marreveshja me keste

Marrëveshja e pagesës me këste mes tatimpaguesit dhe adm tatimore

Detyrimet per te cilat tatimpaguesi mund te lidhe marreveshje te pageses me keste si edhe kushtet e procedura qe duhet ndjekur.

Ligji nr. 9920, dt. 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne R.Sh”, neni nr. 77.

1. Kur një rrethanë financiare pengon tatimpaguesin për të paguar në afat detyrimet tatimore, ai mund të lejohet të lidhë në çdo kohë marrëveshje pagese me këste. Në të njëjtën kohë tatimpaguesi duhet të vërtetojë që është në kushtet e pamundësisë financiare për të paguar të plotë detyrimin tatimor, si dhe të tregojë që pavarësisht nga rrethana financiare, ai është në gjendje të përmbushë marreveshjen.

2. Tatimpaguesi paraqet një kërkesë me shkrim, për të hyrë në një marrëveshje pagese me këste. Kërkesa duhet t’i drejtohet drejtorit të drejtorisë rajonale apo drejtuesit të njësive të ngjashme me të dhe duhet të parashtrojë arsyet, që e pengojnë tatimpaguesin për të paguar detyrimet tatimore.

3. Marrëveshja e pagesës me këste bëhet me shkrim, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës dhe nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe drejtori i drejtorisë rajonale apo drejtuesi i njësisë së ngjashme me të. Për të nënshkruar një marrëveshje të pagesës me këste, tatimpaguesi detyrohet të paguajë menjëherë të paktën njëzet për qind vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet

4. Marrëveshja e pagesës me këste nuk mund të zgjasë më tepër se fundi i vitit kalendarik pasardhës.

5. Administrata tatimore mund ta refuzojë kërkesën për një marrëveshje pagese me këste ose të kërkojë garanci bankare, para se të hyjë në një marrëveshje të

6. Tatimpaguesi duhet të paguajë kamatëvonesë për të gjitha detyrimet tatimore, pagesa e të cilave shtyhet, sipas marrëveshjes së pagesës me këste. në një marrëveshje të pagesës me këste me administratën tatimore, duke filluar nga muaji që pason muajin në të cilin marrëveshja është vendosur deri në përfundimin e afatit të marrëveshjes, me kushtin që marrëveshja të jetë përmbushur tërësisht, tatimpaguesi paguan kamatëvonesë për detyrimin tatimor, pagesa e të cilit shtyhet, por nuk llogaritet gjobë për pagesë të vonuar sipas nenit 114 të këtij

7. Marrëveshja për pagesë me këste mund të lidhet për detyrime tatimore të vendosura nga administrata tatimore, si rezultat i një vlerësimi tatimor të kryer, sipas nenit 68, të këtij ligji, si dhe për detyrime tatimore të vetëdeklaruara nga tatimpaguesi. Pavarësisht sa më sipër, administrata tatimore nuk hyn në një marrëveshje të pagesës me këste, për detyrim tatimor mbi të ardhurat, të mbajtur në burim dhe të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, si dhe për detyrim nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, i cili është llogaritur ose mbledhur, ose mbajtur prej tatimpaguesit.

Përjashtimisht, në rastet kur në cilësinë e tatimpaguesit janë institucione apo ente shtetërore apo publike, qendrore apo vendore, apo ente të tjera ku shteti është palë, për raste të një interesi të lartë publik ose të nevojës për moslejimin e cenimit të sigurisë kombëtare, mund të lidhet një marrëveshje me këste edhe për detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore e Marrëveshja me këste nuk lehtëson pozitën ligjore të personit përgjegjës në rastet e prezumimit apo të konsumimit të veprës penale të parashikuar ligjërisht, lidhur me detyrimin tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

8. Në rastin kur për tatimpaguesin ka filluar mbledhja me forcë e detyrimeve tatimore, hiqet urdhërbllokimi i llogarive bankare të tatimpaguesit, i vendosur në përputhje me nenin 90 të këtij ligji.

Në rastin kur për tatimpaguesin ka filluar mbledhja me forcë e detyrimeve tatimore, në përputhje me nenin 91, të këtij ligji, pavarësisht nga lidhja e marrëveshjes së pagesës me këste, administrata tatimore, për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor nuk heq dore nga kjo masë. Administrata tatimore nuk mund të lidhë një marrëveshje të pagesës me këste nëse ka filluar procedurat e shitjes në ankand të pasurive të konfiskuara për efekt të atij detyrimi tatimor të pashlyer, në përputhje me nenin 96 te ketij ligji.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *