postim instagram

Zyrat e kembimit valutor

Zyrat e kembimit valutor ofrojnë shërbimin e këmbimit të monedhës vendase kundrejt monedhave të huaja.

Keto zyra e ushtrojne aktivitetin nepermjet rregullave te vendosura nga Banka e Shqiperise dhe monitorohen prej saj.

Rregullorja e B.SH. Percakton kriteret per marrjen e licences si edhe raportimet qe zyrat e kembimit valutor duhet te kryejne prane Bankes se Shqiperise.

Zyrat e kembimit valutor kriteret per licencimin:

  • Kapital themeltar minimal 2’500’000 leke.
  • Dokumenta te biznesit si extrakt qkb, dokument pronesie ose kontrate qeraje.
  • Bllokim ne banke i nje shume 2’500’000 leke me afat nga kerkesa per licence deri ne marrjen e saj.
  • Vertetim per ortaket dhe administratorin qe nuk jane ne ndjekje penale si edhe vertetim qe nuk jane ne proces penal.
  • Vertetim nga permbarimi.
  • Dipome per administratorin.
  • Dokumenta identifikimi dhe nga 2 fotografi per cdo punonjes te zyres se kembimit valutor (kambist).
  • Deklarate nga administratori mbi njohjen dhe zbatueshmerin e ligjeve ne fuqi per zyren e kembimit valutor.
  • Informacion per pajisjet teknike dhe administrative qe disponon zyra.
  • Informacion mbi mjetet dhe kushtet e sigurise.

Raportimet qe kryen nga zyra e kembimit valutor ne Banken e Shqiperise jane:

  • Cdo dite transaksionet e këmbimit valutor të kryera, për vëllimin e blerjeve dhe të shitjeve të valutave, si edhe për kursin mesatar të këmbimit për çdo monedhë, sipas aneksit te miratuar ne rregullore.
  • Cdo jave, dite të premte, vetëm pozicionet në lekë sipas aneksit te miratuar ne rregullore.
  • Subjektet qe ushtrojne veprimtari ne dy ose me shume zyra kembimi valutor mbledhin informacionin nga secila prej tyre dhe raportojne ne banke mbi baza te konsoliduara.
  • Cdo vit, brenda muajit Janar vërtetim nga Ministria e Drejtësisë se aksioneri/ortaku dhe administratori nuk është i dënuar penalisht ose formularin e vetëdeklarimit, sipas aneksit nr. 4 të kësaj rregulloreje.
  • Deklaratë personale e aksionerit/ortakut dhe administratorit për lidhje të mundshme familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë
  • Deklaratë personale e administratorit që subjekti vazhdon të plotësojë kushtet në bazë të të cilave ai është licencuar;

Fiskalizimi i shitjeve per zyrat e kembimit valutor.

Neni nr. 24 i udhezimit nr. 16 date 03.04.2020 “Per faturen dhe sistemin e monitorimit te qarkullimit”

Zyrat e autorizuara të këmbimit të valutave duhet të lëshojnë një faturë të thjeshtuar per cdo transaksion kembimit.

Zyrat e autorizuara të këmbimit janë të detyruara të konvertojnë sasinë e parave të blera të huaja në ekuivalentin e lekut me kursin e këmbimit me të cilin është kryer transaksioni i blerjes dhe ekuivalenti i deklaruar i lekut për qëllimin e fiskalizimit të faturës duhet të shprehet në
29 faturën e fiskalizuar, me shenjën “-” para shumës së parave.

Për transaksionet e shitjeve në valutë, zyrat e autorizuara të këmbimit kërkojnë të raportojnë shumën e parave në lekë që marrin nga klienti për qëllime të fiskalizimit. Në këtë rast nuk ka nevojë të deklaroni shenjën “+” para shumës së parave të gatshme.

Fatura pas fiskalizimit do të printohet dhe do t’i jepet klientit dhe do të tregojë shumën në lekë, me shenjën përkatëse, e cila gjithashtu dërgohet gjatë procedurës së fiskalizimit në një mesazh XML, në mënyrë elektronike, në sistemin e informacionit të administratës tatimore.

Në faturë gjithashtu duhet të tregohet veçmas shuma e komisionit nëse aplikohet dhe shuma përfundimtare në lekë duhet të deklarohet pa përqindjen që, për shembull një zyrë shkëmbimi mund të marrë nga klienti për shërbimin e këmbimit. Pra, në thelb, shuma totale në lekë duhet të jetë shuma e saktë e marrë nga klienti ose që i është dhënë klientit për shkëmbimin e valutës së huaj.


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *