dietat-dhe-shperblimet

Praktikat mesimore

Cdo sipermarrje ka te drejte te pranoje e punesoje studente per te kryer praktike mesimore. Praktika mesimore eshte ne te miren e sipermarrjes pasi krijon ura lidhese me profesionistet e ardhshem si edhe kontribon ne zhvillimin e e tyre. Cka do te thote burime njerezore cilesore per aktivitetet e tyre. Gjithashtu, nepermjet praktikes studentet njihen me kerkesat dhe nevojat qe ka tregu i punes dhe bejne zgjedhje te qarta ne studimet e metejshme per specializim ne fusha te caktuara.

Perpara se te pranohet nje student ne aktivitetin privat per te kryer praktike profesionale mesimore duhet qe cdo subjekt te njohe paraprakisht e te respektoje legjislacionin perkates ne menyre qe te mos kete penalitete.

Praktikat mesimore rregullohen me ligjin nr. 7703 “Per sigurimet shoqerore ne R.Sh”. dhe VKM-te ne zbatim te tij.

Ligji nr. 77, PJESA II
PERSONAT QË PËRFITOJNË NGA SIGURIMET SHOQËRORE
ç) kursantët dhe studentët për kohën e praktikës mësimore, të cilët sigurohen vetëm për
aksidentin në punë, nga punëdhënësi.

VKM nr. 77 “Per kontributet e detyrueshme dhe perfitimet nga ISSH”

Për nxënësit e shkollave, të mesme apo profesionale, dhe studentët, për kohën e programuar të praktikës mësimore, kontributi i detyrueshëm për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale të jetë 0.3% e pagës bruto minimale, e barabartë me 78 lekë në muaj. Kontributet paguhen nga subjekti ku kryhet praktika dhe për aq kohë sa është përcaktuar në kontratën e lidhur ndërmjet tij dhe institucionit përgjegjës ose nga institucioni përgjegjës.

Perpara se te pranoni dhe deklaroni nje praktikant, subjekti duhet te lidhe nje kontrate per praktiken mesimore me institucionin arsimor pergjegjes.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!