media-564x405-1

Norma e TVSH ne reklamat dhe furnizimet e ngjashme

Norma e TVSH ne reklamat dhe furnizimet e ngjashme percaktohet nga neni nr. 49 i ligjit nr. 92/2014 “Per TVSH ne R.Sh.”

6. Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit
të reklamave nga media audiovizive, është 6 për qind.

Shpesh here sherbimet e furnizimit te reklamave ngaterrohen me sherbimet e marketingut dhe te ngjashme. Dy elementet e nenit nr 6 te cilet do te duhet te analizohen me kujdes ne percaktimin e shkalles tatimore te nje sherbimi jane koncepti i reklames dhe ofruesi i saj, media audiovizive.

Publiciteti ne portale online jane sherbim i tatueshme me shkalle 6 % apo 20 %?

Publiciteti ne ekspozita dhe panaire eshte sherbim i tatumeshem me 6% apo 20%?

Udhezimi nr. 6 i TVSH, ne nenin nr. 36 te tij percakton se :

Furnizimi i shërbimit të reklamave është furnizim i tatueshëm me shkallën standarde 20%
kur furnizohet nga persona të tjerë të tatueshëm që nuk janë media audiovizive.

Çdo veprimtari e kryer nga subjektet media audiovizive, veprimtari me natyrë tregtare, përveç
reklamës, është e tatueshme me TVSH 20%. Pra, kur kompania X furnizon një program për një
televizion tjetër, ose furnizon (shet) një kronike televizive, shet ose vë në dispozicion kohën
televizive për transmetim etj
., ajo kryen një shërbim të ndryshëm nga ai i shërbimit të reklamës dhe
për pasojë nuk kryen furnizime shërbimi me shkallë të reduktuar të TVSH-së
.

Sipas nenit te mesiperm nese nje subjekt blen kundrejt pageses kohe televizive (ben nje dalje publike) per nje transmetim nuk konsiderohet reklame pavarsisht se mund te kete elemente te saj.

Per te percaktuar nese norma e TVSH ne reklamat dhe furnizimet e ngjashme nje sherbim do te trajtohet si reklame me shkalle tatimore 6 % do te duhet qe:

  1. Subjekti qe furnizon sherbimin duhet te jete media audio dhe ose vizive, ndryshe TV ose radio
  2. Sherbimi i furnizuar nga media (audiovizive) duhet te jete reklame dhe jo nje sherbim tjeter i ofruar nga media.