Kompensimet e kontributeve shtese

Kompensimet e kontributeve shtese

Kompensimet e kontributeve shtese qe rrjedhin nga rritjae pages minimale. Kategorite dhe procedura qe duhet te ndiqet.

Duke filluar data 1 Prill 2023 paga minimale do te behet 40’000 leke. Vendimi i qeverise per rritjen e pges minimale ne linkun ne vijim: https://trial-studio.com/2023/03/04/ndryshon-paga-minimale-2/

Per te gjithe te punesuarit me page minimale kontriutet shoqerore dhe shendetesore do te rriten me 1’674 leke/muaj.

Sipas VKM nr. 114 date 01.03.2023 nje pjese e tatimpaguesve do te kompensohen nga zyrat rajonale te punesimit per shtesen e kontributeve shoqerore dhe shendetesore per nje periudhe Prill 2023-Dhjetor 2023.

Kompensimet e kontributeve shtese do te kryhet per subjektet dhe numrin e punonjesve si me poshte:

  • Tatimpagues privat , qe nuk jane te vetepunesuar, nuk kane detyrime te prapambetura per sigurimet shoqerore dhe qe ushtrojne aktivitet ne industri perpunuese, bujqesi, pyje dhe peshkim.
  • Numri maksimal i punonjesve me page minimale per te cilet mund te aplikohet per kompensim kontributesh eshte sa ai ne listepagesat perkatese te periudhave Prill 2023-Dhjetor 2023 por jo me shume se numri i te punesuarve me page minimale ne listepagesen e muajit Dhjetor 2022.

Shembull

Tatimpaguesi ne listepagesen e muajit Dhjetor 2022 ka 15 punonjes me page minimale. Ne listepagesen e muajit Prill 2023 tatimpaguesi ka 17 punonjes me page 40’000 leke. Kerkesa per kompensim do te behet per 15 punonjes x 1’674 leke.

Tatimpaguesit duhet te verifikojne saktesine e kodit te nomenklatures se veprimtarive ekonomike te zgjedhur ne qendren kombetare te biznesit (QKB).

Procedurat do te kryhen nepermjet zyrave rajonale te punesimit. Kerkesa per kompensim do te behet nepermjet ealbania cdo muaj benda dates 20 te muajit pasardhes. Afati i rimbursimit te kontributeve do te jete 15 dite.

Kompensimet e kontributeve shtese

Ndryshon paga minimale

Ndryshon paga minimale

Keshilli i Ministrave ka miratuar vendimin nr. 113 date 01.03.2023 “Per percaktimin e pages minimale ne shkalle vendi”

Sipas ketij vendimi paga baze minimale nga 34’000 leke aktualisht behet 40’000 leke. Kjo page eshte e vlefshme per 174 ore pune ne muaj. Paga minimale e re do te zbatohet nga data 1 Prill 2023.

Brenda nje harku kohor prej nje viti, kjo eshte hera e 3-te qe qeveria ndryshon kufirin e pages minimale dhe maksimale.

Lexo: https://trial-studio.com/2022/09/16/ndryshon-paga-minimale/

Ndryshon paga minimale e per rrjedhoje do te ndryshoje edhe paga maksimale per efekt te kontributeve shoqerore. Paga maksimale indeksohet me te njejten rritje si edhe paga minimale.

Per sa me siper pagat ndryshojne si me poshte vijon:

1-Paga minimale ishte 34’000 leke dhe behet 40’000 leke. Rritja 17.64 %.

2-Paga maksimale ishte 149’954 leke dhe behet 176’405 leke. Rritja 17.64 %

Ndryshe nga heret e tjera, kete radhe qeveria do te kompensoje shtesen e kontributeve shoqerore dhe shendetesore qe vjen si pasoje e rritjes se pages minimale.

Shtesa do te kompensohet per tatimpagues qe permbushin disa kritere, do te aplikohet per periudhen Prill 2023 – Dhjetor 2023 dhe procedura do te kryhet nepermjet zyres rajonale te punesimit.