Raportet-e-paaftesise-per-pune

Raportet e paaftesise per pune

Raportet e paaftesise per pune, te barrelindjeve apo aksidenteve ne pune leshohen ne menyre elektronike sipas vendimit me te fundit te Instituti i Sigurimeve Shoqerore nr. 266/1 date 21.06.2022.

Raportet e paaftesise per pune do te gjendjen ne llogarine ne e-albania te subjektit ne te cilin eshte i punesuar perfituesi i tyre.

Neni 2
Fusha e zbatimit
Rregullorja është e detyrueshme për zbatim nga mjeku i familjes, mjekët specialistë në komisionet
mjekësore sipas përcaktimeve në këtë rregullore, mjekët në spitalet publike e jopublike të licencuara,
Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, drejtoritë rajonale të Operatorit të Shërbimeve të
Kujdesit Shëndetësor, njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe
strukturat rajonale në varësi të tij.

Neni 14
Plotësimi dhe lëshimi i raporteve mjekësore

  1. Raportet mjekësore janë dokumente elektronike standarde, më nënshkrim elektronik, që
    plotësohen sipas manualit të përdorimit të sistemit.
  2. Raportet mjekësore elektronike të lëshuara në kundërshtim me parashikimet e kësaj
    rregulloreje, janë të pavlefshme dhe pagesa e tyre nga qendrat e punës dhe/ose nga strukturat
    përgjegjëse të Institutit të Sigurimeve Shoqërore përbëjnë shkelje të disiplinës financiare.
  3. Raporti mjekësor elektronik ka datën dhe numrin e regjistrit që mjeku viziton të sëmurin apo
    datën dhe numrin e regjistrit të seancës së komisionimit që konstatohet paaftësia e përkohshme për
    punë.
  4. Raporti mjekësor për të punësuarit që ndodhen me shërbim jashtë vendbanimit, do të lëshohet
    nga institucioni i kujdesit shëndetësor në të cilin është vizituar ose shtruar sipas rregullave të caktuara
    në këtë rregullore.
  5. Ndalohet lëshimi i raportit mjekësor elektronik për kohë të kaluar në kundërshtim me këtë
    rregullore, me përjashtim të rasteve me sëmundje të shëndetit mendor, kur raporti mjekësor mund të
    lëshohet jo më shumë se 15 ditë para vizitës.
  6. Personeli mjekësor i institucioneve shëndetësore është i detyruar t’i regjistrojë të dhënat e
    raporteve mjekësore si në regjistrin e vizitave ashtu edhe në kartelat personale të të sëmurëve.
  7. Raportet mjekësore janë dokumente financiare që ruhen dhe mbahen si të gjitha dokumentet e
    kësaj natyre.

Per tu njohur me rregulloren e plote klikoni ne linkun

Per te na ndjekur ne rrjete sociale klikoni linqet e meposhteme:

https://www.facebook.com/SKF2018/?ref=pages_you_manage

https://www.instagram.com/trialstudio1/

https://www.linkedin.com/company/68493567/admin/