111

TVSH per skemen e mbetjeve urbane

Mbetjet urbane (metale, qelq, plastike, leter etj)  kane vlere perdorimi ne ekonomi. Per to ekziston edhe rregullimi ligjor fiskal perkates.

Dhenia vlere e mbetjeve urbane nis me grumbullimin, qofte nga individe te parregjistruar ne tatime apo shoqeri te licencuara per kete aktivitet.

Ne Shqiperi jane rreth 30’000 te punesuar ne menyre direkte apo indirekte ne industrite e grumullimit dhe riciklimit te mbetjeve urbane.

Pas vitit 2016 ky numer mendohet te kete ardhur ne renie per shkak te krizes qe nisi ne sektorin e riciklimit per shkak te instalimit te inceneratoreve.

Skema e mbetjeve industrial e parashikuar nga ligji nr. 92/2014 “Per TVSH ne R.SH.” aplikohet per te gjithe aktoret e zinxhirit te trajtimit te mbetjeve urbane, duke filluar me pikat e grumbullimit dhe perfunduar me perpunuesit e mbetjeve.

Bazuar ne nenin nr. 100 te ligjit te TVSH eshte krijuar udhezimi per skemen e mbetjeve industriale i cili parashikon:

  1. Personi i tatueshëm i cili grumbullon këto mallra, në momentin e furnizimit (shitjes) së tyre lëshon një faturë tatimore pa llogaritur TVSH mbi vlerën e tatueshme të mallit te shitur për blerësin e këtyre produkteve i cili mund të jetë vetë përpunuesi, person i tatueshëm për TVSH-në ose një person tjetër i tatueshëm, i cili pasi grumbullon sasi të konsiderueshme ia shet ato përpunuesit të këtyre mallrave.
  2. Përpunuesi në momentin që blen këto mallra për vlerën e mallit të blerë të dokumentuar me faturat përkatëse do të lëshojë vetë për vete një faturë tatimore ku mbi vlerën e furnizimit do të llogarisë TVSH 20%.  

Kjo fature deklarohet me tvsh ne liber blerje dhe shitje e per rrjedhoje nuk ka efekt ne pagese tvsh ndaj shtetit.

Shembull: Një pike skrapi, person i tatueshëm i regjistruar për TVSH-ne blen nga nje individ, person i paregjistruar në tatime nje autoveture me vlerë prej 25.000 lekë dhe më pas sipas marrëveshjes që ka me një përpunues të hekurit ia shet sasinë e grumbulluar përpunuesit i cili është një person i tatueshëm i regjistruar për TVSH-në në vlerën prej 30.000 lekë.

Pika e skrapit ne momentin kur e blen autoveturen per skrap prej individit lëshon faturë tatimore, pa tvsh, ne lere 25.000 leke në emrin e individit nga faturat që ai përdor, ku vete paraqitet si bleres dhe individi paraqitet si shies. Pika e skrapit kur ja shet autoveturen, per skrap, perpunuesit I leshon nje fature shitje, pa tvsh, me vleren 30.ooo leke. Perpunuesi nga ana e tij leshon nje fature tatimore ku paraqitet si bleres dhe shites ne vlere 30.000 leke duke shtuar tvsh prej 6.000 leke. Fatura e marre nga pika e skrapit deklarohet ne liber blerje pa tvsh ndersa  fatura e prere nga vete perpunuesi deklarohet njekohesisht ne blerje dhe shitje me TVSH.