admin-ajax

Paketa fiskale-Procedurat Tatimore

Paketa fiskale-Procedurat Tatimore jane pjese e ndryshimeve qe Ministria e Financave ka publikuar per konsultim.

Paketa fiskale 2023 permban ndryshime ne ligjet:

  • Ligjin nr. 9920 “Per Procdurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”
  • Ligji nr. 92/2014 “Per tatimin mbi vleren e shtuar ne Republikene Shqiperise”
  • Ligji nr. 9975 “Per taksat kombetare”
  • Ligji nr. 61/2012 “Per akcizat ne Republiken e Shqiperise”

Paketa fiskale-Procedurat Tatimore, disa nga ndryshimet.

Ndryshimet ne projektligj synojne te ulin evazionin fiskal, nepermjet rishikimit te penaliteteve dhe kufizimit te perdorimit te parase cash.

Per here te pare vendosen limite te gjendjes se parave cash ne arkat e biznesit. Fillimisht limiti i arkes eshte tentuar te vendosej me ligjin 87/2019 “Per faturen dhe sistemin e monitorimit te qarkullimit”, por qe u hoq ne ndryshimet qe pesoi ky ligj me pas.

Te gjithe tatimpaguesit do te mund te mbajne ne arkat e biznesit nje gjendje parash jo me te larte se limiti maksimal qe i lejon ligji. Limiti Maksimal i arkes percaktohet ne baze xhiros se biznesit. Parate mbi limitin maksimal te ligjit do te duhet te depozitohen ne banke.

“Neni 59/1 Detyrimi për të depozituar paratë (kartëmonedhat dhe monedhat) në llogarinë bankare

  1. Tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet që t’i depozitojë në llogarinë e vet bankare ose në llogarinë e tij të hapur në institucione të tjera financiare jobankare, që mund të mbajnë depozita në përputhje me ligjin përkatës, paratë (kartëmonedha dhe monedha) që ka grumbulluar gjatë ditës për furnizimin e mallrave apo të shërbimeve, të cilat tejkalojnë nivelin maksimal të arkës, në përputhje me nenin 59/2, të këtij ligji, ditën e ardhshme të punës, pasi maksimumi i arkës është tejkaluar.

Ne projektligj nuk jane percaktuar masat administrative qe aplikohen nese ky nen nuk zbatohet nga tatimpaguesi. Cfar penaliteti ka per tatimpaguesit qe tejkalojne limitin maksimal te arkes?

Ka situata kur ky nen nxit veprimet fiktive te arkes dhe bankes duke rritur burokracine ne aktivitetin e biznesit.

A eshte konsiderohet shkelje e ketij neni nese parate qe tejkalojne limitin maksimal te arkes, pronari I personit fizik  tregtar ose te vetepunesuar, ti terheqe nga arka per perdorime persnonale te tij, si fitim te terhequr, ose sipas rasteve si kthim te financimeve te meparshme me qellim evitimin e veprimeve fiktive, depozitim ne banke-terheqje nga banka nga pronari apo kalim neper llogari personale?

A konsiderohet shkelje e ketij neni nese parate qe tejkalojne tepricat e limitit maksimal te arkes administratori I nje personi juridik t’ua shperndaje ortakeve ne formen e kthimit te financimeve te meparshme apo shperndarje dividenti ne baze ten je vendimi te shoqerise?

Perkufizimi i te vetepunesuarit saktesohet me kete ndryshim. Deri tani eshte perdorur per te gjithe bizneset e formes ligjore personfizik pavarsisht llojit te aktivitetit te ushtruar. Sipas ndryshimit:

Neni 1

Në nenin 5  “Përkufizime”, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

 (m) “entitet” nënkupton: (i) çdo shoqëri apo çdo strukturë të organizimeve të korporuara apo jo-korporuara (pavarësisht formës) të natyrës fitimprurëse ose jo-fitimprurëse, (ii) organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse, (iii) ndonjë formë “trusti” të huaj, apo strukture të ngjashme, (iv) ndonjë formë partnershipi apo ndonjë entitet të natyrës personale, (v) çdo formë të joint-venture, (vi) çdo formë kompanie menaxhimi kapitalesh apo asetesh, (vii) çdo formë e shoqërive sipas kodit civil apo ligjit të shoqërive tregtare, (viii) partnership-et pasive apo në ‘fjetje”;  

(n) “individ i vetëpunësuar” nënkupton çdo person fizik i angazhuar në furnizimin e çdo lloj shërbimi, apo i angazhuar në veprimtari të tjera profesionale, të ndryshme nga veprimtaria tregtare;