18523855 - wine on the terrace vineyard in lavaux region, switzerland

Skema e kompensimit te fermereve 2022

Skema e kompensimit te fermereve 2022 pavarsisht emrit, kjo skeme eshte më me shume rendesi per bizneset qe blejne tek fermeret sesa per vete fermeret.

Nga menyre se si eshte konceptuar, zbatimi i kesaj skeme “udhehiqet” nga sipermarrjet tregtare dhe perpunuese te prodhimeve bujqesore.

Skema e kompensimit zbatohet për prodhuesit bujqësorë, për të cilët përfshirja në regjimin normal të TVSH-së krijon vështirësi.

Fermeri, është prodhues bujqësor, i vetëpunësuar, që zhvillon aktivitetin me krahun e vet të punës dhe me mjetet e punës që disponon, në veprimtarinë e prodhimit bujqësor, pyjor dhe peshkimit.

Fermeret mund ta aplikojne kete skeme vetem nese qarkullimi vjetor i tyre nuk tejkalon kufirin minimal te rregjistrimit per tvsh. Keta fermere mund te rregjistrohen direkt ne Drejtorite Rajonale Tatimore.

Skema e kompensimit te fermereve 2022 nuk vlen per te gjithe fermeret, qarkullimi vjetor i te cileve eshte pertej kufirit minimal te rregjistrimit per TVSH. Keta fermere duhet te rregjistrohen ne Qendren Kombetare te Biznesit dhe mbajne llogari njelloj sic do biznes tjeter. https://qkb.gov.al/

  1. Faturimi sipas skemes se Kompensimit te Fermereve

Faturimi i prodhimit/produktit bujqesor kryhet nga vete tatimpaguesi bleres, i cili mund te jete tregtari ose perpunuesi. Bleresi leshon nje fature ku fermeri paraqitet si shites dhe vete tatimpaguesi ne rolin e bleresit.

Perpara se tatimpaguesi te kryeje nje transaksion me nje fermer, duhet te kontrolloje nese fermeri eshte aktiv apo jo ne linkun e meposhtem.

https://www.tatime.gov.al/c/8/129/326/lista-e-fermereve-aktive

Midis tyre duhet te ekzistoje nje kontrate furnizimi sipas formatit te miratuar ne udhezimin e Ministrit te Financave. Kjoaktmarreveshje depozitohet ne Drejtorine Rajonale Tatimore nga tatimpaguesi bleres, perpara nisjes se furnizimit.

2) Pagesat/Arketimet

Personi i tatueshëm, blerës me qëllim, që të ketë të drejtën e zbritjes së normës së kompensimittë TVSH-së të paraqitur në faturën tatimore të lëshuar sipas këtij neni, për transaksione mbi 30 000 lekë, është i detyruar të kryejë likuidimin e vlerës së faturës nëpërmjet shërbimit të Postës Shqiptare ose nëpërmjet bankës, nëse vlera e transaksionit nuk e kalon shumën prej 150 000 lekësh dhe nëpërmjet likuidimit nga llogaria bankare e tij në llogarinë bankare të fermerit, për transaksione, vlera e të cilit është më e madhe se 150 000 lekë, siç përcaktohet në nenin 59 të ligjit, “Për procedurat tatimore në RSH”.

Me heqjen e TVSH-se kjo pike behet e pazbatueshme dhe Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve duhet te kishte marre masa per ta azhornuar kete udhezim.

3) Ndryshimet ligjore

Me ligjin nr. 111/2021 eshte ndryshuar norma e kompensimit (TVSH) nga 6 % ne 0 %

Me heqjen e TVSH-se udhezimi nr. 19, date 03.11.2014, humbet qellimin objektiv te tij i cili ishte mbikqyrja e TVSH-se ne transaksionet mes fermereve dhe bizneseve.

Por, udhezimi nr. 19, date 03.11.2014 mbetet ne fuqi i pandryshuar dhe tatimpaguesit bleres te produkteve te fermereve jane te detyruar te zbatojne kushtet qe parashikon udhezimi dhe kjo skeme.

Per te pare te gjitha publikimet mbi legjislacionin tatimor klikoni ne

Kthehet skema e tvsh per profesionet e lira pavarsisht qarkullimit

Keshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimin e VKM nr. 953 dt. 29.98.2014 “Per dizpozitat zbatuese te ligjit te TVSH”

Sipas ketij akti ndryshohet neni nr. 11 e VKM-se “Përcaktimi i kufirit minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)”

Te gjithe personat e tatueshem qe ofrojne sherbime sipas profesioneve te lira si: noter dhe permbaruesgjyqesor, kufiri minimal per TVSH-ne eshte 0, pavarsisht nga qarkullimi i tyre. Te gjithe keta jane persona te tatueshem, te rregjistruar per tvsh edhe nese kryejne veprimtari te perjashtuar sipas ligjit.

Me poshte Vendimi i Keshillit Te Ministrave