mire. Ka programe te mira per aktivitete dhe kategori tatimpaguesisht te caktuar.

Nje software “x” mund te jete zgjedhja e duhur per nje kategori tatimpaguesish, mund te jete “i tepert” per nje kategori tjeter tatimpaguesish duke i ngarkuar me kosto te panevojeshme. P.Sh nje ofruesi sherbimi nuk i nevojiten modulet e magazinave dhe raportet perkatese. Gjithashtu mund te ndodhe edhe qe nje software te jete i pamjaftueshem per nje tatimpagues, duke mos i permbushur te gjitha detyrimet ligjore qe ka nje kategori tatimpaguesish. P.Sh ka funksionin e faturave pa para ne dore por jo ate te einvoice, nuk ka funksionin e autofaturave.

Trial Studio po analizon software-t aktuale ne treg dhe paketat perkatese per cdo software ne disa aspekte:

  • funksionalitetet lidhur me permbushjen e detyrimeve ligjore;
  • cmimet e implementimit apo abonimit;
  • asistenca dhe trajnimi qe ofrohet;
  • siguria, kapacitetet dhe besueshmeria e shoqerive;

me synimin qe analizes se software-ve duke i shtuar kategorine e tatimpaguesve dhe nevojat menaxheriale te arrihet ne zgjedhjen optimale.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

tvsh-per-farmacite

TVSH per farmacite

TVSH per farmacite. Tregtia e barnave dhe pajisjeve mjeksore eshte e perjashtuar nga TVSH si nje aktivitet me interes te pergjitheshem (neni nr. 51 i ligjit te TVSH).

Ne kuptim te ketij neni, me barna kuptohen barnat per konsum njerezor dhe barnat qe perdoren per kafshet.

Farmacite, si aktivitete ekonomike, mund te jene pjese e skemes se TVSH nese kalojne pragun ligjor te qarkullimit.

Vetem barnat qe jane te miratuar nga Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pjisjeve Mjeksore lejohet qe te furnizohen/shiten pa TVSH. Per artikujt qe nuk jane pjese e kesaj liste, sic mund te jene vitamina apo produkte te tjera kozmetike te cilat tregtohen nga farmacite, duhet aplikuar TVSH ne shitje.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

111

TVSH per skemen e mbetjeve urbane

Mbetjet urbane (metale, qelq, plastike, leter etj)  kane vlere perdorimi ne ekonomi. Per to ekziston edhe rregullimi ligjor fiskal perkates.

Dhenia vlere e mbetjeve urbane nis me grumbullimin, qofte nga individe te parregjistruar ne tatime apo shoqeri te licencuara per kete aktivitet.

Ne Shqiperi jane rreth 30’000 te punesuar ne menyre direkte apo indirekte ne industrite e grumullimit dhe riciklimit te mbetjeve urbane.

Pas vitit 2016 ky numer mendohet te kete ardhur ne renie per shkak te krizes qe nisi ne sektorin e riciklimit per shkak te instalimit te inceneratoreve.

Skema e mbetjeve industrial e parashikuar nga ligji nr. 92/2014 “Per TVSH ne R.SH.” aplikohet per te gjithe aktoret e zinxhirit te trajtimit te mbetjeve urbane, duke filluar me pikat e grumbullimit dhe perfunduar me perpunuesit e mbetjeve.

Bazuar ne nenin nr. 100 te ligjit te TVSH eshte krijuar udhezimi per skemen e mbetjeve industriale i cili parashikon:

  1. Personi i tatueshëm i cili grumbullon këto mallra, në momentin e furnizimit (shitjes) së tyre lëshon një faturë tatimore pa llogaritur TVSH mbi vlerën e tatueshme të mallit te shitur për blerësin e këtyre produkteve i cili mund të jetë vetë përpunuesi, person i tatueshëm për TVSH-në ose një person tjetër i tatueshëm, i cili pasi grumbullon sasi të konsiderueshme ia shet ato përpunuesit të këtyre mallrave.
  2. Përpunuesi në momentin që blen këto mallra për vlerën e mallit të blerë të dokumentuar me faturat përkatëse do të lëshojë vetë për vete një faturë tatimore ku mbi vlerën e furnizimit do të llogarisë TVSH 20%.  

Kjo fature deklarohet me tvsh ne liber blerje dhe shitje e per rrjedhoje nuk ka efekt ne pagese tvsh ndaj shtetit.

Shembull: Një pike skrapi, person i tatueshëm i regjistruar për TVSH-ne blen nga nje individ, person i paregjistruar në tatime nje autoveture me vlerë prej 25.000 lekë dhe më pas sipas marrëveshjes që ka me një përpunues të hekurit ia shet sasinë e grumbulluar përpunuesit i cili është një person i tatueshëm i regjistruar për TVSH-në në vlerën prej 30.000 lekë.

Pika e skrapit ne momentin kur e blen autoveturen per skrap prej individit lëshon faturë tatimore, pa tvsh, ne lere 25.000 leke në emrin e individit nga faturat që ai përdor, ku vete paraqitet si bleres dhe individi paraqitet si shies. Pika e skrapit kur ja shet autoveturen, per skrap, perpunuesit I leshon nje fature shitje, pa tvsh, me vleren 30.ooo leke. Perpunuesi nga ana e tij leshon nje fature tatimore ku paraqitet si bleres dhe shites ne vlere 30.000 leke duke shtuar tvsh prej 6.000 leke. Fatura e marre nga pika e skrapit deklarohet ne liber blerje pa tvsh ndersa  fatura e prere nga vete perpunuesi deklarohet njekohesisht ne blerje dhe shitje me TVSH.