Zbritjet nga tatimi mbi te ardhurat personale

Zbritjet nga tatimi mbi te ardhurat personale, pjese e risive te projektligjit “Per Tatimin mbi te ardhurat”

pritet te sjellin perfitime per individe me nje nivel te caktuar te ardhurash dhe statusi familjar.

Keto zbritje do te aplikohen ne listepagesat e muajve ku individet jane te punesuar si edhe ne deklaraten Vjetore Te Te Ardhurave Personale.

Zbritjet nga tatimi mbi te ardhurat personale perfitohen kryesisht do te ulet tatimi mbi te ardhurat nga pagat per individet me paga vjetore deri ne 720’000 leke si edhe do te perfitojne zbritje nga tatimi mbi te ardhurat personale individet qe kane persona ne ngarkim ne familje.

Shembull

Nje i punesuar me page bruto 55’000 leke me skemen aktuale te tatimit mbi pagat paguan 3’250 leke ne muaj ndersa me normat e reja tatimore, per te njejten page do te paguaje 2’600 leke/muaj.

Nje familjar me te ardhura bruto vjetore 1’800’000 leke me ligjin aktual paguan 187’200 leke ne vit tatim. Me ligjin e ri, nese supozojme qe te kete 2 femije me shpenzime shkollimi dhe medikamentet e kompensimet qe do ti zbriten ne deklaraten vjetore te te ardhurave do te paguaje ne total 157’820 leke, pra 29’380 leke ne vit me pak.

Per tu njohur me normat e reja tatimore vizitoni publikimin Deklarata vjetore e të ardhurave personale

Zbritjet e pikave nr. 1,2 dhe 3.

Agjenti tatimor i listëpagesës (punedhenesi) është i detyruar të marrë në konsideratë në baza mujore 1/12 zbritjet dhe llogarit në listëpagesë tatimin mbi të ardhurat për të punësuarin. Per punemarresit e punesuar ne me shume se nje subjekt, deklarata mbi statusin personal nenshkruhet vetem me nje subjekt dhe zbritjet e mesiperme aplikohen vetem ne njeren prej puneve.

Zbritjet e pikave nr. 4,5 dhe 6.

Kerkesa per zbritje per shpenzimet e femijeve (48’000 leke), shpenzimet per arsimim (100’000 leke) dhe shpenzimet per mjekim (30’000) kryhet nepermjet Deklarates Vjetore te te Ardhurave Personale. Zbritjet kerkohen vetem nese te ardhurat personale vjetore (nga puna, biznesi, investimet) te familjarit me te ardhura me te larta jane me pak se 2 mln leke ne vit. Kompensimi per femijet ne ngarkim (48’000 leke) mund te kerkohet maksimumi per 3 femije per cdo familje.

Kerkesa per zbirtje duhet shoqeruar me dokumentacionin:

  • Certifikate familjare.
  • Kontrate me institucionet arsimore dhe dokumentacionin bankar te pagesave.
  • Dokumentacionin mjeksor (Receta e mjekut dhe fatura e medikamenteve.

Ndihuni lirshem te na kontaktoni ne te gjitha kanalet tona te komunikimit.