b1520198662739-ebiznes-herobanner-1920

eBiznes zgjidhje software per fiskalizimin

eBiznes është zgjidhja më e re dhe më efikase për fiskalizimin e faturave tatimore edhe deklarimin e shitjeve në kohë reale te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në përputhje me Ligjin nr. 87/2019 datë 18.12.2019, “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.

Trial Studio ka implementuar me sukses zgjidhjen software eBiznes ne disa prej klienteve te saj.

Aplikacioni eBiznes i Vodafone Albania eshte lehtesisht i konfigurueshem dhe komod ne perdorim. Keshillohet te perdoret sidomos per subjekte te cilet kryejne shitje “dere me dere” me automjet por jo vetem. Aplikacioni eshte plotesisht funksional per aktivitetet e sherbimit dhe tregtine ne objekte fikse.

Per te punuar me eBiznes nevojitet vetem nje celular Smartphone/tablet dhe nje priter me Bluetooth.

Paketa eBiznes, per vetem 800 leke/muaj perfshire TVSH mundeson:

  • 3’000 Transaksione cash në muaj
  • 50 Fatura eInvoice në muaj
  • 50 Fatura shoqëruese në muaj
  • 1 Pikë shitje
  • 3 Operatorë shitës

Trial Studio ofron konsulence ligjore per fiskalizimin dhe asistence teknike per impelmentimin e aplikacionit eBiznes.

fiskalizimi-kostot-4-1024x768

Software-i optimal per fiskalizimin

Ne nje kohe kur ligji per fiskalizimin ende nuk ka nisur te aplikohet teresisht, tatimpaguesit duhet te pregatiten per te implementuar nje zgjidhje software-ike dhe ose pajisje fiskale. Disa brenda muajit Qershor dhe te tjere brenda muajit Gusht.

Zgjedhja optimale eshte ai program (software) i cili permbush te gjitha detyrimet ligjore te tatimpaguesit, nevojat menaxheriale me koston me te ulet dhe eshte komod ne perdorim.

Aktualisht dhe fatmiresisht jane me teper se 20 shoqeri te liçencuara nga AKSHI dhe DPT per ofromin e sofftware-ve te certifikuara per projektin e fikslaizimit. Tatimpaguesve u mbetet te analizojne nevojat e tyre dhe te zgjedhin programin qe i pershtatet aktivitetit te tyre.

Nuk ka nje program me te mire. Ka programe te mira per aktivitete dhe kategori tatimpaguesisht te caktuar.

Nje software “x” mund te jete zgjedhja e duhur per nje kategori tatimpaguesish, mund te jete “i tepert” per nje kategori tjeter tatimpaguesish duke i ngarkuar me kosto te panevojeshme. P.Sh nje ofruesi sherbimi nuk i nevojiten modulet e magazinave dhe raportet perkatese. Gjithashtu mund te ndodhe edhe qe nje software te jete i pamjaftueshem per nje tatimpagues, duke mos i permbushur te gjitha detyrimet ligjore qe ka nje kategori tatimpaguesish. P.Sh ka funksionin e faturave pa para ne dore por jo ate te einvoice, nuk ka funksionin e autofaturave.

Trial Studio po analizon software-t aktuale ne treg dhe paketat perkatese per cdo software ne disa aspekte:

  • funksionalitetet lidhur me permbushjen e detyrimeve ligjore;
  • cmimet e implementimit apo abonimit;
  • asistenca dhe trajnimi qe ofrohet;
  • siguria, kapacitetet dhe besueshmeria e shoqerive;

me synimin qe analizes se software-ve duke i shtuar kategorine e tatimpaguesve dhe nevojat menaxheriale te arrihet ne zgjedhjen optimale.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!