Vijonperqendrimi-i-tregut-bankar

Vijon perqendrimi i tregut bankar

Vijon perqendrimi i tregut bankar. Se fundmi banka e Shqiperise ka dhene pelqimin per blerjen e 100 % te Alpha Banka nga Banka OTP.

Banka Alpha Albania sh.a eshte e fundit banke me kapital Grek.

OTP Bank ka hyre ne tregun Shqipetar duke blere me heret banken Societe General Albania.

Vijon perqendrimi i tregut bankar

Me kete transaksion, numri i bankave te nivelit te dyte qe operojne ne Shqiperi nga 12 aktualisht behet 11.

Nje tjeter transaksion per te cilin Banka e Shqiperise ka dhene miratimin eshte rritja e % zoterimit te komapnise Eurosig sh.a. ne UBA Bank (Banka e Bashkuar e Shqiperise) me 51.07 %.

Me kete levizje, kompania Eurosig behet aksioner shumice ne UBA Bank.

Eurosig do te kontriboje ne kapitalin e bankes 3 mln euro.

Per te na ndjekur ne rrjete sociale klikoni linqet e meposhtme:

https://www.facebook.com/SKF2018/?ref=pages_you_manage

https://www.instagram.com/trialstudio1/

https://www.linkedin.com/company/68493567/admin/

1

Çrregjistrimi i nje shoqerie me pergjegjsi te kufizuar

Procedura e çrregjistrimit te nje shoqerie tregtare nis ne rastet kur:

  1. mbaron kohëzgjatja e parashikuar në themelimin e saj;
  2. me vendim të asamblesë së përgjithshme;
  3. me hapjen e procedurave të falimentimit;
  4. nëse nuk ka kryer veprimtari tregtare për dy vjet dhe nuk është njoftuar pezullimi i veprimtarisë në përputhje me pikën 3 të nenit 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”;
  5. me vendim të gjykatës;
  6. për arsye të tjera, të parashikuara në statut.

Dy jane rruget qe ndiqen per çrregjistrimin e nje shoqerie me pergjegjesi te kufizuar:

  1. Likujdimi ne gjendjen e aftesise paguese.

Behet fjale per nje sere procedurash administrative dhe financiare deri ne likujdimin total te detyrimeve dhe shitjen/transferimin e aseteve afatshkurtera e afatgjata te shoqerise. Rezultati financiar, fitim/humbje mbyllet me kapitalin e pronarit.

Likujdimi i shoqerise rregullohet nga:

  • Ligji nr 9901, dt. 14.04.2008 “Per Tregtaret dhe shoqerite Tregtare”, i ndryshuar
  • Ligji nr. 9920, dt. 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne R.Sh”, i ndryshuar
  • Ligji nr. 9723, dt. 03.05.2007 “Per Qendren Kombetare te Rregjistrimit”, i ndryshuar

2. Falimentimi

Kjo rruge e çrregjistrimit te nje shoqerie tregtare ndiqet ne rastet kur shoqeria nuk ka aftesi te shlyeje te gjithe detyrimet ndaj te treteve.

Kerkesa per fillimin e procedurave te falimentimit mund te kryhet nga debitoret ose kreditoret e shoqerise.

Institucioni mbikqyres dhe neper te cilin kalon procedura e falimentimit eshte “Gjykata e Falimentimit”, gjyqtari i ngarkuar me ceshtjet tregtare.

Falimentimi i shoqerise rregullohet me:

  • Ligjin nr. 110/2016, dt. 27.10.2016 “Per falimentimin”
  • Ligji nr. 9920, dt. 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne R.Sh”, i ndryshuar
  • Ligji nr. 9723, dt. 03.05.2007 “Per Qendren Kombetare te Rregjistrimit”, i ndryshuar