Rezidenca tatimore

Rezidenca tatimore

Rezidenca tatimore, ne kuptim te legjislacionit tatimor, i perket cdo tatimpagues, individ apo biznes, pavaresisht formes ligjore te organizimit, I cili është subjekt i tatimeve.

Rezidenca tatimore eshte e rendesishme per te percaktuar masen dhe vendin deklarimit dhe pageses se tatimeve.

  • Nje person rezident tatimor ne Shqiperi, deklaron dhe paguan tatimin perkates ne Shqiperi per te ardhurat e realizuara ne te gjithe boten.
  • Nje person jorezident tatimor ne Shqiperi, deklaron dhe paguan tatimet perkatese ne shqiperi vetem per te ardhurat me burim nga Shqiperia.

Legjislacionet tatimore te cdo vendi, vendosin kritere sipas tё cilave njё individ apo njё entitet konsiderohet rezident tatimor i atij vendi.

Rezidenca tatimore e shoqeruar me elementin e burimit te te ardhurave shpesh krijon perplasje ndermjet zbatimit te legjislacioneve te dy vendeve duke detyruar tatimpaguesit qe te paguajne tatime per te njejtat te ardhura ne dy vende te ndryshme. Per kete arsye ekzistojne marreveshjet ndermjet vendeve me qellim shmangien e tatimit te dyfishte. Ne kete kuptim termi rezident tatimor eshte I rendesishem per zbatimin e marreveshjeve dypaleshe.

Çertifikata e Rezidencës shërben për të vërtetuar se tatimpaguesi plotёson kushtet e pёrcaktuara nё legjislacionin tatimor pёr tu konsideruar rezident tatimor I atij veni.

  • Per tatimpaguesit e rregjistruar ne Qendren Kombetare te Biznesit (QKB), certifikata e rezidencës lëshohet nëpërmjet aplikimit në e-albania.
  • Per individet, certifikata e rezidences leshoht kundrejt nje kerkese ne sportele te sherbimit te Drejtorive Rajonale Tatimore.

Sipas legjislacionit Shqiptar, nje tatimpagues (individ apo biznes) konsiderohet resident tatimor ne Shqiperi kur permbush nje prej kushteve te meposhteme:

  • ka një vendbanim të qëndrueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë vitit tatimor; ose
  • qëndron në Republikën e Shqipërisë gjatë vitit tatimor për një periudhë ose periudha që në total arrijnë në 183 ditë ose më shumë. Dita e daljes nga vendi dhe dita e hyrjes në vend do të trajtohen më vete si ditë të pranisë së tij në vend; ose
  • është shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili jashtë territorit të saj kryen detyrën si i punësuar apo funksionar zyrtar i qeverisë së Republikës së Shqipërisë; ose
  • ka një dyqan, zyrë profesionale, fabrikë ose një vend tjetër ku personi fizik ushtron aktivitetin në Republikën e Shqipërisë, ose ka vendbanim të zakonshëm në Republikën e Shqipërisë, përveç rastit kur personi fizik ka një banesë të përhershme jashtë Republikës së Shqipërisë për të gjithë vitin tatimor dhe gjithashtu nuk ka banesë të përhershme në Republikën e Shqipërisë; ose
  • ka qendrën e interesave jetike në Republikën e Shqipërisë, që nënkupton lidhje të rëndësishme personale apo ekonomike me Republikën e Shqipërisë.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *