Website blog foto - Copy

Rivleresimi doganor dhe njohja e TVSH

Rivleresimi doganor dhe njohja e tvsh.

Eshte rillogaritja e bazes se tatueshme per rrjedhoje edhe e detyrimeve doganore per mallra te importuara me heret.

Nese vendimi per rivleresimin doaganor merr forme perfundimtare tatimpaguesit i gjenerohen detyrime doganore shtese per importet e mallrave te meparshme te cilat jane rivleresuar. Detyrimet shtese mund te jene taksa te parimbursueshme ne dogane dhe tvsh.

Tatimpaguesit ka te drejte te kreditoje shumen tvsh-se te paguar si rezultat i nje rivleresimi. E drejta e kreditimit te tvsh lind ne castin e kryerjes se pageses se rivleresuar nga dogana. Kusht per njohjen e tvsh ne tatime eshte qe pagesa te jete kryer brenda 12 muajve nga vendimi perfundimtar i rivleresimit doganor. Deklarimi ne tatime kryhet ne mujin ne te cilin eshte kryer pagesa.

Udhezimi nr. 6 i TVSH. Neni 51

Importi dhe rregullat për TVSH-së

9.Kreditimi në rastet e importeve

Pas kryerjes së procedurave të importit, autoriteti doganor mund të kryejë rivlerësime të vlerës doganore të mallrave të importuara. Dallohen rastet :

a) Rivlerësim në rritje i vlerës doganore të importit: personi i tatueshëm është debitor ndaj doganës. Vetëm pasi ai shlyen detyrimin ndaj doganës i njihet vlera e rritur e TVSH-së së zbritshme nga importi në Deklaratën e TVSH-së të muajit në të cilin është bërë pagesa. Në rast se nuk është paguar TVSH, personi i tatueshëm nuk ka të drejtë të zbresë TVSH-në.

Rivleresimi doganor dhe njohja e tvsh.

media-564x405-1

Norma e TVSH ne reklamat dhe furnizimet e ngjashme

Norma e TVSH ne reklamat dhe furnizimet e ngjashme percaktohet nga neni nr. 49 i ligjit nr. 92/2014 “Per TVSH ne R.Sh.”

6. Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit
të reklamave nga media audiovizive, është 6 për qind.

Shpesh here sherbimet e furnizimit te reklamave ngaterrohen me sherbimet e marketingut dhe te ngjashme. Dy elementet e nenit nr 6 te cilet do te duhet te analizohen me kujdes ne percaktimin e shkalles tatimore te nje sherbimi jane koncepti i reklames dhe ofruesi i saj, media audiovizive.

Publiciteti ne portale online jane sherbim i tatueshme me shkalle 6 % apo 20 %?

Publiciteti ne ekspozita dhe panaire eshte sherbim i tatumeshem me 6% apo 20%?

Udhezimi nr. 6 i TVSH, ne nenin nr. 36 te tij percakton se :

Furnizimi i shërbimit të reklamave është furnizim i tatueshëm me shkallën standarde 20%
kur furnizohet nga persona të tjerë të tatueshëm që nuk janë media audiovizive.

Çdo veprimtari e kryer nga subjektet media audiovizive, veprimtari me natyrë tregtare, përveç
reklamës, është e tatueshme me TVSH 20%. Pra, kur kompania X furnizon një program për një
televizion tjetër, ose furnizon (shet) një kronike televizive, shet ose vë në dispozicion kohën
televizive për transmetim etj
., ajo kryen një shërbim të ndryshëm nga ai i shërbimit të reklamës dhe
për pasojë nuk kryen furnizime shërbimi me shkallë të reduktuar të TVSH-së
.

Sipas nenit te mesiperm nese nje subjekt blen kundrejt pageses kohe televizive (ben nje dalje publike) per nje transmetim nuk konsiderohet reklame pavarsisht se mund te kete elemente te saj.

Per te percaktuar nese norma e TVSH ne reklamat dhe furnizimet e ngjashme nje sherbim do te trajtohet si reklame me shkalle tatimore 6 % do te duhet qe:

  1. Subjekti qe furnizon sherbimin duhet te jete media audio dhe ose vizive, ndryshe TV ose radio
  2. Sherbimi i furnizuar nga media (audiovizive) duhet te jete reklame dhe jo nje sherbim tjeter i ofruar nga media.