sigurime

Kontributet shoqerore dhe shendetesore per te dy-punesuarit

Personat ekonomikisht aktiv ne dy ose me shume subjekte deklarojne dhe paguajne kontribute shoqerore deri ne nivelin e pages maksimale dhe kontribute shendetesore per totalin e pagave bruto, pa limit te siperm.

a. Kur shuma e pagave bruto mujore, që punonjësi merr nga të dy tatimpaguesit është më e vogël se kufiri i pagës maksimale për kontributet shoqërore, atëherë për këtë punëmarrës, secili prej subjekteve në mënyrë të pavarur, llogarit dhe deklaron kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore njësoj sikur personi të mos ish i punësuar në punëdhënës tjetër. Pra kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore deklarohen mbi bazën e pagës reale por jo më pak se niveli i pagës minimale në shkallë vendi

b. Kur shuma e pagave bruto mujore, që punonjësi merr nga të dy tatimpaguesit është sa, ose më e madhe, nga kufiri i pagës maksimale për kontributet shoqërore, atëherë për këtë punëmarrës, tatimpaguesi nga i cili ai merr pagën më të lartë llogarit dhe deklaron kontributet shoqërore mbi bazën e pagës reale deri në kufirin e pagës maksimale për kontributet shoqërore. Tatimpaguesi tjetër, nga i cili punëmarrësi merr pagën më të ulët deklaron dhe paguan kontributet shoqërore mbi bazën e pagës mujore, që rezulton si diferencë midis pagës maksimale për kontributet shoqërore me pagën, që punonjësi merr nga tatimpaguesi prej të cilit ai merr pagën më të lartë. Në këtë rast tatimpaguesi i dytë, nga i cili punëmarrësi merr pagën më të ulët, te emri i personit, në rubrikën “Shënime” të të dhënave të listëpagesës, shënon “Deklaruar kontribute shoqërore me pagë ……… te tatimpaguesi “x” me NIPT……….”, si dhe ruan vërtetimin e lëshuar nga tatimpaguesi që deklaron dhe paguan pagën më të lartë. Kontributet e sigurimit shëndetësor llogariten dhe deklarohen nga të dy tatimpaguesit mbi bazën e pagës bruto mujore të punonjësit por jo më pak nga paga minimale në shkallë vendi dhe pa kufi të sipërm të saj.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *