postim instagram (1)

TVSH ne sektorin e bujqesise

TVSH ne sektorin e bujqesise. Ligji i TVSH dhe aktet ne zbatim te tij bejne dy dallime te rendesishme ne trajtimin ligjor per efekt te tvsh midis fermereve dhe pjeses tjeter te sektorit te bujqesise, si p.sh agroperpunuesit, tregtaret etj.

Fermeret rregjistrohen vetem ne tatime, pa u rregjistruar ne QKB dhe nuk kane detyrime per deklarime, mbajtje kontabiliteti dhe leshim faturash per shitjen e produkteve te tyre. Faturimi tek fermeret rregullohet ne baze te udhezimit nr. 19, datë 3.11.2014 per skemen e kompensimit te fermereve. Shkalla tvsh tek fermeret ka qene objekt ndryshimesh gjate viteve dhe aktualisht eshte 0.

Neni 146 i ligjit nr. 92/2014
Objekti i skemës së kompensimit
1.Skema e kompensimit zbatohet për prodhuesit bujqësorë, për të cilët përfshirja në
regjimin normal të TVSH-së krijon vështirësi. Këta prodhues, në kuadër të veprimtarisë së tyre
prodhuese, të përcaktuar sipas aneksit III, bashkëlidhur ligjit, furnizojnë me produkte dhe shërbime bujqësore një person të tatueshëm, i cili nuk përfiton nga skema e kompensimit në
Republikën e Shqipërisë.

Per me shume udhezime lidhur me fermeret ndiqni linkun:

TVSH ne sektorin e bujqesise

Shkalla e TVSH e aplikueshme ne sektorin e bujqesie (pervec fermereve) eshte 10 %.

Neni nr. 49 i ligjit nr. 92/2014 “Per TVSh ne R.Sh.”

Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e inputeve bujqësore, ku përfshihen plehrat kimike, pesticidet, farat dhe fidanët, me përjashtim të hormoneve të klasifikuara në kodet 2937 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, është 10 për qind. Lista e kategorive të inputeve bujqësore, sipas këtij neni, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Lista e prodhimeve bujqesore dhe imputeve per te cilet aplikohet shkalla e tvsh 10 % eshte e percaktuar me VKM nr. 953 date 29.12.2014 “Per TVSh ne R.SH.” i ndryshuar.

Kryesisht pjese e kesaj liste per te cilat shkalla e TVSh eshte 10 % jane: plehra dhe pesticide, fara dhe fidane per: drithera, peme frutore, perime, bime aromatike mjeksore, drure dhe shkurre dekorative. Per te percaktuar nese nje prodhim bujqesor ose imput specifik trajtohet me shkalle te reduktuar tvsh-je duhet konsultuar aneksi qe i bashkengjitet VKM-se.

Shkalla e reduktuar e TVSH si me lart aplikohet ne import dhe ne furnizimet brenda vendit.

Comments are closed.