Cikli

Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientin (CRM)

Pyetja më e zakonshme në hapjen e një biznesi por edhe në tentativat për zgjerim të një biznesi ekzistues është: “Ku dhe si do ti gjenerojme klientët”?

Ndonëse kjo është një pyetje jetike e pikënisjes së biznesit për të cilën marketingu ofron disa metoda kërkimi, bizneset nuk duhet të fokusohen vëtëm aty. Ndonjëher është me lehtë të gjesh klientë se sa ti mbash ata.

Ndodh jo pak shpesh që të gjendemi të neglizhuar nga furnitori ynë në marrjen e një produkti/shërbimi apo në tarifa preferenciale kundrejt klientëve të rinj të tij. Por ne nuk jemi klientë të perjetshëm. Shembull tipik i neglizhencës së menaxhimit të mardhënieve me klientët janë kompanitë celulare të cilat ofrojnë paketa më të favorshme për klientët e tyre të rinj, në një kohë që neve si klientë ekzistues nuk ndodh te na marrin e të na thonë: “Duke qenë se jeni klient i vjetër dhe i rregullt ne do t’ju ofrojmë “x” sherbim shtesë apo “y” zbritje nga tarifa.”

Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët është qasja më e mirë dhe më efikase në ruajtjen dhe krijimin e marrëdhënieve me klientët. Nuk është vetëm një biznes i pastër, por gjithashtu krijon një lidhje të fortë personale brenda njerëzve. Zhvillimi i këtij lloji të lidhjes e çon biznesin në nivele të reja suksesi.

Më poshtë po rendisim disa aspekte të menaxhimit të marrëdhënieve me klientët të marra nga IFAC (Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve):

1- Njohja e klientit tuaj

  • Eshte e rendesishme te kuptoni vizionin qe kane klientet per biznesin dhe planet e tyre afatgjata.
  • Menyra me e mire per te njohur klientet tuaj eshte zhvillimi i “Pyetesorit te Klientit”, qe permban kryesisht pyetje te tilla si:
  • Cili eshte plani juaj aktual i biznesit?
  • Cilat jane qellimet dhe objektivat tuaja kryesore?
  • Ku e shikoni biznesin tuaj pas dy, pese dhe dhjete viteve?
  • Cilat jane gjerat me te rendesishme qe deshironi nga kontabilisti juaj?
  • Sa kohe deshironi te qendroni te perfshire ne kete biznes?

2- Rishikimi i bazes se klienteve

  • Eshte e rendesishme te kuptoni se si klientet nderveprojne me shoqerine tuaj, per te percaktuar se cilet kliente kane nje marredhenie te forte me shoqerine dhe cilet jo.
  • Menyra me efektive per ta bere kete eshte klasifikimi i klienteve. Shoqerite shpesh e bejne kete ne baze te tarifave qe klientet paguajne kombinuar dhe me disa kritere “jo- monetare” si p.sh:
  • Sa nga sherbimet tona perdorin aktualisht?
  • A i paguajne faturat ne kohe?
  • A i respektojne keshillat tona?
  • A mund t’i shtojme vlere biznesit te tyre?
  • A ndihemi mire kur punojme me ta?

3-Matja dhe tejkalimi I pritshmerive te klienteve

  •  Çfare duan klientet?

Bizneset duhet te vihen ne dispozicion te klientit dhe te shikojne pertej transaksionit aktual duke u perfshire ne nje menyre te pershtatshme me biznesin e tyre per te kuptuar ate qe klienti kerkon ne te vertete.

  • Matja e pritshmerive te klienteve.
  • Identifikoni se cilat jane pritshmerite e klientit tuaj
  • Matni pritshmerite e klientit tuaj
  • Kontrolloni ne menyre te vazhdueshme nese pritshmerite e tyre jane realizuar: Pyesni klientin.
  • Tejkalimi i pritshmerive te klientit
  • Duhet te mendoni vazhdimisht se si mund te shkoni pertej asaj qe klientet presin.
  • Telefonatat rutine ndihmojne drejt ndertimit te marredhenies me klientin tuaj. Te jeni te sigurt se ai do ta vleresoje telefonaten tuaj
rritet-akciza-e-produkteve-t-euml-luksit_hd-780x439

Akciza – Dallimi fiskal mes takses ne import dhe ne prodhimin vendas

Akciza është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, të prodhuara dhe të importuara, që hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ne trajtimin fiskal ka dallim mes akcizes per mallrat e importuara dhe akcizes per mallrat e prodhuara brenda vendit.

Rregullat e përgjithshme për prodhimin, mbajtjen, magazinimin, lëvizjen dhe kontrollet mbi produktet që i nënshtrohen detyrimeve të akcizës, percaktohen nga ligji nr. 61/2021 “Per akcizat ne R.SH” dhe aktet ligjore ne zbatim te tij.

Sipas ligjit “Per Tatimin mbi te ardhurat”, akciza eshte shpenzim i panjohur.

Neni 21 I ligjit nr. 8438 dt. 28.12.1998 ““Per Tatimin mbi te ardhurat”,

Shpenzime të panjohura

gj) tatimi mbi të ardhurat personale, akciza, tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi vlerën e shtuar të zbritshëm;

Ne kete pike ligji ben fjale per akcizen e mallrave te prodhuara ne Republiken e Shqiperise.

Akciza per importin e mallrave qe i nenshktrohen kesaj takse ben pjese ne shpenzimet e njohura.

Udhezimi nr. 5 dt. 30.01.2006 “Per Tatimin Mbit e ardhurat, pika nr. 3.6.J

3.6. SHPENZIME TË PANJOHURA

Akciza e paguar në blerje ose në import në çdo rast është shpenzim i zbritshëm. Kështu p.sh. nëse një shoqëri transporti blen karburante, në çmimin e të cilave është përfshirë edhe akciza, e gjithë vlera e këtyre shpenzimeve është shpenzim i njohur. E kundërta ndodh me akcizën e llogaritur në shitje. Kjo akcizë nuk njihet si shpenzim i zbritshëm. Kështu p.sh. një tatimpagues prodhues birre, kur shet birre, llogarit edhe akcizën përkatëse të cilën e mbledh dhe e derdh për llogari të shtetit. Në këtë rast për pjesën e akcizës së llogaritur nuk preken llogaritë e të ardhurave dhe të shpenzimeve. pasi akciza në këtë rast është shtesë mbi çmimin e shitjes (kosto plus fitim) dhe nuk zbritet nga shpenzimet e biznesit;

Kompensimet e kontributeve shtese

TVSH-Vetefurnizimi i mallrave dhe sherbimeve

Ne aktivitetin e perditshem ekonomik te biznesit mund te ndodhe qe biznesi te perdore mallra dhe sherbimet qe tregton per nevojat e aktivitetit te tije.

Vetefurnizimi i mallrave dhe sherbimeve konsiderohet si furnizim kundrejt pagesës nga personi i tatueshëm furnizimi i mallrave të prodhuara, të ndërtuara, të nxjerra, të përpunuara, të blera ose furnizimi i shërbimeve në kuadër të veprimtarisë së tij ekonomike për t’u përdorur për nevoja të kësaj veprimtarie.

Raste te tilla mund te permenden:

– nje shoqeri me aktivitet ne fushen e Teknologjise se Informacionit, nderton nje software per nevojat e brendshme te saje.

– nje shoqeri qe tregton kafe dhe nenprodukte te saj, nje pjese te mallit te blere e perdor per personelin e saj.

– nje studio kontabiliteti, mban kontabilitin per aktivitetin e saj.

Kujdes!

Vetefurnizimi, rastet e mesiperme, ndryshojne dhe trajtohen ndryshe ligjerisht nga perdorimi i mallrave e sherbimeve per nevojat e pronarit/pronareve. P.Sh nese pronari i nje shoqerie me aktivitet ne fushen e ndertimit do te ndertoje nje shtepi banimi per veten e tije.

Sipas ligjit, subjekti qe kryen vetefurnizim duhet te leshoje nje fature tatimore ku si bleres dhe shites eshte vete subjekti. Kjo fature deklarohet ne liber shitje si furnizime me shkalle 20 % ose e perjashtuar varesisht aktivitetit te biznesit. Ne te njejten kohe, fatura deklarohet ne blerje si blerje e perjashtuar, blerje me shkalle 20 % apo investime, varesisht aktivitetit dhe produktit/sherbimit te vetefurnizuar.

Bazuar në nenin 15 të ligjit, në këtë rast, personi i tatueshëm konsiderohet se ka kryer një vetëfurnizim të mallrave dhe shërbimeve me kushtin që këto mallra e shërbime të përdoren për qëllime të veprimtarisë ekonomike të tatueshme, jo të përjashtuar të personit të tatueshëm.

Personi i tatueshëm i furnizon dhe gjithashtu i trajton këto mallra ose shërbime si furnizime të marra prej tij, për qëllime të veprimtarisë ekonomike të tatueshme, duke aplikuar zbritshmërinë e TVSH-së, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

Për këtë, personi i tatueshëm lëshon një faturë për furnizimin si furnizues i mallit ose shërbimit dhe në të njëjtën kohë si blerës i këtij furnizimi për nevoja të biznesit të tatueshëm.

Per rastet e vetefurnizimit, aplikimi apo jo i TVSH-se si edhe e drejta e zbritjes ose jo ne blerje e saj nuk lidhet me procesin e vetefurnizimit. Per efekt te TVSh, si ne shitje ashtu edhe ne blerje vetefurnizimi trajtohet njelloj sikur shitja te ishte kryer per nje tatimpagues tjeter.

tatimpaguesi

Fiskalizimi-Ndeprerja e punes se pasjisjeve fiskale/software-ve

Nëse ndodh ndërprerja e plotë e punës së pajisjes fiskale, tatimpaguesi, që lëshon faturë, lëshon një faturë nga një bllok i veçantë faturash.

Blloku i veçantë i faturave përmban dy kopje për secilën faturë: origjinalin për konsumatorin dhe kopjen që mbetet në librin që duhet të mbahet nga tatimpaguesi.

Tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet që brenda pesë ditëve, nga e nesermja e ditës kur pajisja fiskale ka ndaluar plotësisht së funksionuari, të mundësojë funksionimin e pajisjes për lëshimin e faturave fiskale ose të sigurojë një pajisje të re.

Brenda 5 ditëve pas afatit të përcaktuar me siper,  tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet t’i fusë të gjitha faturat në sistemin fiskal dhe t’i paraqesë ato në administratën tatimore qendrore, nëpërmjet lidhjes elektronike (internetit), nëpërmjet një protokolli të veçantë, në përputhje me udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat.

Administrata tatimore qendrore u cakton NIVF-në të gjitha faturave të referuara në pikën

4, të këtij neni, dhe ia kthen ato tatimpaguesit, që lëshon faturë, si konfirmim për pranimin e faturave të dorëzuara me vonesë.

Tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet që ta shtojë informacionin lidhur me NIVF-të e marra në kopjet e faturave në bllokun e veçantë të faturave, sipas pikës 1, të këtij neni, dhe t’ua dërgojë marrësve të faturave elektronike.

fiskalizimi-kostot-4-1024x768

Fiskalizimi i faturës së importit

Procedura e fiskalizimit të faturës për importet e mallrave, kryhet nga marrësi i mallrave në Republikën e Shqipërisë, bazuar në deklaratën doganore pas vendosjes së mallrave nën regjimin e hedhjes për qarkullim të lirë, por jo më vonë se tri ditë nga vendosja e mallrave në këtë regjim. Në rast të rishikimit të deklaratës doganore, si pasojë e rivlerësimit doganor ose kontrollit pas zhdoganimit, Brenda afatit të përcaktuar në kodin doganor, blerësi që ka kryer procesin e fiskalizimit, bën menjëherë korrigjimin e të dhënave të faturës, bazuar në deklaratën doganore të rishikuar dhe e dërgon atë pranë administratës tatimore. Në rastin e furnizimit nga jashtë të shërbimeve, blerësi vendas i shërbimit, që ka marrë një faturë elektronike nga jashtë shtetit, kryen procedurën e fiskalizimit brenda afatit të referuar në pikën 3, të nenit 8, të këtij ligji.

Procedura e fiskalizimit për importimin e mallrave do të përdorë të dhënat që i janë dërguar administratës tatimore nga administrata doganore në deklaratën doganore, kështu që fiskalizimi i faturave nga jashtë do të bazohet në të dhënat e paracaktuara dhe tatimpaguesi do duhet të shtojë vetëm informacionin që mungon, sipas nenit 25 të këtij udhëzimi, nga fatura e tatimpaguesit të huaj. Fiskalizimi do të bazohet në deklaratën doganore, kështu që vetëm pasi të marrë deklaratën doganore lind detyrimi për fiskalizimin e faturës.

likuidimi-i-nje-shoqerie-tregtare

Likuidimi i nje shoqerie tregtare

Çrregjistrimi vullnetar ne kushtet e aftesise paguese te nje shoqerie kryhet duke ndjekur proçeduren e likuidimit ne kushtet e aftesise paguese.

Behet fjale per nje sere procedurash administrative dhe financiare deri ne likuidimin total te detyrimeve dhe shitjen/transferimin e aseteve afatshkurtera e afatgjata te shoqerise. Rezultati financiar, fitim/humbje mbyllet me kapitalin e pronarit.

Procedura e likuidimit fillon me depozitimin e Vendimit te Asambles se Pergjitheshme pwr kalimin e shoqwirsw nga statusi “AKTIV” ne statusin “Shoqweri ne likujdim” si edhe emerimin e Likuidatorit.

Ligji nr 9901, dt. 14.04.2008 “Per Tregtaret dhe shoqerite Tregtare”, i ndryshuar

Likuidator i shoqerise mund te jete cdo individ i emeruar nga Asambleja e Pergjitheshme, perfshire vete administratorin e shoqerise. Likuiduesi merr përsipër të drejtat dhe detyrimet e administratorëve nga data e emërimit të tij.

Detyra e likuiduesve është mbyllja e të gjitha veprimeve të shoqërisë, mbledhja e kredive të

paarkëtuara dhe e kontributeve të pashlyera, shitja e pasurive të shoqërisë dhe shlyerja e kreditorëve duke respektuar radhën e referimit, sipas nenit 605 të Kodit Civil.

Likuiduesi përgatit një bilanc të gjendjes së shoqërisë në çastin e hapjes së likuidimit dhe një bilanc përfundimtar në çastin e mbylljes së këtyre procedurave si edhe Raportin e Likuidimit.

Likuiduesit duhet të dorezojne ne QKB ftesen për kreditorët e shoqërisë për të depozituar pretendimet e tyre.Ftesa dorezohet 2 here me nje me një interval prej 30 ditësh.

Bilanci i hapjes se procedurave te likuidimit dhe I mbylljes se saj, se bashku me raportin e likuidatorit, depozitohen ne Qendren Kombetare te Biznesit pasi te kete kaluar afati I ftesave dhe shqyritimit te pretendimeve te kreditoreve.

Ligji nr. 9920, dt. 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne R.Sh”, i ndryshuar

Për personat juridikë, Qendra Kombëtare e Biznesit njofton statusin e shoqërisë në likuidim,

dhe në vijim, kur shoqëria dorëzon raportin përfundimtar të likuidimit, dërgon në organin

tatimor datën e paraqitjes së këtij raporti.

Administrata tatimore, brenda 10 ditëve pune nga data e paraqitjes së  paraqitjes së raportit përfundimtar të likuidimit për personat juridikë, është e detyruar të verifikojë dhe të vlerësojë situatën tatimore të subjektit/ tatimpaguesit në llogarinë e tij në kontabilitetin dhe sistemin e të dhënave që disponon. Për situatën tatimore të subjektit/tatimpaguesit, si dhe për deklaratat e padorëzuara nga ai, administrata tatimore njofton brenda këtyre 10 ditëve tatimpaguesin.

Kur administrata tatimore, sipas analizës së riskut, gjykon se është e nevojshme të ushtrojë

kontroll në mjedisin ku kryen veprimtarinë subjekti, ky kontroll dhe pasqyrimi i tij në situatën

e tatimpaguesit nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë pune.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

grantet

Grantet

Grantet dhe format e tjera te ndihmes.

Grandet nuk duhet të njihen deri sa të ketë siguri të
mjaftueshme që
(a) njësia ekonomike do të përmbushë kushtet e
paracaktuara në lidhje me grandet;
(b) grandet do të merren/përftohen.

Grantet janë ndihmë e dhënë nga një organizëm qeveritar ose joqeveritar, në formën e transferimit të burimeve apo aktiveve të një njësie ekonomike, përkundrejt plotësimit në të shkuarën ose në të ardhmen të disa kushteve të paracaktuara që lidhen me aktivitetet e shfrytëzimit të kësaj njësie ekonomike

A konsiderohen grantet ne te ardhurat e tatueshme?

A ka llogjike qe qeveria ne njerin kah te dhuroje para e ne tjetrin te marre 15 % te tyre nepermjet tatim fitimit?

A ka llogjike qe qeveria te marr 15% nga te ardhurat e dhuruara nga nje OJF?

Per trajtimin fiskal te granteve na ndihmon parashikimi ligjor i te ardhurave te tatueshme dhe te perjashtuara i cili ndodhet ne linkun e meposhtem:

Gjitashtu, parashikimet SKK nr. 10 dhe kontrata e grantit qe tatimpaguesi lidh me ofruesin e grantit jane te rendesishme per te arritur ne nje konkluzion sipas rastit.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

kontribute-shoqerore-shendetsore

Perjashtime te TVSH ne import per fasonet

Ne baze te ligjit nr. 92/2014 “Per TVSH ne R.SH”, neni nr. 56 “Përjashtime të veçanta në import”, Janë furnizime të përjashtuara nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import:

38.Importimi i makinerive dhe pajisjeve:

b)në funksion të realizimit të kontratave të investimeve në sektorin e përpunimit aktiv dhe të agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit;

Me poshte procedura e perfitimit te autorizimit per perjashtim nga TVSH:

Personat e tatueshëm të cilët do të importojnë makineri dhe pajisje për këtë rast duhet të paraqesin në Degën Doganore Mbikqyrëse dokumentet, si më poshtë vijon:

  • një kërkesë me shkrim, së cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkëngjitet edhe një fotokopje e certifikatës së NUIS/NIPT-it;
  • kopje të ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), ku të jetë specifikuar se aktiviteti ekonomik është në fushën e përpunimit aktiv. Verifikimi nëse ka ose jo autorizimin e lëshuar nga autoriteti doganor si tatimpagues në regjimin e përpunimit aktiv kryhet brenda strukturave doganore;
  • kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, për të gjithë kohëzgjatjen e investimit;
  • kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, për vitin kur kryhen importet;
  • të dhëna për llojin dhe sasinë e makinerive e të pajisjeve që do të importohen me kodet tarifore përkatëse dhe për periudhën e instalimit;
  • kopje të aktit të pronësisë apo të marrjes me qira të ambienteve ku do të bëhet investimi;
  • përshkrimin skematik dhe narrativ të skemës teknologjike për çdo element të saj;
  • Deklaratë e personit të tatueshëm që makineria apo pajisja, për të cilën kërkohet përjashtimi, nuk është importuar për qëllime shitjeje
dalja-jashte-perdorimit-e-mallrave

Dalja jashte perdorimit e mallrave

Dalja jashte perdorimit e mallrave per shkak se jane te paperdorshme eshte pjese e rriskut te te berit biznes.

Kalimi i afatit te pedorimit (skadimi) eshte rast tipik ne tregtine e mallrave ushqimor.

Raste tjera te ngjashme mund te jene demtime qe vijne nga pakujdesi apo demtime nga shkaqe natyrore.

Ky rrisk eshte i konsideruar nga ligji i TVSH dhe bizneset nuk kryejne rregullim te TVSH-se ne blerje. Mmallrat e demtuara njihen, pranohen dhe nuk konsiderohen si furnizim kundrejt pageses ne qofte se ndiqen procedurat ligjore te parashikuara.

Mallrat e demtuara tatohen per efekt te TVSH-se vetem ne rastet kur biznesi perfiton demshperblim per arsye te sigurimit te mallit.

Rregullat dhe procedura për daljet jashtë përdorimit të mallrave

Udhezimi nr. 6, dt. 30.01.2015 “Per TVSH ne R.SH”, neni nr. 58:

Personi i tatueshëm i cili do të kryejë nxjerrjen jashtë përdorimit të mallrave duhet:
i) të bëjë një njoftim me shkrim drejtuar autoritetit tatimor, përkatësisht Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar. Nëpërmjet njoftimit, autoriteti tatimor informohet në lidhje me:
a. Listën e mallrave që do të nxjerrë jashtë përdorimit,
b. arsyet e nxjerrjes jashtë përdorimit për secilin artikull dhe
c. numrin e njësive/sasinëe mallrave,
d. çmimin e blerjes së secilit prej mallrave;
e. vlerën e mallrave;
f. datën kur do të kryhet ky proces.

ii) Njoftimi duhet të dërgohet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore jo më vonë se 5 ditë kalendarike, para datës së nxjerrjes jashtë përdorimit të mallit.

iii) Drejtoria Rajonale Tatimore cakton për të marrë pjesë në këtë proces dy inspektor, të cilët mbajnë një procesverbal për këtë qëllim, të konfirmuar edhe nga përfaqësuesi i personit të tatueshëm dhe personat e tjerë të pranishëm gjatë këtij procesi.

Nëse inspektoret nuk paraqiten brenda afatit të përcaktuar, personi i tatueshëm ka të drejtë të vazhdojë normalisht me nxjerrjen jashtë përdorimit të mallit. Në këtë rast janë të nevojshme dokumentet e institucioneve përkatëse të cilat kanë verifikuar shkatërrimin e mallrave, kur kërkohet prania e tyre.

Nëse procedura e mësipërme nuk ndiqet ose inspektorët tatimor kundërshtojnë kërkesën e personit të tatueshëm ose në rast kontrolli konstatojnë se personi ka vepruar në kundërshtim me përcaktimet ligjore tatimore apo me ligjet specifike të sektorit ku vepron, atëherë ai është i detyruar të kryejë rregullimin e TVSH-së së zbritur për mallin në përputhje me ligjin.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!