www.trial-studio.com

Sigurimet shoqerore, marreveshja Shqiperi-Kosove

Hyn ne fuqi ligji nt. 23/2022 “Per Ratifikimin e marreveshjes ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosove per Sigurimet Shoqerore”

Shqiperia dhe Kosova, me ne fund, kane nje marreveshje te perbashket per skemen e sigurimeve shoqerore.

Sipas kesaj skeme te drejtat per te perfituar nga sigurimet shoqerore ne Shqiperi dhe ate te Kosoves jane si me poshte:

  1. Per kontributet e paguara nga Shtetasit Kosovare ne Shqiperi
  • përfitimet në para për barrëlindje për personat e punësuar dhe personat e vetëpunësuar, si dhe për punëdhënësit;
  • përfitimet në para për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale për personat e punësuar;
  • pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare për personat e punësuar dhe të vetëpunësuar, si dhe për punëdhënësit;

2. Per kontributet e paguara nga Shtetasit Shqipetare ne Kosove

  • e drejta në pension kontributpagues të moshës;
  • e drejta në pension invalidor të punës;
  • e drejta në pension familjar;
  • e drejta në pension nga fondi i kursimeve pensionale individuale (shtylla e dytë)

www.trial-studio.com

Perjashtime nga TVSH ne import per sektorin e agrobiznesit, procedura

Perjashtime nga tvsh ne import bejne pjese makinerite dhe pajisjet qe importohen nga subjekte me aktivitet agrobiznes.

Neni 56 i ligjit nr. 922014 “Per TVSH” – Përjashtime të veçanta në import

Janë furnizime të përjashtuara nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import:

Importimi i makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve në sektorin e përpunimit aktiv dhe të agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit;

Personat e tatueshëm të cilët do të importojnë makineri dhe pajisje për këtë rast duhet të aplikojne në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave per tu pajisur me autorizimin perkates duke dorezuar:

  • një kërkesë me shkrim, së cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkëngjitet edhe një fotokopje e certifikatës së NUIS/NIPT-it;
  • kopje të ekstraktit të QKR-së, ku të jetë specifikuar se aktiviteti ekonomik është në fushën e agrobiznesit;
  • kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin dhe kohëzgjatjen e investimit;
  • kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, për vitin kur kryhen importet;
  • të dhëna për llojin dhe sasinë e makinerive e të pajisjeve që do të importohen me kodet tarifore përkatëse dhe për periudhën e instalimit;
  • kopje të aktit të pronësisë apo të marrjes me qira të ambienteve ku do të bëhet investimi;
  • përshkrimin skematik dhe narrativ të skemës teknologjike për çdo element të saj;
  • Deklaratë e personit të tatueshëm që makineria apo pajisja, për të cilën kërkohet përjashtimi, nuk është importuar për qëllime shitjeje

Per perjashtime nga TVSH ne import kerkesa per autorizim kryhet ne portalin e Albania. Autorizimi jepet brenda 15 diteve dhe ka nje afat nga 1 deri ne 6 muaj varesisht planit te investimit.

Per me shume na ndiqni ne rrjetet sociale

https://www.facebook.com/SKF2018/?ref=pages_you_manage

https://www.instagram.com/trialstudio1/

https://www.linkedin.com/company/68493567/admin/

1

Paga minimale dhe maksimale 2022

Keshilli i Ministrave ka ndryshuar pagen minimale ne shkalle vendi me VKM nr. 158 date 12.03.2022, nga 30’000 leke ne 32’000 leke me efekt nga 1 Prill 2022.

Ky ndryshim ka qene i pritshem dhe i artikuluar nepermjet deklaratave gjate vitit 2021. Duke qene se momenti kur deklaratat konkretizohen ne akt ligjor perkon me krizen e rritjes se cmimeve mund te jete kjo nje arsye e cila e ka pershpejtuar kete premtim. Ndaj kjo mase (se bashku me te tjerat) eshte bere pjese e asaj qe qeveria e quan “Rezistenca sociale” sepse synon te mbroje shtresat me te ardhura te uleta.

Qeveria eshte zotuar qe brenda mandatit te 3, viti 2025, paga minimale ne shkalle vendi te arrije 40’000 leke.

Me ndryshimin e pages minimale automatikisht do te ndryshoje edhe paga maksimal, kjo ne baze te ligjit nr. 7703 date 11.05.1993 “Per sigurimet shoqerore ne R.SH”, ne nenin 10 te te cilit citohet:

Per sa me siper pagat ndryshojne si me poshte vijon:

1-Paga minimale ishte 30’000 leke dhe behet 32’000 leke. Rritja 6.667 %.

2-Paga maksimale ishte 132’313 leke,  e indeksuar me te njejten rritje si paga minimale behet 141’134 leke (6.667%*132’313 + 132’313 leke).

Ne linkun e meposhtem vendimi perkates

Paga minimale dhe maksimale 2022

Keshilli i Ministrave ka ndryshuar pagen minimale ne shkalle vendi me VKM nr. 158 date 12.03.2022, nga 30’000 leke ne 32’000 leke me efekt nga 1 Prill 2022.

Ky ndryshim ka qene i pritshem dhe i artikuluar nepermjet deklaratave gjate vitit 2021. Duke qene se momenti kur deklaratat konkretizohen ne akt ligjor perkon me krizen e rritjes se cmimeve mund te jete kjo nje arsye e cila e ka pershpejtuar kete premtim. Ndaj kjo mase (se bashku me te tjerat) eshte bere pjese e asaj qe qeveria e quan “Rezistenca sociale” sepse synon te mbroje shtresat me te ardhura te uleta.

Qeveria eshte zotuar qe brenda mandatit te 3, viti 2025, paga minimale ne shkalle vendi te arrije 40’000 leke.

Me ndryshimin e pages minimale automatikisht do te ndryshoje edhe paga maksimal, kjo ne baze te ligjit nr. 7703 date 11.05.1993 “Per sigurimet shoqerore ne R.SH”, ne nenin 10 te te cilit citohet:

Per sa me siper pagat ndryshojne si me poshte vijon:

1-Paga minimale ishte 30’000 leke dhe behet 32’000 leke. Rritja 6.667 %.

2-Paga maksimale ishte 132’313 leke,  e indeksuar me te njejten rritje si paga minimale behet 141’134 leke (6.667%*132’313 + 132’313 leke).

Ne linkun e meposhtem vendimi perkates

Trajtimi fiskal i firove dhe humbjeve gjate prodhimit

Ne industrine e prodhimit, firot ose mbetjet teknologjike jane rrjedhoje e procesit normal te prodhimit.  Ato jane te parashikuara dhe varen nga teknologjia dhe procesi i prodhimit.

Ne disa industri, firot jane te konsiderueshme si ne sasi ashtu edhe ne kosto.

Nga kendveshtrimi kontabel, firot akumulohen ne koston e produktit te prodhuar.

Firot e prodhimit duhet te justifikohen dhe dokumentohen ne menyre qe te njihen dhe pranohen nga autoritetet tatimore.

Cdo te thote te njihen firot nga autoritetet tatimore?

Nese nje fabrike e ka firon 20 % e lendes se pare te konsumuar dhe nuk ndiqen procedurat e rregullta ligjore, autoritetet tatimore kane te drejte qe te kryejne rileresim te aktivitetit dhe sasite e firos (20%) t’i konsiderojne si produkte te shitura. Per rrjedhoje subjekti ngarkohet me detyrime tatimore dhe penalitete pertej atyre qe ka vetedeklaruar.

Ne sektorin e veshjeve dhe kepuceve, firot perbehen nga copat e tesutit dhe lekura e mbetur me te cilat nuk mund te prodhohen produkte. Aktivitetet e prodhimit qe jane te pajisur nga administrate doganore me nje autorizim per perpunimin aktiv firot i justifikojne dhe raportojne ne dogane.

Kryesisht keto aktivitete perdorin skeda produkti pasi firo eshte specifike sipas produkteve. Per kete tipologji aktivitetesh, administrate tatimore nuk kontrollon bilanc material te biznesit dhe as firot pasi ky proces kryhet nga Dogana

Gjithashtu, produktet qe jane subjekt akcize, psh. vera, duhani, alkole te tjera, mbikqyren nga autoritetet doganore. Keto subjekte dorezojne nje karte teknologjike ne marrjen e autorizimit nga autoriteti doganor ne te cilen evidentojne nder te tjera edhe firot. Gjithashtu ne VKM nr. 612 “Per dispozitat zbatuese te ligjit per akcizat jane te specifikuara nivelet e pranueshme te firove”

Aktivitetet e tjera te prodhimit, firot e te te cilave nuk rregullohen nga ligje te vecanta, sikurse jane ato qe mbikqyren nga dogana, kontrollohen nga autoritetet tatimore per ceshtjen ne objekt bazuar ne VKM nr. 434 dt. 20.05.2015 “Per percaktimin e normativave per firot, humbjet, demtimet dhe skarcot gjate prodhimit”.

Sipas kesaj VKM-je,

  • Te gjithe bizneset e prodhimit duhet te dorezojne ne administraten tatimore karten teknologjike te prodhimit.
  • Karta teknologjike, duhet të jetë e konfirmuar/certifikuar nga një institucion i njohur, që ka aftësinë teknike të konfirmimit të kartave teknologjike, si: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), Instituti i Materialeve të Ndërtimit, Drejtoria e Përgjithshme e Standardeve, Drejtoria e Patentave dhe Markave, Inspektorati Shtetëror, përgjegjës dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, institucione që miratojnë karta të ndryshme teknologjike apo çdo institucion tjetër që ka aftësitë dhe lidhet me proceset teknologjike përkatëse.

Kthehet skema e tvsh per profesionet e lira pavarsisht qarkullimit

Keshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimin e VKM nr. 953 dt. 29.98.2014 “Per dizpozitat zbatuese te ligjit te TVSH”

Sipas ketij akti ndryshohet neni nr. 11 e VKM-se “Përcaktimi i kufirit minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)”

Te gjithe personat e tatueshem qe ofrojne sherbime sipas profesioneve te lira si: noter dhe permbaruesgjyqesor, kufiri minimal per TVSH-ne eshte 0, pavarsisht nga qarkullimi i tyre. Te gjithe keta jane persona te tatueshem, te rregjistruar per tvsh edhe nese kryejne veprimtari te perjashtuar sipas ligjit.

Me poshte Vendimi i Keshillit Te Ministrave