Amortizimi

Amortizimi i aktiveve afatgjata

Amortizimi i aktiveve afatgjata eshte nje nga ndryshimet e rendesishme ne ligjin nr. 29/2023 “Per tatimin mbi te ardhurat”. Sipas ketij ligji do te kalohet nga metoda e amotizimit mbi vleren e mbetur ne metoden lineare. Nje tjeter ndryshim eshte amortizimi i autoveturave 4+1.

Dallimet ndermjet dy metodave te amortizimit kane te bejne me shperndarjen e shpenzimeve te amortizimit dhe jeten e dobishme te llogaritur te aktivit afatgjate..

Amortizimi i aktiveve afatgjata sipas metodes me vleren e mbetur shpenzimet e amortizimit jane me te larta ne vitet e para te blerjes/prodhimit te aktivit afatgjat. Pike e dobet e perdorimit te kesaj metode eshte jetegjatesia qe konsideron per aktivin afatgjate. Duke u amortizuar me vleren e mbetur praktikisht jetegjatesia e aktivit eshte + infinit. Megjithate ne vijim te ketij problem ligji i tatimit mbi fitimin ka patur parashikuar 2 momente per te konsideruar plotesisht te amortizuar aktivin afatgjate.

  1. Në rastin kur baza e amortizimit nuk kalon 5 000 lekë, e gjithë baza e amortizimit të jetë një shpenzim i zbritshëm veprimtarie
  2. Në rastet kur vlera e mbetur e aktivit në fillim të periudhës tatimore është më e vogël se 10% e kostos historike të këtij aktivi, atëherë kjo vlerë e mbetur do të njihet tërësisht si shpenzim i zbritshëm në fund të kësaj periudhe tatimore.

Sipas metodes se amortizimit me vleren e mbetur dhe hapsires qe ligji ka lejuar per te konsideruar aktivin afatgjate te amortizuar plotesisht per nje makineri qe amortizohet me 20 %, nevojiteshin minimalisht 11 vite qe vlera e mbetur te arrinte me pak se 10 % e kostos historike, pra per tu nxjere jashte perdorimit.

Nderkohe ne praktike dhe me zhvillin e teknologjise ka nje sere aktivesh afatgjata per te cilat eshte e nevojshme zevendesimi i tyre cdo 4-5 vite apo edhe me heret.

Autoveturat te cilat me ligjin e vjeter kane qene te amortizueshme plotesisht, me normen tatimore 20 %, sipas ligjit te ri do te amortizohen per ½ e vleres se tyre.

Amortizimi i aktiveve afatgjata

 Neni nr. 51 i udhezimit:

Për amortizimin e aktiveve afatgjata të biznesit, përdoret metoda lineare për të gjitha kategoritë. Aktivet afatgjata të së cilës kategori amortizohen individualisht.

Për ato aktive të blera para hyrjes në fuqi të ligjit, për të cilat metoda e amortimit ka ndryshuar, amortizimi duke filluar nga 1 janar 2024, do të aplikohet metoda e re e amortizimit.

Neni nr. 51 i ligjit.

Amortizimi

1. Për përcaktimin e fitimit të tatueshëm, amortizimi për aktivet fikse të biznesit llogaritet dhe

zbritet nga:

a) pronari i aktiveve të biznesit, me përjashtim të rasteve të përcaktuara në shkronjën “b” të kësaj pike;

b) personi që mbart riskun për humbjen apo dëmtimin e aktiveve, në rastet e aktiveve të dhëna me qira, uzufruktit apo ndonjë forme tjetër të parashikuar me dispozita ligjore.

2. Aktivet financiare dhe aktivet fikse të trupëzuara, që nuk janë subjekt i konsumimit dhe vjetrimit, të tilla si: toka, trualli, veprat e artit, sendet antike, bizhuteritë, metalet dhe gurët e çmuar, nuk amortizohen.

3. Kostot, që lidhen me blerjet, ndërtimin ose përmirësimin e aktiveve fikse që nuk janë subjekt I amortizimit, janë të zbritshme në vitin tatimor në të cilën aktivet fikse janë tjetërsuar, me kusht që të ardhurat nga tjetërsimi janë të përfshira në fitimin e tatueshëm.

4. Amortizimi në vitin e blerjes apo të futjes në përdorim të aktivit dhe në vitin e nxjerrjes jashtë përdorimit përllogaritet në përpjesëtim me periudhën e përdorimit gjatë atij viti.

5. Amortizimi i kostove të blerjes ose ndërtimit, si dhe kostot e përmirësimit, rinovimit dhe rikonstruksionit të ndërtesave, instalimeve dhe ndërtimeve, që shërbejnë për një periudhë prej më shumë se 15 vjetësh, llogaritet në mënyrë individuale për çdo aktiv me normën e amortizimit 5% të këtyre kostove për vitin tatimor.

6. Amortizimi i kostove të aktiveve jo të trupëzuara llogaritet në mënyrë individuale sipas metodës lineare për secilin aktiv në masën 15% të këtyre kostove për vitin tatimor.

7. Amortizimi për kategoritë e mëposhtme të aktiveve llogaritet në mënyrë individuale sipas metodës lineare me përqindje si më poshtë:

a) kompjuterat, sistemet e informacionit, produktet e programeve kompjuterike (software) dhe pajisjet e ruajtjes së të dhënave me 25%;

b) të gjitha aktivet e tjera të veprimtarive të biznesit me 20%.

8. Në çdo kategori të përshkruar në pikën 7, përqindja e amortizimit, e specifikuar në këtë nen, zbatohet mbi bazën e amortizimit të kategorisë përkatëse.

9. Kur një aktiv, siç është përmendur në pikat 5, 6 dhe 7, del jashtë përdorimit gjatë një viti tatimor, vlera kontabël e mbetur për qëllime tatimore është e zbritshme në atë vit, ndërkohë që të ardhurat e mundshme nga nxjerrja jashtë përdorimit të jenë përfshirë në fitimin e tatueshëm.

10. Baza e amortizimit është e barabartë me koston e blerjes ose krijimit të aktivit, duke shtuar koston e rikonstruksionit të aktiveve të kategorisë përkatëse gjatë vitit tatimor.

11. Baza e amortizimit për autoveturat 1+4 të personelit nuk mund të jetë më e lartë se 50% e kostove të blerjes dhe rikonstruksionit, përfshirë TVSH-në. Kostoja e plotë e autoveturës 1+4, e cila amortizohet 50%, nuk mund të jetë më e lartë se 10 000 000 lekë.

12. Në rastin kur baza e amortizimit është një shumë negative, kjo shumë i shtohet fitimit të tatueshëm dhe baza e amortizimit do të konsiderohet e barabartë me zero.

13. Në rastin kur baza e amortizimit nuk kalon 10 000 lekë, e gjithë baza e amortizimit do të konsiderohet një shpenzim i zbritshëm.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *