Prodhimi i produkteve te akcizes

Prodhimi i produkteve te akcizes rregullohet me ligjin nr. 61/2012 “Per akcizat ne Republiken e Shqiperise” 

vere-produkt akcize (grupi i pijeve alkolike)

Akciza eshte nje tatim indirekt e aplikueshme ne prodhimin dhe importimin e nje kategorie mallrash.

Ajo aplikohet per mallra te cilat nuk konsiderohen esencial per popullaten ose ndryshe quhen mallra luksi.

Qellimi i takses se akcizes eshte rritja e te ardhurave per qeverine dhe dekurajimi i konsumit te kategorise se mallrave te taksueshme me akcize.

Prodhimi i produkteve te akcizes pa nje autorizim doganor pervec masave administrative i ngarkon subjektet edhe me masa penale.

Akciza, ashtu si tatimi mbi vleren e shtuar (tvsh), ben pjese ne grupin e tatimeve indirekte. Paguesi i saj, prodhuesi ose tregtari ia shton cmimit final te konsumatorit.

Dallimet e Akcizes me TVSH.

  • Institucioni pergjegjes per mbledhjen e Akcizes eshte Drejtoria e Pergjitheshme e Doganave ndersa per TVSH eshte Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve.
  • Akciza mblidhet dhe paguhet vetem ne nje hallke te zinxhirit te prodhimit/tregtise, ndryshe nga TVSH e cila eshte e aplikueshme ne cdo hallke, perjashtimisht aktoreve qe jane nen kufirin minimal te rregjistrimit te TVSH.
  • Akciza eshte nje tatim ne vlere fikse per njesine e mallit ndersa TVSH eshte tatim ne % te vleres se mallit
  • Akciza eshte specifike per mallrat e ndryshme ndersa TVSH pergjithesisht ka nje norme tatimi (me perjashtime ose shkalle varesisht politikave fiskale)

Akciza ben pjese ne grupin e tatimeve kombetare te percaktuar nga neni nr. 4 I ligjit nr. 9920 “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”.

Ligji nr. 61/2012 “Per akcizat ne Republiken e Shqiperise”  dhe aktet nenligjore ne zbatim te tij percaktojne rregullat per prodhimin dhe tregtimin e produkteve qe I nenshtrohen detyrimeve te akcizes.

Akcizes i nenshtrohen: Produktet energjetike, pijet alkolike, duhani dhe produktet e tij dhe produkte te tjera te percaktuara specifikisht nga legjislacioni.

Per mallrat e importuara dhe te gatshme per rishitje, akciza paguhet ne dogane ne momentin e zhdoganimit te mallrave.

Kafe-produkt akcize

Subjektet qe prodhojne produkte te taksueshme me akcize, si pije alkolike, kafe, pije enerergjetike etj, duhet te pajisen me autorizim per magazine fiskale prodhimi nga Drejtoria e Pergjitheshme e Doganave. Aplikimi kryet ne portalin ealbania.

Nepermjet sistemit informatik Assycuda prodhuesit deklarojne ne DPD te gjitha levizjet e produkteve dhe lendeve te para per prodhimin e tyre.

Prodhimi i produkteve te akcizes pa nje autorizim doganor pervec masave administrative i ngarkon subjektet edhe me masa penale.

  • Per te marre nje autorizim doganor per prodhimin e pijeve alkolike nevojiten kryesisht:
  • Licence nga Autoriteti Kombetar I Ushqimit (AKU)
  • Dokumentacion I ambjentit te ushtrimit te aktivitetit
  • Planimetri i ambjentit dhe pajisjeve te prodhimit
  • Pershkrim skematik dhe narrative I teknologjise se prodhimit (karte teknologjike)
  • Garanci per vleren e akcizes qe I referohet produkteve qe parashikohet te prodhohen
  • Kalibrim te instrumentave mates, peshoreve dhe te eneve mbajtese.
  • Certifikate nipti
  • Vertetim per mungese detyrimesh

Per te na ndjekur ne rrjetet sociale klikoni linqet e meposhteme:

https://www.facebook.com/SKF2018

https://www.instagram.com/trialstudio1/

https://www.linkedin.com/company/68493567/admin/

www.trial-studio.com

Perjashtime nga TVSH ne import per sektorin e agrobiznesit, procedura

Perjashtime nga tvsh ne import bejne pjese makinerite dhe pajisjet qe importohen nga subjekte me aktivitet agrobiznes.

Neni 56 i ligjit nr. 922014 “Per TVSH” – Përjashtime të veçanta në import

Janë furnizime të përjashtuara nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import:

Importimi i makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve në sektorin e përpunimit aktiv dhe të agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit;

Personat e tatueshëm të cilët do të importojnë makineri dhe pajisje për këtë rast duhet të aplikojne në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave per tu pajisur me autorizimin perkates duke dorezuar:

  • një kërkesë me shkrim, së cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkëngjitet edhe një fotokopje e certifikatës së NUIS/NIPT-it;
  • kopje të ekstraktit të QKR-së, ku të jetë specifikuar se aktiviteti ekonomik është në fushën e agrobiznesit;
  • kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin dhe kohëzgjatjen e investimit;
  • kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, për vitin kur kryhen importet;
  • të dhëna për llojin dhe sasinë e makinerive e të pajisjeve që do të importohen me kodet tarifore përkatëse dhe për periudhën e instalimit;
  • kopje të aktit të pronësisë apo të marrjes me qira të ambienteve ku do të bëhet investimi;
  • përshkrimin skematik dhe narrativ të skemës teknologjike për çdo element të saj;
  • Deklaratë e personit të tatueshëm që makineria apo pajisja, për të cilën kërkohet përjashtimi, nuk është importuar për qëllime shitjeje

Per perjashtime nga TVSH ne import kerkesa per autorizim kryhet ne portalin e Albania. Autorizimi jepet brenda 15 diteve dhe ka nje afat nga 1 deri ne 6 muaj varesisht planit te investimit.

Per me shume na ndiqni ne rrjetet sociale

https://www.facebook.com/SKF2018/?ref=pages_you_manage

https://www.instagram.com/trialstudio1/

https://www.linkedin.com/company/68493567/admin/