Raportet-e-paaftesise-per-pune

Amnistia fiskale

Amnistia fiskale pritet qe te miratohet nga qeveria parashikon te pastroje deri ne 2 mln euro per individ/njesi biznesi.

Subjektet e ketij projektligji, shtetasit Shqiptar pavarisht rezisdences se tyre si edhe bizneset do te deklarojne vullnetarisht shumat ne para dhe pasuri te luajtshme dhe te paluajtshme kundrejt pageses se nje tatimi qe varion nga 7%-10 %.

Kusht per pastrimin e parave do te jete perfundimi i procedures se deklarimit, pajisja me vertetimin perkates nga DPT dhe ruajtja e parave ne nje llogari bankare me kushtin e mos transferimit jashte vendit per 5 vite.

Cilat jane disa nga skepticizmat qe shoqerojne kete projektligj (amnistia fiskale)?

  • A ka individe Shqiptar qe kane grumbulluar pasuri apo para deri ne 2 mln euro me pune informale?
  • A ka emigrante Shqiptar qe kane kursyer deri ne 2 mln euro me pune informale? Nese po, nje pyetje qe lind eshte si do t’i sjellin keto para ne Shqiperi? Me banke nuk eshte e mundur per sa kohe jane nga burime informale. Sipas ketij projektligji, vertetimi nga Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve per berjen te ligjshme te parave do te jepet pas perfundimit te procedures. Pra, as cash me canta nuk mund t’i sjellin sepse pervecse ua sekuestrojne ne dogane, rrezikojne edhe burgimin.
  • A ka biznese Shqiptare qe kane grumbulluar kaq shume para nepermjet evazionit fiskal? Mund te kete sepse dihet qe evazioni ne Shqiperi vijon te jete problem e ka qene edhe me i larte vite me pare. Keto biznese kane fshehur te ardhurat per te mos paguar 20-25 % tatim..a do te motivohen duke paguar 7%-10% tatim?
  • Per sa kohe politika nuk behet nje ne aprovimin publik te kesaj amnistie fiskale, a do te mund te rrezikojne individet dhe bizneset parate e tyre nga burime informale qe ne rast nderrimi te qeverive tu sekuestrohen?
  • Cilat jane mekanizmat e pengimit te pastrimit te parave qe vijne nga krimi dhe korrupsioni i nivelit te larte, ky i fundit i perjashtuar nga perfitimi i amnistise? Kaq e veshtire eshte ne Shqiperi qe ky grup te gjeje, kundrejt shperblimit, nje individ ne Shqiperi ose jashte vendit, ne emer te te cilit te pastroje parate e tije?
  • Si do te ndikoje kjo amnisti tek individet dhe bizneset e ndershme? Kujtojme per kete kategori nuk ka anje lloj perfitimi apo amnistie.

Per te na ndjekur ne rrjete sociale klikoni linqet e meposhteme:

https://www.facebook.com/SKF2018/?ref=pages_you_manage

https://www.instagram.com/trialstudio1/

https://www.linkedin.com/company/68493567/admin/

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *