IZOSOFT'S imageDisk New Year Compositions-2 IZ117

Dhuratat dhe shperblimet

Gjate periudhave te festave, por jo vetem, shume kompani shperndajne dhurata dhe shperblime ndaj furnitoreve e klienteve, personelit apo perfaqesuesve te institucioneve shteterore.

Keto dhurata dhe shperblime pergjithesisht kane vlera simbolike. Per kete fakt ndonjeher anashkalohet edhe rregullimi fiskal i tyre.

Me poshte do te paraqesim nje permbledhje te rregullimeve ligjore ne lidhje me njohjen ose jo te dhuratave dhe shperblimeve si shpenzime te zbritshme dhe trajtimin e tyre per efekt te tvsh-se.

https://trial-studio.com/2021/01/06/shpenzimet/

Fillimisht duhet thene se legjislacioni trajton ndryshe dhuratat nga shperblimet. Kur flasim per dhurata behet fjale per “shperblim ne natyre”. Kur flasim per “shperblimet”, behet fjale per “shperblime ne para”.

Tatimi mbi te ardhurat per shperblimet dhe dhuratat simbolike.

Shperblimet ne natyre (dhuratat simbolike)

Per te percaktuar nese nje shpenzim eshte i njohur  (zbritet nga te ardhurat e tatueshme) ose jo per efekt fiskal duhet te shohim ligjin vetem per pjesen e perjashtimeve. Cfar nuk eshte e perjashtuar, eshte shpenzim i njohur.

Neni nr. 21 “Shpenzime te panjohura” i ligjit 8438 dt. 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat” percakton si shpenzime te panjohura per efekt te tatimit mbi fitimin, ne germen “k” te tij, shpenzimet per dhuratat.

Pika nr. 3.6.n e udhezimit nr. 5 dt. 30.01.2006 “Per tatimin mbi te ardhurat” percaktoniton qe shpenzimet per dhuratat nuk njihen per efekt tatimi, me perjashtim te dhuratave simbolike te parashikuara ne germen “k” te pikes 3.6.

Germa 3.6.k

k. Në përcaktimin e fitimit të tatueshëm, nuk do të njihen si shpenzime të zbritshme, shpenzimet e përfaqësimit dhe shpenzimet për pritje-përcjellje që tejkalojnë vleren e 0,3 % të qarkullimit vjetor (siç është përkufizuar qarkullimi vjetor ne Udhezimin e Ministrise se Financave “Per TVSH”). Në shpenzimet e përfaqesimit përfshihen shpenzime me karakter të përgjithshëm që një shoqëri bën për prezantimin dinjitoz të saj në marredhëniet me partnerët apo institucione të tjera, p.sh. organizimi i takimeve, prezantimi i projekteve të reja, perurimi i linjave apo prodhimeve të reja, qerasjet dhe pritje-përcjelljet që lidhen me mardhëniet e biznesit.

Duke i konsideruar dhuratat simbolike si pjese e “shpenzime per pritje percjellje” te cilat ne cdo rast kane qellim te ruajne dhe permiresojne mardheniet ne bizes rezulton qe ato jane te njohura per efekt te tatimit mbi fitimin.

Per njohjene  shpenzimeve te dhuratave simbolike nevojitet nje vendim asambleje ose I administratorit, ku te percaktohen llojet dhe sasia e mallrave qe do te dhurohen si edhe kujt do ti dhurohen.

Shperblimet ne para

Neni nr. 21 “shpenzimet e panjohura” i ligjit 8438 dt. 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat”

n). Për efekt të përcaktimit të fitimit të tatueshëm, nuk njihen si shpenzime, shpenzimet për paga shpërblime dhe çdo formë tjetër e të ardhurave personale, të cilat lidhen me marrëdhëniet e punësimit, që u janë paguar të punësuarve, përfshirë edhe administratorët, pa kaluar nëpërmjet sistemit bankar.

Neni nr. 10 “Mbledhja e tatimit” i ligjit 8438 dt. 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat”

1.Çdo punëdhënës, që paguan një pagë a shpërblim mban tatimin mbi të ardhurat personale dhe e derdh tatimin e mbajtur në favor të organeve tatimore.

Pra, qe shperblimet ndaj personelit te njihen si shpenzime te zbritshme duhen plotesuar dy kushte, te jete mbajtur tatimit mbi te ardhurat si edhe te kene kaluar nepermjet sistemit banker.

TVSH per shperblimet dhe dhuratat simbolike

Shperblimet ne para nuk jane pjese e TVSH sepse ato jane pagesa direkte ndaj individeve  te cilat tatohen ne burim (tap ne kete rast).

Dhuratat simbolike (shperblimet ne natyre)

Neni 9 “Furnizimi i mallrave kundrejt pagesës” i ligjit nr. 94/2014 dt. 24.07.2014 “Per TVSH”

3. Nuk trajtohet si furnizim malli kundrejt pagesës përdorimi i mallrave të biznesit si mostra (kampione) ose dhuratat me vlerë të vogël.

4. Ministri i Financave përcakton me udhëzim, në kuptim të këtij neni, se çfarë konsiderohet “mostër” dhe vlerën maksimale të “dhuratave me vlerë të vogël”.

Udhezimi nr 6 dt. 30.01.2015 “Per TVSH” , neni nr. 16

2.Dhuratë me vlerë të vogël, konsiderohet një mall me vlerë individuale të tregut më të vogël se 2.000 lekë/

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *