admin-ajax

Paketa fiskale-Ligji I TVSH

Paketa fiskale-Ligji I TVSH eshte pjese e ndryshimeve qe Ministria e Financave ka publikuar per konsultim.

Paketa fiskale 2023 permban ndryshime ne ligjet:

Ndryshimet ne ligjin e TVSH-se

Ne kuadrin e krizes energjitike sipas ketij ndryshimi do te perjashtohet TVSH-ja ne importimin dhe furnizimin e artikujve te lendeve te drurit dhe nenprodukteve te saj.

Ne kuadrin e krizes energjitike sipas ketij ndryshimi krijohet skema “Regjimi i vecante per bursen Shqiptare te Energjise”. Me qellim nxitjen e zhvillimit te Burses Shqiptare te Energjise perjashtohet TVSH ne transaksionet e blerjes dhe shitjes se energjis. Ky perjashtim do te zbatohet vetem per tregtine e Energjise nga Bursa. Pergjegjesia per pagesen e TVSH-se do ti kaloje personit të tatueshëm për të cilin kryhet furnizimi me energji elektrike nëpërmjet mekanizmit të revers charge (autongarkesës).

Nje tjeter perjashtim nga TVSH do te jene investimet e bizneset te cilat kane perfituar grante e realizuara nga fondet e Bashkimit Europian.

Paketa fiskale-Ligji I TVSH

Neni 1

Në nenin 51 “Përjashtimi i disa veprimtarive me interes të përgjithshëm”, shtohet gërma “q” me këtë përmbajtje:

“q. Furnizimi i artikujve të përfshirë në kreun 4401 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, me efekt deri në 31 dhjetor 2023.”

Ne Nomenklaturen e Kombinuar te Mallrave, artikujt e perfshire ne kreun 4401 jane lendet e drurit dhe nenproduktet e saj.

Neni 2

Në nenin 56 “Përjashtime të veçanta në import”, pas pikës 44 shtohen pikat “45” dhe “46” me përmbajtje si vijon:

“45. Mallrat e destinuara për realizimin e projekteve të financuara me fonde të marra në bazë të një marrëveshje donacioni/granti, të lidhur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë/Republikës së Shqipërisë dhe donatorëve të huaj, nëse në marrëveshje është parashikuar se fondet e marra nuk do të përdoren për të paguar tatime.

Lista e donatorëve përcaktohet rast pas rasti me Vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me udhëzim të ministrit të financave.

Neni 3

Në pikën 1 të nenit 60 “Furnizime të përngjashme me eksportet”, shtohet gërma “c”, me këtë përmbajtje:

“c) Furnizimi i mallrave/shërbimeve, të destinuara për realizimin e projekteve të financuara me fonde të marra në bazë të një marrëveshje donacioni/granti, të lidhur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë/Republikës së Shqipërisë dhe donatorëve të huaj, nëse në marrëveshje është parashikuar se fondet e marra nuk do të përdoren për të paguar tatime. Lista e donatorëve përcaktohet rast pas rasti me Vendim të Këshillit të Ministrave”.

Vijonperqendrimi-i-tregut-bankar

Faturat e leshuara nga bleresi

Faturat e leshuara nga bleresi ndahen ne dy lloje, vetefaturim dhe autofatura.

Vetefaturimi

Me termin vetefaturim kuptojme emetimin e nje fatureve tatimore nga ana e bleresit, ndryshe nga sa ndodh pergjithesisht qe faturen tatimore e emeton shitesi.

Ne kete fature bleresi-personi qe emeton faturen paraqitet ne fushen perkatese te fatures ne rolin e bleresit dhe shitesi-personi qe ka furnizuar mallin/sherbimin paraqitet ne fushen perkatese te fatures ne shitje, njelloj sin je fature normale. Ne nje fature tille evidentohet qarte specifikimi “vetefaturim”

  1. Fatura mund të lëshohet nga blerësi ose klienti i një malli apo shërbimi për furnizimet e mallrave ose shërbimeve të marra prej tij nga një person i tatueshëm nëse ka një marrëveshje paraprake midis dy palëve dhe me kushtin që të ekzistojë një procedurë për pranimin nga furnizuesi i mallit ose shërbimit të çdo fature të lëshuar për llogari dhe në emër të tij. Kjo pike ben fjale per transaksionet biznes biznes.
  2. Faturat leshohen nga bleresi per blerjet nga fermeret te cilet jane te rregjistruar ne tatime dhe jo ne QKB. Kjo fature eshte ose jo me TVSH varesisht momentit te trajtimit ligjor te produkteve te fermereve.
  3. Fatura leshohet nga bleresi per blerje rastesore nga individe. Kjo fature eshte gjithmone e perjashtuar, pavarsisht nga malli I blere.

Faturat e leshuara nga bleresi, vetefaturimet rregjistrohen vetem ne liber blerje te subjektit qe I ka emetuar.

Autofatura

Me termin autofaturim kuptojme emetimin e nje fature tatimore nga ana e subjektit ne te cilen ai paraqitet ne rolin e shitesit dhe te bleresit. Kjo fature mund te jete me tvsh ose pa tvsh varesisht motivit per te cilen kryhet. Me poshte disa shembuj te autofaturave.

  1. Perdorimi per nevojat e veta e mallit qe subjekti tregton. P.SH. Nje shoqeri karburanti konsumon karburant per nevojat e administrates, transportit etj. Nje shoqeri sherbimesh ne fushen e IT punon pervecse me klientet, edhe per nevojat e veta qe lidhen me marketingun administrimin etj. Ne kete rast nje fature e tille deklarohet edhe ne librin e blerjes edhe te shitjes. Ne liber shitje fatura do te jete me TVSH ndersa ne liber blerje zbatohen kriteret e njohjes se TVSH. Nese karburanti eshte perdorur per autoveturat e stafit te administrates, ne blerje kjo fature deklarohet si blerje e perjashtuar.
  2. Autofatura emetohet edhe per blerjen e sherbimeve nga furniture te huaj. Ne kete rast kjo fature quhet Auto-Ngarkese e TVSH, reverse charge.
www.trial-studio.com

Perjashtime nga TVSH ne import per sektorin e agrobiznesit, procedura

Perjashtime nga tvsh ne import bejne pjese makinerite dhe pajisjet qe importohen nga subjekte me aktivitet agrobiznes.

Neni 56 i ligjit nr. 922014 “Per TVSH” – Përjashtime të veçanta në import

Janë furnizime të përjashtuara nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import:

Importimi i makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve në sektorin e përpunimit aktiv dhe të agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit;

Personat e tatueshëm të cilët do të importojnë makineri dhe pajisje për këtë rast duhet të aplikojne në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave per tu pajisur me autorizimin perkates duke dorezuar:

  • një kërkesë me shkrim, së cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkëngjitet edhe një fotokopje e certifikatës së NUIS/NIPT-it;
  • kopje të ekstraktit të QKR-së, ku të jetë specifikuar se aktiviteti ekonomik është në fushën e agrobiznesit;
  • kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin dhe kohëzgjatjen e investimit;
  • kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, për vitin kur kryhen importet;
  • të dhëna për llojin dhe sasinë e makinerive e të pajisjeve që do të importohen me kodet tarifore përkatëse dhe për periudhën e instalimit;
  • kopje të aktit të pronësisë apo të marrjes me qira të ambienteve ku do të bëhet investimi;
  • përshkrimin skematik dhe narrativ të skemës teknologjike për çdo element të saj;
  • Deklaratë e personit të tatueshëm që makineria apo pajisja, për të cilën kërkohet përjashtimi, nuk është importuar për qëllime shitjeje

Per perjashtime nga TVSH ne import kerkesa per autorizim kryhet ne portalin e Albania. Autorizimi jepet brenda 15 diteve dhe ka nje afat nga 1 deri ne 6 muaj varesisht planit te investimit.

Per me shume na ndiqni ne rrjetet sociale

https://www.facebook.com/SKF2018/?ref=pages_you_manage

https://www.instagram.com/trialstudio1/

https://www.linkedin.com/company/68493567/admin/