Vijonperqendrimi-i-tregut-bankar

Ndryshon paga minimale

Ndryshon paga minimale per here te dyte brenda vitit 2022.

Keshilli i Ministrave ka miratuar vendimin nr. 604 date 14.09.2022 “Per percaktimin e pages minimale ne shkalle vendi”

Sipas ketij vendimi paga baze minimale nga 32’000 leke aktualisht behet 34’000 leke. Kjo page eshte e vlefshme per 174 ore pune ne muaj. Paga minimale e re do te zbatohet nga data 1 Shtator 2022.

Po kete vit, ne muajin Mars Qeveria miratoi rritjen e pages minimale nga 30’000 leke qe ishte ne vitin 2020 ne 32’000 leke. Lexo: https://trial-studio.com/2022/03/14/paga-minimale-dhe-maksimale-2022-2/

Ndryshon paga minimale e per rrjedhoje do te ndryshoje edhe paga maksimale per efekt te kontributeve shoqerore. Paga maksimale indeksohet me te njejten rritje si edhe paga minimale.

Per sa me siper pagat ndryshojne si me poshte vijon:

1-Paga minimale ishte 32’000 leke dhe behet 34’000 leke. Rritja 6.25 %.

2-Paga maksimale ishte 141’134 leke dhe behet 149’954 leke. Rritja 6.25 %.

Paga minimale dhe maksimale 2022

Keshilli i Ministrave ka ndryshuar pagen minimale ne shkalle vendi me VKM nr. 158 date 12.03.2022, nga 30’000 leke ne 32’000 leke me efekt nga 1 Prill 2022.

Ky ndryshim ka qene i pritshem dhe i artikuluar nepermjet deklaratave gjate vitit 2021. Duke qene se momenti kur deklaratat konkretizohen ne akt ligjor perkon me krizen e rritjes se cmimeve mund te jete kjo nje arsye e cila e ka pershpejtuar kete premtim. Ndaj kjo mase (se bashku me te tjerat) eshte bere pjese e asaj qe qeveria e quan “Rezistenca sociale” sepse synon te mbroje shtresat me te ardhura te uleta.

Qeveria eshte zotuar qe brenda mandatit te 3, viti 2025, paga minimale ne shkalle vendi te arrije 40’000 leke.

Me ndryshimin e pages minimale automatikisht do te ndryshoje edhe paga maksimal, kjo ne baze te ligjit nr. 7703 date 11.05.1993 “Per sigurimet shoqerore ne R.SH”, ne nenin 10 te te cilit citohet:

Per sa me siper pagat ndryshojne si me poshte vijon:

1-Paga minimale ishte 30’000 leke dhe behet 32’000 leke. Rritja 6.667 %.

2-Paga maksimale ishte 132’313 leke,  e indeksuar me te njejten rritje si paga minimale behet 141’134 leke (6.667%*132’313 + 132’313 leke).

Ne linkun e meposhtem vendimi perkates