Diva e radhës: Konfuzioni me “zbritjet për fëmijë”

Diva e radhës: Konfuzioni me “zbritjet për fëmijë”

“Kompensime”, “shpërblime”, “rimbursime” për fëmijë – sipas disa mediave online.
Për klikime. Nga padituria. Ose thjesht për t’i bërë njerëzit të lumtur… për pak orë.

Ku qëndron realisht konfuzioni?

Keqkuptimi nr. 1
👉 “Do të marrim 48.000 lekë për fëmijë dhe 100.000 lekë nëse kemi dokumente arsimi.”
Kjo është mënyra si është lexuar nga ata që ndalen vetëm te titulli.

Keqkuptimi nr. 2
👉 “Do të marrim mbrapsht tatimin e llogaritur mbi 48.000 lekë dhe 100.000 lekë për fëmijë.”
Kjo është ajo që kuptojnë ata që lexojnë pak më shumë se titulli.

📊 Çfarë janë realisht këto zbritje?
Janë zbritje nga baza tatimore vjetore, të cilat:

  • mund të ulin detyrimin shtesë që del nga deklarata vjetore, ose
  • mund të çojnë në rimbursim të tatimit të paguar gjatë vitit,
  • por mund të mos kenë asnjë efekt fare.

⚠️ Rastet tipike pa efekt:

  • Nëse gjatë gjithë vitit paga mujore ka qenë nën kufirin e tatimit mbi pagën (deri 50.000 lekë bruto),
    👉 nuk është paguar tatim → nuk ka asgjë për t’u rimbursuar.
  • Nëse të ardhurat vjetore janë mbi tavanin 1.200.000 lekë bruto,
    👉 përfitimi kufizohet vetëm në 48.000 lekë zbritje nga baza tatimore.

📜 Çfarë thotë ligji (shkurt):

Baza tatimore vjetore zvogëlohet me kompensimet dhe zbritjet e përcaktuara.
Nëse diferenca rezulton negative, baza tatimore konsiderohet zero.

❗ Zero bazë tatimore ≠ para të kthyera automatikisht.

👉 Morali:
Mos u gëzoni nga titujt.
Lexoni përmbajtjen.
Dhe, mbi të gjitha, kuptoni mekanizmin fiskal përpara se të ndani lajmin.

Deklarata vjetore e të ardhurave personale

Diva e radhës: Konfuzioni me “zbritjet për fëmijë”

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *