shpenzimet

Taksim i punes apo i pasurise

A deshirojne individet te paguajne taksa dhe tatime?

Qeveria Shqipetare ka vendosur te taksoje sherbimet profesionale me nje nivel tatimi qe varion nga 15% ne 23%.

Shpesh here, ne raste ndryshimesh ligjore ne fushen e tatim taksave, por jo vetem, ndahet opinioni publik, ne menyre te pavetedijeshme nga ai vete dhe te ndergjegjshme nga PR e qeverise. Grupet e opinionit publik vendosen perballe njeri-tjetrit ne menyre qe debatet te ezaurohen deri ne shterim ndermjet tyre dhe qeveria te mbetet jashte. Me poshte disa shembuj tek te cilet ne kendveshtrimin tim PR e qeverise ka percare duke perdorur ose tentuar te perdore opinionin publik me qellim shmangien e pergjegjesise ose per te arritur synime te tjera.

Shembulli 1

Ngjarja e termetit te vitit 2019 ne te cilen humben jeten 51 Shqiptare dhe u demtuan materialisht shume te tjere.

Pas nje ngjarje te tille, automatikisht dhe me te drejte, njerezit drejtohen dhe kerkojne llogari tek qeveria sepse ajo ekziston ne rradhe te pare per te garantuar jeten e cdo qytetari. Pergjithesisht ne cdo ngjarje me pasoja jete dhe jo vetem, qeverite kane pjese te pergjegjesive te veta.

Propaganda e qeverise e drejtuar direkt nga vete KM u vu menjehere ne levizje per te gjetur fajtoret. Fajtoret ishin ndertuesit e babzitur, te cilet kishin ndertuar pa standarte. Ndertuesit u konfliktuan me qytetaret, pati edhe raste kercenimesh e dhune, si edhe shantazhesh nga qeveria drejtuar atyre.

Askush nuk u mor me nje seri institucionesh e zyrtaresh qe paguhen me taksat tona enkas per te siguruar qe ndertuesit te mos abuzojne. Pra duke hedhur nje fajtor ne skene, u evitua pergjegjesia e qeverise.

Shembulli 2

Pandemia

Ashtu sikurse ne fakt ndodhi me shume vende te zhvilluara, pandemia gjeti pa pregatitur gjithe sistemin shendetesor. Problemi kryesor ne te gjithe boten, nuk ishte shkalla e rrezikshmerise se virusit por mungesa e kapaciteteve spitalore. Ne shqiperi ne fakt kur flisnim per kapacitete, nuk diskutohej per resipiratore apo pajisje te tjera moderne, por per doreza dhe mjete pune, shtreter dhe mjeke, kaq.

Ashtu sikurse opinioni u nda ne te mbyllemi apo te mos mbyllemi ne shtepi, pati edhe nje ndarje lidhur me perballimin e kostos financiare te bllokimit. Deputete te parlamentit dhe zyrtare te qeverise nisen menjehere kercenimet kundrejt biznesit. Bizneset, pervec humbjeve financiare qe ju shkaktohej nga bllokimi, duhet te detyroheshin te paguanin per vendimin e qeverise njerezit qe do te rrinin ne shtepi. Sigurisht u krijua nje kaos ne te drejtat dhe detyrimet, terrori, abuzimi nga te gjitha palet.

Fajtoret ne kete rast ishin te pasurit, plasen debatet, punetoret donin para qyl sepse kishin mbetur ne shtepi dhe keto para sipas qeverise duhet tua paguanin punedhenesit e tyre “te babzitur”.

Edhe kete here, menaxhimi i krizes nga ana e qeverise ishte perfekte dhe nuk kishte vend per llogaridhenie.

Per tu kthyer tek ceshtja e tatimit per sherbimet profesionale.

Ka filluar heret, qe me daljen e projektligjit ndarja dhe perballja e opinioneve publike. Pergjithesisht ne publik keto ceshtje gjykohen nga pozicionet e gjithsecilit.  Pozicioni i pergjithshem i publikut Shqiptar eshte ky: Nese ceshtja per te cilen po vepron qeveria, nuk me prek mua, por mbi te gjitha prek dike tjeter, sa me shume, qeveria po vepron mire dhe eshte ne rrugen e duhur.

Opinioni I pergjithshem publik eshte si ajo historia e fshatarit qe shpeton vajzen e mbretit. Vellai i fshatarit i thote mbretit se nuk ka nevoje per asgje, mjaft qe mbreti te mos I jape lope te vellait.

Per tu kthyer tek pyetja ne fillim te tekstit. A deshirojne profesionistet Shqiptar te paguajne taksa dhe tatime?

Fakti qe Shtetet ekzistojne, nuk eshte fale potences se tyre por fale faktit se shoqerite ne jane pro ekzistences se tyre e per rrjedhoje edhe pageses se taksave dhe tatimeve.

Pra, ceshtja nuk shtrohet a deshirojne apo jo individet te paguajne taksa, sikurse e shtrojne opinionberesit e mesatar.

Ceshtja qe shtrohet eshte a eshte kjo alternative me e mire e mundshme e qeverise?

Taksimi, pervec se per te mbledhur para, eshte edhe politike nxitese ose frenuese e nje veprimtarie ekonomike.

Taksimi dhe mbledhja e te ardhurave

Nese ne nje aktivitet privat, drejtimi u kerkon investitoreve te rrise buxhetet, jep llogari ne dy drejtime. Se pari ne menyren se si po shpenzohet buxheti aktual dhe cfar rezultatesh priten me buxhetet shtese. Qeveria Shqiptare ka shume per te bere ne kete drejtim. Ok, qeveria pregatit buxhetin por te gjithe e dime se sa merret ne konsiderate opozita, pervec gjendjes ne te cilen ndodhet.

Nxitja ose frenimi I zhvillimit te  nje aktiviteti

Aplikimi i tatimeve dhe taksave ne vetvete eshte sin je frene ne zhvillimin e cdo sektor ne te cilin aplikohet dhe nxitje e cdo sektori ne te cilin nuk aplikohet.

Ne taksojme qarkullimin, i cili ne rastin e Shqiperise perfaqesohet nga tatimi mbi vleren e shtuar, per te mbledhur te ardhura per buxhetin, por pa dashur ndikojme ne uljen e konsumit nepermjet ketij taksimi.

Ne taksojme  pijet alkolike dhe duhanin nepermjet akcizes me qellim mbledhjen e te ardhurave dhe uljen e konsumit te ketyre mallrave sepse jane te demshme per individin.

Ne taksojme punen, me qellim mbledhjen e te ardhurave, e nese taksimi eshte i nje niveli qe te ardhurat qe mbeten nga puna pas aplikimit te tij nuk eshte i kenaqshem, zgjedhim te emigrojme.

Po ku do ti gjeje shteti parate per te ekzistuar?

Politike e drejte dhe e zgjuar ekonomike eshte taksimi i atyre aktiviteteve, te cilet pervecse gjenerojne shume te ardhura, nga frenimi i zhvillimit te atij sektori do te perfitoje pjesa tjeter e ekonomise ose ne rastin me te keq nuk do te demtohet.

Ministria e Financiave ka parashikuar qe nga taksimi i profesioneve te lira do te mblidhen rreth 17 mln euro ose 0.4 % e totalit te te ardhurave buxhetore. Ky taksim do te krijoje nje barre te re hyrjeje ne profesion/biznes per te rinjte. Nuk parashikohet asnje lehtesim per te rinjte. Krijimi i barrierave do te ule konkurences dhe automatikisht edhe cilesin e sherbimeve. Gjithashtu, duke qene se profesionet e lira perfaqesohen nga individe te shtreses se mesme, ata do te ulin konsumin me ate nivel taksimi. Nuk ka asnje dobi ekonomike taksimi i profesioneve te lira, ne kushtet kur ka mundesi te tjera taksimi me leverdi ekonomike.

Rritja e taksimit te sektorit te ndertimit do te ishte nje burim i mire te ardhurash per buxhetin e Shtetit si dhe do te sillte shume perfitime te tjera per ekonomine dhe shoqerine ne teresi.

Pasurite e paluajtshme gjenerojne te ardhura pasive te cilat nuk jane kurrsesi motorre zhivllimi i nje ekonomie. Ato konsumojne infrastrukturen publike, ngurtesojne likuiditete ndotin mjedisin, prishin tregun sepse zoterohen nga oligarke te cilet nuk I nenshtrohen por e dominojne tregun. Pra, taksimi dhe frenimi i i ketij sektorit, jo vetem qe nuk demton pjese te tjera te ekonomise, por i ndihmon ato. Cliron likujditete ne ekonomi, fuqi punetore vendos edhe drejtesi. Taksimi i pasurive te paluajtshme ne Shqiperi eshte i niveleve minimaliste. Ato ndahen varesisht qyteteve dhe variojne nga nga 5 leke/m2 ne vit ne 30 leke/m2 ne vit, pavarisht se sa apartamente zoteron nje individ. Pra, per nje apartament 100 m2, qe mund te kushtoje 120’000 euro, individi paguan takse 3’000 leke/vit. Ne qytetet kryesore te vendit, pjesa derrmuese e pallateve shfrytezohen shume  pak. Ne oret e darkes, shihen qarte dhe kudo pallate nga 10 kate e me shume, ne te cilet qendrojne ndezur dritat e 10-15 apartamenteve. Kjo deshmon qe nje pjese e shoqerise zoterojne me shume se nje apartament. Keto apartamente duhen taksuar si pasuri dhe jo si banese per te jetuar.

Nese udheton ne te gjithe Shqiperine, nuk ka qytete ku edhe perbri rruge shihen toka te lena dierre. Ato jane prone e Shqiptareve vendas ose emigrante te cilat prej vitesh nuk I punojne. Nuk punohen sepse ata qe I zoterojne nuk kane leverdi per ti punuar. Kane mundesi me te mira.

Duke taksuar ndertimet dhe tokat, shteti merr se pari ne zoterim territorin, mbledh te ardhura dhe krijon mundesi te reja per pjesen tjeter te ekonomise.

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *