Eleminimi i tatimit te dyfishte

Tatimi i dyfishte dhe parandalimi i evazionit fiskal

Tatimit te dyfishte dhe parandalimin e evazionit fiskal

Qëllimi themelor i kësaj procedure është të mbrohet integriteti i sistemit tatimor ndërkombëtar, duke garantuar njëkohësisht trajtim të drejtë për tatimpaguesit dhe efikasitet në mbledhjen e të ardhurave publike.

1. Shmangien e tatimit të dyfishtë

Kjo nënkupton që të njëjtat të ardhura të mos tatohen dy herë — një herë në vendin ku krijohen dhe një herë në vendin e rezidencës së tatimpaguesit.
Qëllimi është:

  • të mbrohen individët dhe bizneset nga barra e dyfishtë tatimore;
  • të inkurajohet lëvizja ndërkombëtare e kapitalit, mallrave dhe shërbimeve;
  • të promovohen marrëdhëniet tregtare dhe investimet ndërmjet vendeve;
  • të sigurohet shpërndarja e drejtë e të drejtës për tatim midis shteteve.

2. Parandalimin e evazionit fiskal

Kjo pjesë synon:

  • të pengojë individët ose kompanitë që të shmangin në mënyrë të paligjshme detyrimet tatimore duke përfituar nga boshllëqe ligjore apo deklarime të rreme;
  • të garantojë shkëmbimin e informacionit ndërmjet administratave tatimore të vendeve të ndryshme;
  • të forcojë transparencën fiskale dhe besimin në sistemin tatimor;
  • të sigurojë që çdo tatimpagues kontribuon në mënyrë të drejtë sipas të ardhurave reale.

Procedurat per shmangien e tatimit te dyfishte dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhet me te ardhurat qe nje entitet jo rezident perfiton ne nje shtet ne te cilin nuk eshte i rregjistruar si tatimpagues.

Te ardhurat e tatueshme me burim ne Shqiperi konderohen ato te parashikuara nga neni nr. 4 i ligjit nr. ligjit Nr. 29/2023 “Per tatimin mbi te ardhurat”

Sipas nenit nr. 58 te ligjit nr. ligjit Nr. 29/2023 “Per tatimin mbi te ardhurat”  ne parim mbahet tatimi ne burim per te gjitha te pagesat e realizuara ndaj jo rezidenteve me perjashtim te rasteve kur kemi te bejme me importe mallrash si edhe sherbime te marra fizikisht jashte Shqiperie.

Keto pagesa, per te cilat mbahet tatimi ne burim perfshijne:

  1. dividendët, interesat dhe honoraret;
  2. Fitimet nga lojërat e fatit;
  3. pagesat e shërbimeve, përveç shërbimeve të marra fizikisht jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;
  4. shërbimet e sigurimit;
  5. tarifat për pjesëmarrjen në bordet drejtuese dhe këshillat ose trupa drejtues të tjerë;
  6. pagesat për ndërtime, instalime, montime ose punë mbikëqyrëse të lidhura me to;
  7. pagesat për performancën e aktorëve, muzikantëve ose sportistëve, përfshirë pagesa të tilla të bëra për personat që punësojnë artistë ose sportistë ose që veprojnë si ndërmjetës në organizimin e shfaqjeve apo performancave.

Nje parim i pergjitheshem dhe i zbatueshem nga sistemet tatimore te vendeve te ndryshme eshte qe rezidenti duhet te deklaroje dhe paguaje tatimet perkatese ne vendin ku eshte resident per te gjitha te ardhurat me burim brenda dhe jashte vendit. Por te ardhurat e krijuara jashte vendit te rezidences mund te jene objekt mbajtjeje te tatimit ne burim edhe ne vendin tjeter, prandaj ekziston rrisku qe entitetit ti kerkohet te paguaje dy here tatim per te njejten te ardhur. Per kete arsye shtetet lidhin marreveshje dypaleshe me njeri tjetrin me qellim shmangien e tatimeve te dyfishta dhe njohjen e tatimeve te paguara ne vendet jashte rezidences se entitetit. Ne keto marreveshje percaktohet qarte vendi i pageses se detyrimit tatimor.

Zbatimi i marreveshjes ne Shqiperi behet duke njoftuar Drejtorine e Pergjitheshme te Tatimeve.

Tatimpaguesit rezident per cdo pagese te kryer ndaj tatimpaguesve jo rezident dhe qe sipas ligjit duhet te mbajne tatim ne burim, ndersa sipas marreveshjes dypaleshe tatimi nuk paguhet ne Shqiperi, duhet te depozitoje ne Drejtorine e Pergjitheshme te Tatimeve praktiken e plote per eleminimin e tatimit te dyfishte te parashikuar ne udhezimin nr. 11, datë 23.7 2024 “Per zbatimin e mrreveshjeve per shmangien e tatimit te dyfishte dhe parandalimin e evazionit fiskal” dhe konkrektisht:

  • Formulari sipas modeli të përcaktuar në aneksin 2
  • Kontratat e shërbimit me kompaninë jorezidente
  • Çertifikatёn e rezidencёs pёr furnitorin (personin jo rezident nё Shqipёri)
  • Njё listё pёrmbledhёse tё faturave tё huaja tё lёshuara nga furnitori jo resident

Dokumentacioni i dorëzuar nga tatimpaguesi rezident shqiptar konsiderohet “Njoftim i Administratës Tatimore për zbatimin e MTD-së” dhe nuk është kërkesë për miratim nga Administrata Tatimore.

Tatimit te dyfishte dhe parandalimin e evazionit fiskal

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *