Kompensimet e kontributeve shtese

Kompensimet e kontributeve shtese

Kompensimet e kontributeve shtese qe rrjedhin nga rritjae pages minimale. Kategorite dhe procedura qe duhet te ndiqet.

Duke filluar data 1 Prill 2023 paga minimale do te behet 40’000 leke. Vendimi i qeverise per rritjen e pges minimale ne linkun ne vijim: https://trial-studio.com/2023/03/04/ndryshon-paga-minimale-2/

Per te gjithe te punesuarit me page minimale kontriutet shoqerore dhe shendetesore do te rriten me 1’674 leke/muaj.

Sipas VKM nr. 114 date 01.03.2023 nje pjese e tatimpaguesve do te kompensohen nga zyrat rajonale te punesimit per shtesen e kontributeve shoqerore dhe shendetesore per nje periudhe Prill 2023-Dhjetor 2023.

Kompensimet e kontributeve shtese do te kryhet per subjektet dhe numrin e punonjesve si me poshte:

  • Tatimpagues privat , qe nuk jane te vetepunesuar, nuk kane detyrime te prapambetura per sigurimet shoqerore dhe qe ushtrojne aktivitet ne industri perpunuese, bujqesi, pyje dhe peshkim.
  • Numri maksimal i punonjesve me page minimale per te cilet mund te aplikohet per kompensim kontributesh eshte sa ai ne listepagesat perkatese te periudhave Prill 2023-Dhjetor 2023 por jo me shume se numri i te punesuarve me page minimale ne listepagesen e muajit Dhjetor 2022.

Shembull

Tatimpaguesi ne listepagesen e muajit Dhjetor 2022 ka 15 punonjes me page minimale. Ne listepagesen e muajit Prill 2023 tatimpaguesi ka 17 punonjes me page 40’000 leke. Kerkesa per kompensim do te behet per 15 punonjes x 1’674 leke.

Tatimpaguesit duhet te verifikojne saktesine e kodit te nomenklatures se veprimtarive ekonomike te zgjedhur ne qendren kombetare te biznesit (QKB).

Procedurat do te kryhen nepermjet zyrave rajonale te punesimit. Kerkesa per kompensim do te behet nepermjet ealbania cdo muaj benda dates 20 te muajit pasardhes. Afati i rimbursimit te kontributeve do te jete 15 dite.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *