Shtyhen sanksionet per fiskalizimin

Shtyhen penalitetet per mos zbatimin efektiv te procesit te fiskalizimit per katergorite biznes i vogel pa tvsh dhe te cilet kryjne transaksione vetem me kliente fundore, individe.

Afat i ri eshte data 30.06.2021.

Kjo shtyrje vlen edhe per njoftimin e pagesave te e-faturave prej bankave si edhe per operatoret qe ofrojne furnizimin me uje per konsumatoret final dhe energjine elektrike.

Çfare penalitetesh parashikon ligji per tatimpaguesit qe nuk jane pjese e kategorive te mesiperme dhe nuk zbatojne procesin e fizkalizimit?

  • Bizneset e vogla pa tvsh denohen me gjobe 25’000 leke.
  • Bizneset e vogla me tvsh denohen me gjobe 50’000 leke.
  • Bizneset e medha denohen me gjobe 75’000 leke.

Me heret ne njoftime te DPT eshte thene se librat e blerjes dhe te shitjes do te ngarkohen manualisht vetem deri ne fund te muajit Dhjetor. Duke qene se procesi i faturimit ne sektorin e energjise elektrike eshte shtyre serish, mbetet ne pritje njoftimi i DPT per vijimin e ngarkimit manual te librave ne tatime.

Ndryshimi i pergjegjesive tatimore

Ne rregjistrimin fillestar te nje tatimpaguesi jane nje sere te dhenash qe vete deklarohen bazuar ne ligjin 9723 dt. 30.05.2007 “Per Qendren Kombetare te Biznesit”, te tilla si adresat e ushtrimit te aktivitetit, administrimi, ortaket, fusha e veprimtarise, etj si edhe pergjegjesite tatimore.

Ashtu sikurse per grupin e pare te te dhenave te detyrueshme nga ligji “Per QKB”, ndryshimi behet nga vete tatimpaguesi ne QKB,

edhe perditesimi i te dhenave fillestare ne rregjistrim per pergjegjesive tatimore eshte detyrim i atimpaguesit.

Keto ndryshime kryhen me kerkese ne tatime duke dorezuar formularin standart “Formular aplikimi per ndryshimin e te dhenave per rregjistrim”.

Shembull i ndryshimit te pergjegjesive tatimore mund te jene:

  • tejkalimi i xhiros per efekt te TVSH
  • tejkalimi i xhiros per efekt te Tatimit mbi fitimin
  • ndryshime statusi per te vetepunesuarit, te vetem apo me punemarres .
  • shtim pergjegjesish te reja per tatimet.
  • Ligji nr. 9920 “Per procedurat tatimore ne R.SH”

Neni 43 Ligji nr. 9920 “Per procedurat tatimore ne R.SH”

Përditësimi i të dhënave të regjistrimit

2. Tatimpaguesi, statusi i të cilit ndryshon nga një kategori në tjetrën, sipas parashikimeve në ligjet e veçanta tatimore, duhet të njoftojë administratën tatimore përkatëse, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të ndryshimit. Kur një ndryshim i tillë i statusit diktohet nga një kontroll, i kryer nga administrata tatimore, qendrore ose vendore, administrata që kryen kontrollin njofton administratën tjetër, brenda 10 ditëve kalendarike pas këtij ndryshimi.

Udhezimi nr. 24 “Per procedurat tatimore ne R.SH”

43.2.1 Në rastet kur përgjegjësia tatimore pas regjistrimit fillestar ndryshon, personi I tatueshëm është i detyruar të njoftojë drejtorinë tatimore rajonale të juridiksionit për ndryshimet e ndodhura. Deklarimi i ndryshimit të përgjegjësisë tatimore për të gjithë kategorinë e tatimpaguesve që regjistrohen nga QKB-ja dhe nga AT, mund të bëhet edhe online nëpërmjet faqes së shërbimeve elektronike e-albania, pa qenë e nevojshme që tatimpaguesi të paraqitet në sportelet e shërbimit në DRT. Formulari i plotësuar do të dërgohet në mënyrë elektronike në sistemin elektronik të tatimeve, të adresuar për DRT-në përkatëse e cila do të bëjë aprovimin e ndryshimit të përgjegjësisë. Drejtoria rajonale tatimore i reflekton këto ndryshime në sistemin tatimor, duke bërë sistemimet e duhura në dosjen elektronike të personit të tatueshëm.

Kush jane kategorite e pensionisteve qe perfitojne shperblim

Publikohet ne fletoren zyrtare Vendimi i Keshillit te Ministrave per shperblimin e pensionisteve per festat e fundvitit 2021.

  • Kategorite e pensionisteve te perfshire ne kete vendim do te perfitojne 5’000 leke/shperblim.
  • Të drejtën për të përfituar shpërblimin, e kanë edhe ata persona, që kanë datë të fillimit të pensionit deri në datën 31.12.2021,
  • Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2021 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2021, ato paguhen gjatë vitit të ardhshëm.
  • Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, që llogariten në shumën 3’440’000’000.

IZOSOFT'S imageDisk New Year Compositions-2 IZ117

Dhuratat dhe shperblimet

Gjate periudhave te festave, por jo vetem, shume kompani shperndajne dhurata dhe shperblime ndaj furnitoreve e klienteve, personelit apo perfaqesuesve te institucioneve shteterore.

Keto dhurata dhe shperblime pergjithesisht kane vlera simbolike. Per kete fakt ndonjeher anashkalohet edhe rregullimi fiskal i tyre.

Me poshte do te paraqesim nje permbledhje te rregullimeve ligjore ne lidhje me njohjen ose jo te dhuratave dhe shperblimeve si shpenzime te zbritshme dhe trajtimin e tyre per efekt te tvsh-se.

https://trial-studio.com/2021/01/06/shpenzimet/

Fillimisht duhet thene se legjislacioni trajton ndryshe dhuratat nga shperblimet. Kur flasim per dhurata behet fjale per “shperblim ne natyre”. Kur flasim per “shperblimet”, behet fjale per “shperblime ne para”.

Tatimi mbi te ardhurat per shperblimet dhe dhuratat simbolike.

Shperblimet ne natyre (dhuratat simbolike)

Per te percaktuar nese nje shpenzim eshte i njohur  (zbritet nga te ardhurat e tatueshme) ose jo per efekt fiskal duhet te shohim ligjin vetem per pjesen e perjashtimeve. Cfar nuk eshte e perjashtuar, eshte shpenzim i njohur.

Neni nr. 21 “Shpenzime te panjohura” i ligjit 8438 dt. 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat” percakton si shpenzime te panjohura per efekt te tatimit mbi fitimin, ne germen “k” te tij, shpenzimet per dhuratat.

Pika nr. 3.6.n e udhezimit nr. 5 dt. 30.01.2006 “Per tatimin mbi te ardhurat” percaktoniton qe shpenzimet per dhuratat nuk njihen per efekt tatimi, me perjashtim te dhuratave simbolike te parashikuara ne germen “k” te pikes 3.6.

Germa 3.6.k

k. Në përcaktimin e fitimit të tatueshëm, nuk do të njihen si shpenzime të zbritshme, shpenzimet e përfaqësimit dhe shpenzimet për pritje-përcjellje që tejkalojnë vleren e 0,3 % të qarkullimit vjetor (siç është përkufizuar qarkullimi vjetor ne Udhezimin e Ministrise se Financave “Per TVSH”). Në shpenzimet e përfaqesimit përfshihen shpenzime me karakter të përgjithshëm që një shoqëri bën për prezantimin dinjitoz të saj në marredhëniet me partnerët apo institucione të tjera, p.sh. organizimi i takimeve, prezantimi i projekteve të reja, perurimi i linjave apo prodhimeve të reja, qerasjet dhe pritje-përcjelljet që lidhen me mardhëniet e biznesit.

Duke i konsideruar dhuratat simbolike si pjese e “shpenzime per pritje percjellje” te cilat ne cdo rast kane qellim te ruajne dhe permiresojne mardheniet ne bizes rezulton qe ato jane te njohura per efekt te tatimit mbi fitimin.

Per njohjene  shpenzimeve te dhuratave simbolike nevojitet nje vendim asambleje ose I administratorit, ku te percaktohen llojet dhe sasia e mallrave qe do te dhurohen si edhe kujt do ti dhurohen.

Shperblimet ne para

Neni nr. 21 “shpenzimet e panjohura” i ligjit 8438 dt. 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat”

n). Për efekt të përcaktimit të fitimit të tatueshëm, nuk njihen si shpenzime, shpenzimet për paga shpërblime dhe çdo formë tjetër e të ardhurave personale, të cilat lidhen me marrëdhëniet e punësimit, që u janë paguar të punësuarve, përfshirë edhe administratorët, pa kaluar nëpërmjet sistemit bankar.

Neni nr. 10 “Mbledhja e tatimit” i ligjit 8438 dt. 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat”

1.Çdo punëdhënës, që paguan një pagë a shpërblim mban tatimin mbi të ardhurat personale dhe e derdh tatimin e mbajtur në favor të organeve tatimore.

Pra, qe shperblimet ndaj personelit te njihen si shpenzime te zbritshme duhen plotesuar dy kushte, te jete mbajtur tatimit mbi te ardhurat si edhe te kene kaluar nepermjet sistemit banker.

TVSH per shperblimet dhe dhuratat simbolike

Shperblimet ne para nuk jane pjese e TVSH sepse ato jane pagesa direkte ndaj individeve  te cilat tatohen ne burim (tap ne kete rast).

Dhuratat simbolike (shperblimet ne natyre)

Neni 9 “Furnizimi i mallrave kundrejt pagesës” i ligjit nr. 94/2014 dt. 24.07.2014 “Per TVSH”

3. Nuk trajtohet si furnizim malli kundrejt pagesës përdorimi i mallrave të biznesit si mostra (kampione) ose dhuratat me vlerë të vogël.

4. Ministri i Financave përcakton me udhëzim, në kuptim të këtij neni, se çfarë konsiderohet “mostër” dhe vlerën maksimale të “dhuratave me vlerë të vogël”.

Udhezimi nr 6 dt. 30.01.2015 “Per TVSH” , neni nr. 16

2.Dhuratë me vlerë të vogël, konsiderohet një mall me vlerë individuale të tregut më të vogël se 2.000 lekë/

Beneficial Ownership - shutterstock_1045740748 (1)

Projektligj “Per Rregjistrin e Pronareve Perfitues”

Qeveria ka publikuar per konsultim projektligjin per shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr 112/2020 “Per Rregjistrin e Pronareve Perfitues”.

Ndryshimet me te rendesishme qe preken nga ky projekt jane nje pasqyrim i problematikave te evidentuara qe ne muajt e pare te vitit 2021 kohe kur nisi zbatimi i ketij ligji.

1- Do te transferohen automatikisht te dhenat ne Rregjistrin e Pronareve Perfitues per:

  • subjektet e ekzistuese te rregjistruara ne Qendren Kombetare te Biznesit perpara dates se krijimit te Rregjistrit te Pronareve perfitues;
  • pronesia e ketyre subjekteve eshte direkte;
  • transferimi i te dhenave do te kryhet nga DPT dhe Akshi brenda dates 01.04.2022;

2-Per subjektet raportuese ekzistuese me pronesi indirekte te rregjistruara ne QKB si edhe Organizatat jofitimprurese ekzistuese, shtyhet afati i rregjistrimit fillestar deri ne 01.04.2022.

3-Per subjektet e rregjistruara rishtazi , pas dates se krijimit te Rregjistrit te Pronareve Perfitues, afati i rregjistrimit fillestare nga 30 dite behet 40 dite.

4-Te gjitha gjobat e vendosura perpara dates se hyrjes ne fuqi te ketij ligji falen ne masen 100 % me kusht qe keto detyrime te permbushen brenda dates 01.04.2022.

Ne linkun e meposhtem ndodhet projektligji