rimbursimi-i-tvsh-se

Rimbursimi i TVSH-se

Rimbursimi i TVSH-se. Kush mund te kerkoje rimbursim te TVSH-se? Cila eshte procedura qe duhet ndjekur?

Ne baze te ligjit nr. 92/2014 “Per TVSH ne R.Sh”, neni nr. 77,

1. Një person i tatueshëm kërkon rimbursim të tepricës së kreditimit tatimor të TVSH-se nëse:

a) personi i tatueshëm ka mbartur tepricën e TVSH-së së zbritshme për 3 muaj radhazi, sipas pikave 2 dhe 3, të nenit 76, të këtij ligji; dhe

b) TVSH-ja e kërkuar për t’u rimbursuar tejkalon shumën prej 400 000 (katërqind mijë) lekësh.

Perjashtim nga rregulli nr. a) i ketij neni bejne eksportuesit te cilet mund ta kerkojne tvsh-ne sapo gjendja kreditore tejkalon Shumen 400’000 leke.

Kerkesa per rimbursin e TVSH-se kryhet online dhe i dergohet nepermjet postes Drejtorise se Rimbursimit, prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.

TVSH-ja miratohet brenda 30 diteve nga paraqitja e kerkeses per eksportuesit dhe brenda 60 diteve per tatimpaguesit e tjere. Ne varesi te analizes se riskut, Drejtoria Rajonale Tatimore mund te ushtroje kontroll perpara se te miratoje TVSH-ne e rimbursueshme.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

diva

DIVA

Kete vit eshte hera e pare qe te punesuarit ne me shume se nje njesi ekonomike me te ardhura < se 2’000’000 lek do te kryejne deklarimin e DIVA-Deklarata Individuale Vjetore e Te Ardhurave.

Kush eshte objekt i DIVA-?

  1. Te gjithe individet rezidente te cilet realizojne te ardhura vjetore bruto me burim brenda apo jashte Shqiperise ne shumen ≥ 2’000’000 leke.
  2. Te gjithe individet jo rezidente, te cilet realizojne te ardhura me burim brenda Shqiperise ne Shumen ≥ 2’000’000 leke.
  3. Te gjithe individet rezidente ose jo te cilet jane te punesuar ne me shume se nje njesi ekonomike pavarsisht shumes vjetore te te ardhurave.
  4. Me deshire mund ta plotesojne te gjithe individet pavarsisht se nuk bejne pjese ne nje prej kategorive te mesiperme

Si plotesohet DIVA?

DIVA mund te dorezohet ne Drejtorite Rajonale Tatimore dorazi, nepermjet postes ose ne rruge elektronike ne website te DPT. Te gjithe individet mund te rregjistrohen ne Website te DPT duke vendosur te dhenat personale sipas formularit perkates.

DIVA permban informacion mbi te ardhurat e krijuara gjate vitit fiskal, shpenzimet e zbriteshme dhe tatimet e paguara gjate vitit. Ne rastet kur evidentohen gabime material, mund te korigjohet deri ne 2 here brenda 3-mujve nga data e dorezimit te saj.

Dhenia e informacioneve te rreme apo te gabuara ne DIVA dhe te pakorigjuara brenda afatit e ben individin subjekt te kodit penal.

Me poshte jepet rasti I DIVA per nje individ te dypunesuar.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

tvsh

Te ardhurat e tatueshme

A jane te tatueshme te ardhurat nga grantet, ndihmat, demshperblime, etj?

Cfare jane te ardhurat? Sipas SKK 1, të ardhurat nënkuptojnë rritje të përfitimeve ekonomike gjatë periudhës raportuese në formën e hyrjeve ose shtimeve të aktiveve, ose ulje e detyrimeve, që rezultojnë në rritje në kapital, përveç atyre që lidhen me kontributet nga investitorët e kapitalit;

Si ta kuptojme nese te ardhurat tona jane te tauteshme apo te perjashtuara nga tatimi mbi fitimin.

Ligji per tatimin mbi te ardhurat ne R.SH dhe udhezimet ne zbatim te tije percaktojne fushen e veprimtarise se tatimit mbi fitimin mbi baze aktivitetesh. Eshte fjala per tipologji te ndryshme njesish ekonomike si biznese private, ojf, institucione publike, individe qe perjashtohen ose jo nga aplikimi. Pra, ligji perjashton ose jo njesi ekonomike por nuk specifikon e perjashton asnje lloj te ardhure per njesine ekonomike.

Per rrjedhoje, cdo hyrje ne njesine ekonomike qe ploteson kriterin e njohjes se te ardhurave. eshte e tatueshme.

Sipas nenit r. 18, te ligjit nr. 8438 “Per tatimin mbi fitimin”, perjashtohen nga tatimi mbi fitimin njesite e meposhteme:

a)organet e qeverisjes qëndrore dhe vendore;

b)Banka e Shqipërisë;

d) personat juridikë që ushtrojnë vetëm veprimtari të karakterit fetar, humanitar, bamirës, shkencor apo edukativ, pasuria apo fitimi i të cilëve nuk përdoret për përfitimin e organizuesve apo anëtarëve të tyre;

ç) organizatat e punës apo dhomat e tregëtisë, industrisë ose bujqësisë, pasuria apo fitimi i të cilave nuk përdoret për përfitimin e një individi apo të një anëtari të tyre;

e) organizatat ndërkombëtare, agjencitë e bashkëpunimit teknik dhe përfaqësitë e tyre, përjashtimi nga tatimet i të cilave parashikohet nga marrëveshje të veçanta;

dh) personat e parashikuar në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi.

e) fondacionet ose institucionet financiare jo bankare të krijuara ose të transferuara me Vendim të Këshillit të Ministrave, që kanë për qëllim mbështetjen e politikave zhvilluese të qeverisë nëpërmjet dhënies së kredive;

ë) shtëpitë filmike të prodhimit kinematografik, të liçensuara dhe të subvencionuara nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.”

f) Fondi i pensionit vullnetar i administruar nga shoqëria administruese e fondeve të pensionit vullnetar.

g) strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”. Përjashtimi nga tatimi mbi fitimin, i parashikuar sipas këtij paragrafi, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2024. Efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special. Të gjitha subjektet e përmendura në shkronjën “a” deri në shkronjën “g”. të këtij neni, pavarësisht nga përjashtimi nga pagimi i tatimit mbi fitimin, janë të detyruara të dorëzojnë në organet tatimore deklaratën tatimore dhe bilancin vjetor, në të njëjtat afate si subjektet, që I nënshtrohen tatimit mbi fitimin

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

provizionet

Provizionet

Kur provizionet njihen si shpenzime fiskale

Provizioni është një detyrim aktual, për të cilin koha e shlyerjes ose shuma janë të pasigurta.

Nje rast shembull i provizioneve jane garancite per shitje. Me qellim ruajtjen dhe rritjen e fitimit, subjektet ofrojne garanci per shitjen e produkteve. Garancia mund te perfshije riparimin e produktit, kthimin dhe zevendesimin e tij me nje produkt te ri ose rimbursimin e plote apo te pjeseshem cmimit te paguar nga bleresi.

Njohja e provizionit sipas SKK nr. 6. Njësia ekonomike do ta njohë provizionin si një detyrim në pasqyrën e pozicionit financiar dhe shumën e tij si një shpenzim, përveç rastit kur një SKK tjetër kërkon që kostoja të njihet si pjesë e kostos së një aktivi si p.sh. inventar ose tokë, ndërtesa, makineri dhe pajisje.

Nisur nga sa me siper, nese subjekti shites parashikon qe nga totali i shitjeve te bera gjate vitit, 5 % e tyre do te kthehen, zevendesohen apo riparohen, pra do te shfrytezohet garancia per 5 % te produkteve te shitura, atehere ne fund te vitit subjekti do te njohe si shpenzime periudhe 5 % te kostos se riparimit apo zevendesimit te produkteve te shitura.

Cfar parashikon legjislacioni per shpenzimet e lidhura me provizionet?

Udhezimi nr. 5 dt. 30.01.2006 “Per tatimin mbi te ardhurat i ndryshuar”, specifikon ne lidhje me provizionet si me poshte vijon:

Provizionet e krijuara gjatë vitit ushtrimor dhe të regjistruara në kontabilitet, të cilat janë pasqyruar si shpenzime të panjohura për efekt fiskal, kur rimerren, do të konsiderohen si të ardhura të patatueshme ose shpenzime të njohura për efekt fiskal.

Pra, nga sa me siper rezulton se shpenzimet e lidhura me provizionet, njihen per efekte fiskale ne castin kur ato realizohen dhe jo ne momentin e njohjes se provizionit ne kontabilitet.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!