Raportet-e-paaftesise-per-pune

Komente dhe propozime per projekligjin tatimi mbi te ardhura

Te nderuar lexues! Ne vijim, me tekst ngjyre blu, do te gjeni komente dhe propozime per projekligjin tatimi mbi te ardhura

Nje pjese te paqartesive qe vijne nga ligji u jepet pergjigje nemermjet udhezimeve.

Ndersa priten qe te perpilohen udhezimet per zbatimin e projektligjit tatimi mbi te ardhurat, Trial Studio ka analizuar projektligjin dhe derguar ne Ministrine e Financave te gjitha paqartesite dhe komentet te cilave do duhet tu jepet pergjigje nepermjet udhezimeve per te lene sa me pak hapsire per interpretime.

Nderkoh ju ftojme qe nese keni te tjera paqartesi, pyetje e komente te parenditura me poshte, t’i ndajme se bashku.

Projektligji per tatimin mbi te ardhurat.

Neni 2

Përkufizime

S. Termi “dividend” përfshin llojet e mëposhtme të të ardhurave:

Vi.  Shumat e marra nga procesi i  likuidimit;   

Nga procesi i likujdimit mund te merren shuma qe vijne nga fitimet, nga kapitali themeltar ose te dyja se bashku.. Te gjitha konsideorhen si divident?

Vii. Shumat e marra nga reduktimi i kapitalit ose riblerja e aksioneve.

Reduktimi i kapitalit per pjesen e fitimit te kapitalizuar me heret apo edhe per kapitalin themeltar?

Neni 9

Dokumentacioni

  • Çdo individ i vetëpunësuar ose tregtar i cili nuk i nënshtrohet detyrimit ligjor për mbajtjen e kontabilitetit në përputhje me Ligjin “Per kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, është i detyruar të mbajë të paktën regjistrin e të ardhurave, shpenzimeve, llogarive të arkëtueshme dhe detyrimeve/borxheve, sipas një strukture të thjeshtuar siç përcaktohet në aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji.

Ketu eshte fjala per mbajtjen e llogarive qe lidhen me individin apo per aktivtetin ekonomik te tij?

Si ligjit per kontabilitetin mbajtja e llogarive te sipercituara eshte detyrim per te gjitha njesite ekonomike. Pra nuk ka perjashtime.

Ligji nr. 25/2018 “Per kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

Neni 6

Mbajtja e kontabilitetit

Të gjitha njësitë ekonomike, subjekt i këtij ligji, e organizojnë mbajtjen e kontabilitetit

dhe raportimin financiar mbi bazën e parimeve dhe metodave që përcaktohen nga Këshilli

Kombëtar i Kontabilitetit ose Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit, në varësi

të standardeve kontabël të aplikueshme.

Neni 12

Të Ardhurat nga Punësimi

  1. Të ardhurat e fituara nga një individ i vetëpunësuar nëse:
  2. 80 për qind ose më shumë e të ardhurave të fituara, merren direkt ose indirekt nga një klient i vetëm; ose
  3. 90 për qind ose më shumë e të ardhurave totale të fituara merren nga më pak se 3 klientë.

Paragrafi “e” nuk zbatohet nëse individi i vetpunësuar ofron shërbime vetëm për persona jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë apo vetëm për entitete që nuk kanë një seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë. Në këtë rast, i vetpunësuari konsiderohet se realizon të ardhura nga biznesi

Me cfare argumenti diferencohet nje i punesuar qe punon per nje kompani te huaj apo Shqipetare? Duke tentuar te merren masa per ata qe kamuflojne mardhenien e punes me mardhenie biznesi, a nuk po krijojme pabarazi perpara ligjit?

Cfar ndyshimi ka nese punon vetem per nje klient te huaj apo vetem per nje klient rezident ne Shqiperi?

4.Kur punëdhënësi i jep punonjësit një automjet dhe punonjësit i lejohet t’a përdorë automjetin edhe për qëllime private, përfitimi në natyrë i këtij punonjësi konsiderohet si 0,3% e kostove të automjetit, të cilat janë apo duhet te jenë të amortizueshme për punëdhënësin, për çdo muaj në të cilin automjeti ishte përdorur, pavarësisht se për sa ditë të atij muaji.

Ne gjykimin tim, automjetet qe mbahen 24 ore ne 7 dite nga punemarresi dhe perdoren ose jo prej tyre per qellime personale, shoqerite nuk ua japin me deshire apo si perfitim page. Nese do te jete per perfitim personal eshte me e menaxhueshme dhe e matshme per to qe ti japin perfitimi monetar.

Shoqerive u kushton me pak te organizohen ne kete forme, duke ja lene automjetin punemarresit. Pra eshte ceshtje organizimi e shoqerise. Nuk kane nevoje per parkim, ruajtje e kujdesje. P.Sh cdo dege do ti duhej te kishte parkim dhe mbikqyrje per cdo automjet qe disponon.

Ne konluzion te argumentit me siper une mendoj se realisht ka raste qe punemarresit mund te kene nje fare perfitimi personal por eshte jo material. Kostot per ta kosntatuar dhe matur jane me te larta se perfitimi tatimor.

Neni 13

Të ardhurat nga biznesi

  • Fitimet kapitale nga rivlerësimi i aktiveve të biznesit kur këto aktive janë dhënë si kontribut në natyrë në kapitalin e një kompanie, qoftë në themelimin e saj apo rritjen e kapitalit;

Behet fjale ne momentin e rivleresimit apo te shitjes se aktivit?

Nese eshte fjala per momentin e rivlersimit, komenti si me poshte:

Vlera e drejte e nje aktivi ndryshon por jo patjeter gjeneron te ardhura. Te ardhurat gjenerohen nese aktivi shitet. Pra, rivlersimi nuk gjeneron te ardhura.  Sipas Standartit Kombetar te Kontabilitetit nr. 2, fitimet që rrjedhin nga rivlerësimi i aktiveve afatgjata materiale në vlerë të drejtë sipas trajtimit alternativ të lejuar bejne pjese ne te ardhurat gjithperfshirese dhe jo ne fitim/humbjen e vitit.

Nese njohim si te ardhura te tatueshme rivlersimin e aktiveve afatgjata, atehere do duhet te njohim si shpenzime te zbritshme edhe zhvleresimin e tyre pertej kufizimeve te normave te amortizimit.

Neni 16

Të ardhurat e tatueshme nga investimi për tjetërsimin e letrave me vlerë dhe mjeteve virtuale

  • Nëse të ardhurat e tatueshme të investimit nga tjetërsimi i mjeteve virtuale rezultojnë me humbje në një vit tatimor, të ardhurat e tatueshme të investimit konsiderohen të jenë zero.

Mbi bazen e cilit argument mund te tatohesh por humbja nuk njihet e mbartet ne asnje vit?

                                                                       Neni 22                                                   

Zbritjet nga baza tatimore

  • Tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi, të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi dhe të ardhura vjetore të tatueshme nga investimi më pak se 2.000.000 lekë mund të zbresë përveç shumave individuale sipas paragrafit 1 më sipër, shpenzimet korrente për:
  • shpenzimet për arsimin e fëmijëve në ngarkim të  tij, në vlerën maksimale 100,000 lekë;
  • medikamentet për fëmijët e tij ose në ngarkim të tij dhe personave që ka nën kujdestarinë e vet, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve në  Vendimin e  Këshillit të Ministrave.

Shpenzimet per arsimimin dhe medikamentet duhen dokumentuar me fatura apo jo?

Neni 24

Norma tatimore

2.Të ardhurat neto (fitimi)  nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit tatohen me normat e mëposhtme:

Baza tatimore vjetoreNorma tatimore
  0 – 14,000,000  15%
 
Mbi 14,000,00023%

Baza tatimore vjetore” behet fjale per qarkullimin vjetor apo fitimin neto?

Neni 53

Zbritjet e Borxhit të Keq

  1. Zbritja lejohet për një pjesë të vlerës nominale të çdo arkëtimi nga një palë e palidhur  që ishte përllogaritur si e ardhur, e cila mbetet e papaguar, dhe për të cilën tatimpaguesi beson se borxhi nuk do të jetë tërësisht ose pjesërisht i likuiduar dhe tatimpaguesi ka ndërmarrë hapat e nevojshme për mbledhjen e  borxhit të keq  si vijon;
  2. Deri në 20% të borxhit të keq, kur në fund të vitit tatimor borxhi i keq është i papagueshëm për më shumë se 6 muaj;
  1. Deri në 40% të borxhit të keq, kur në fund të vitit tatimor borxhi i keq është i papagueshëm për më shumë se 12 muaj;
  2. Deri në 60% të borxhit të keq, kur në fund të vitit tatimor borxhi i keq është i papagueshëm për më shumë se 24 muaj;
  3. Deri në 85% të borxhit të keq, kur në fund të vitit tatimor borxhi i keq është i papagueshëm për më shumë se 36 muaj.

Cdo te thote te gjitha hapat e nevojeshme per mbledhjen e borxhit. A mjaftojne komunikime dhe shkresa te tatimpaguesit me klientin e tij apo eshte kusht pasja e nje vendimi gjykate per te njohur borxhin e keq?

Neni 69

Lehtësitë tatimore

Lehtësitë dhe përjashtimet tatimore të parashikuara në Ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar  do vazhdojnë të aplikohen si më poshtë:

  1. Për:
  2. individët tregtarë;
  3. të vetpunësuarit, si dhe;
  4. entietet

me të ardhura bruto  deri 14 milion lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do aplikohet deri në fund të vitit 2029. Norma e tatimit 0 % nuk do aplikohet për tatimpaguesit e përmendur në gërmat (ii) dhe (iii) më sipër, të cilët furnizojnë shërbime profesionale.

Si do te aplikohet norma tatimore ne rast se individet dhe entitetet qe ofrojne sherbime profesionale kryejne nen te njejtin nipt edhe nje aktivitet tjeter tregtar, prodhues etj.?

Propozim

Sa me shume konkurence te kete ne sektorin e sherbimeve profesionale, por jo vetem, aq me teper rritet cilesia e sherbimeve. Neve si vend na mungon cilesia pergjithesisht ne shume fusha por une po ndalem vetem ne sektorin e sherbimeve si pale e interesuar edhe drejtperdrejt.

Taksat e uleta kane qene nje element nxites per rritjen e konkurences ne kete sektor. Ne kemi ende nevoje per ta zhvilluar kete konkurence.

Norma tatimore 15 % eshte teper e larte per kategorine 0-14’000’000 leke..

Mendoni qe nje profesionist, cdo aktivitet ne fakt, perpara se te vendose te hape nje biznes, ben disa llogari te thjeshta si me poshte:

1. Sa kohe do te punoj me humbje?

2. Sa do te jete humbja dhe sa mund te perballoj?

3. Sa kohe do te me duhet qe te mbuloj shpenzimet e aktivitetit?

4. Sa kohe me duhet te gjeneroj te ardhura qe te tejkaloj shpenzimet e aktivitetit?

5. A mjaftojne keto fitime per te perballuar jetesen?

6. A jane te kenaqshme keto fitime per te permiresuar jetesen?

Mes pyetjes 4 dhe 5 me siper do te zgjerohet distance me 15 %.

Norma tatimore 15 % eshte nje barre e larte e hyrjes ne profesion.

Per sa me siper propozoj qe kjo norme te jete 8 %.

Per te na ndjekur ne rrjete sociale klikoni linqet e meposhteme:

https://www.facebook.com/SKF2018/?ref=pages_you_manage

https://www.instagram.com/trialstudio1/

https://www.linkedin.com/company/68493567/admin/

Tags: No tags

Comments are closed.