ChatGPT Image May 14, 2026, 09_37_34 AM

Emri i mire (goodwill) / Amortizimi

Emri i mire (goodwill) / Amortizimi

Vija ndarese e kontabilitetit klasik dhe modern

Sipas Standariti Kombetar te Kontabilitetit nr. 9, kjo mbivlere e paguar ne blerje apo kombinim biznesesh, e quajtur “Emri imire” amortizohet ne 10 vite.

Emri i mirë është diferenca pozitive mes kostos së blerjes dhe vlerës së drejtë /vlerës kontabël para blerjes së aktiveve neto të blera.Nëse një njësi ekonomike nuk është në gjendje të bëjë një vlerësim të besueshëm të jetës së dobishme të emrit të mirë, jeta e tij do të supozohet që të jetë dhjetë vite.

Emri i mire (goodwill) / Amortizimi

Sipas Sandarit Ndekombetar te Kontabilitetit nr. 36 (SNK36 ose IAS 36) nuk amortizohet por testohet ekzistenca ose zhvleresimi i tije ne vijimsi

Sipas ligjit nr. 29/2023 “Per tatimin mbi te ardhurat…i paqarte dhe i diskutueshem.

Nese lexojme dhe interpretojme me logjiken qe çdo gje qe nuk eshte e perjashtuar shprehimisht duhet te lejohet / njihet, atehere amortizimi i emrit te mire eshte i zbriteshem per efekte tatimore.

Nese nisemi nga mungesa e listimit pozitiv ne nenin. nr. 51 “Amortizimi” atehere nuk lejohet zbritja per efekte tatimore.

Nje argument tjeter kunder njohjes per qellime fiskale eshte ai i SNK 36 se ky aset nuk konsumohet, mbetet ne shoqeri. Por ligji, ne piken nr. 2 nuk e ka parashikuar.

Parashikon vetem asetet financiare dhe asetet fikse te trupezuara. Emri i mire nuk klasifikohet ne asnje prej tyre.

Pika nr. 2, neni nr. 51:   Aktivet financiare dhe aktivet fikse të trupëzuara, që nuk janë subjekt i konsumimit dhe vjetrimit,të tilla si: toka, trualli, veprat e artit, sendet antike, bizhuteritë, metalet dhe gurët e çmuar, nukamortizohen.

Sipas pikes nr. 6 te ketij neni amortizohen 15 % kostot e aktiveve jo materiale.

Pika nr. 6, neni nr. 51:Amortizimi i kostove të aktiveve jo të trupëzuara llogaritet në mënyrë individuale sipas metodës lineare për secilin aktiv në masën 15% të këtyre kostove për vitin tatimor.

Ka diskutim ketu sepse ne praktike per kete pike flitet pergjithesisht per asete jo material te krijuara brenda kompanise, si software, patenta etj.