grantet

Grantet

Grantet dhe format e tjera te ndihmes.

Grandet nuk duhet të njihen deri sa të ketë siguri të
mjaftueshme që
(a) njësia ekonomike do të përmbushë kushtet e
paracaktuara në lidhje me grandet;
(b) grandet do të merren/përftohen.

Grantet janë ndihmë e dhënë nga një organizëm qeveritar ose joqeveritar, në formën e transferimit të burimeve apo aktiveve të një njësie ekonomike, përkundrejt plotësimit në të shkuarën ose në të ardhmen të disa kushteve të paracaktuara që lidhen me aktivitetet e shfrytëzimit të kësaj njësie ekonomike

A konsiderohen grantet ne te ardhurat e tatueshme?

A ka llogjike qe qeveria ne njerin kah te dhuroje para e ne tjetrin te marre 15 % te tyre nepermjet tatim fitimit?

A ka llogjike qe qeveria te marr 15% nga te ardhurat e dhuruara nga nje OJF?

Per trajtimin fiskal te granteve na ndihmon parashikimi ligjor i te ardhurave te tatueshme dhe te perjashtuara i cili ndodhet ne linkun e meposhtem:

Gjitashtu, parashikimet SKK nr. 10 dhe kontrata e grantit qe tatimpaguesi lidh me ofruesin e grantit jane te rendesishme per te arritur ne nje konkluzion sipas rastit.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

kontribute-shoqerore-shendetsore

Perjashtime te TVSH ne import per fasonet

Ne baze te ligjit nr. 92/2014 “Per TVSH ne R.SH”, neni nr. 56 “Përjashtime të veçanta në import”, Janë furnizime të përjashtuara nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import:

38.Importimi i makinerive dhe pajisjeve:

b)në funksion të realizimit të kontratave të investimeve në sektorin e përpunimit aktiv dhe të agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit;

Me poshte procedura e perfitimit te autorizimit per perjashtim nga TVSH:

Personat e tatueshëm të cilët do të importojnë makineri dhe pajisje për këtë rast duhet të paraqesin në Degën Doganore Mbikqyrëse dokumentet, si më poshtë vijon:

  • një kërkesë me shkrim, së cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkëngjitet edhe një fotokopje e certifikatës së NUIS/NIPT-it;
  • kopje të ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), ku të jetë specifikuar se aktiviteti ekonomik është në fushën e përpunimit aktiv. Verifikimi nëse ka ose jo autorizimin e lëshuar nga autoriteti doganor si tatimpagues në regjimin e përpunimit aktiv kryhet brenda strukturave doganore;
  • kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, për të gjithë kohëzgjatjen e investimit;
  • kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, për vitin kur kryhen importet;
  • të dhëna për llojin dhe sasinë e makinerive e të pajisjeve që do të importohen me kodet tarifore përkatëse dhe për periudhën e instalimit;
  • kopje të aktit të pronësisë apo të marrjes me qira të ambienteve ku do të bëhet investimi;
  • përshkrimin skematik dhe narrativ të skemës teknologjike për çdo element të saj;
  • Deklaratë e personit të tatueshëm që makineria apo pajisja, për të cilën kërkohet përjashtimi, nuk është importuar për qëllime shitjeje
rimbursimi-i-tvsh-se

Rimbursimi i TVSH-se

Rimbursimi i TVSH-se. Kush mund te kerkoje rimbursim te TVSH-se? Cila eshte procedura qe duhet ndjekur?

Ne baze te ligjit nr. 92/2014 “Per TVSH ne R.Sh”, neni nr. 77,

1. Një person i tatueshëm kërkon rimbursim të tepricës së kreditimit tatimor të TVSH-se nëse:

a) personi i tatueshëm ka mbartur tepricën e TVSH-së së zbritshme për 3 muaj radhazi, sipas pikave 2 dhe 3, të nenit 76, të këtij ligji; dhe

b) TVSH-ja e kërkuar për t’u rimbursuar tejkalon shumën prej 400 000 (katërqind mijë) lekësh.

Perjashtim nga rregulli nr. a) i ketij neni bejne eksportuesit te cilet mund ta kerkojne tvsh-ne sapo gjendja kreditore tejkalon Shumen 400’000 leke.

Kerkesa per rimbursin e TVSH-se kryhet online dhe i dergohet nepermjet postes Drejtorise se Rimbursimit, prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.

TVSH-ja miratohet brenda 30 diteve nga paraqitja e kerkeses per eksportuesit dhe brenda 60 diteve per tatimpaguesit e tjere. Ne varesi te analizes se riskut, Drejtoria Rajonale Tatimore mund te ushtroje kontroll perpara se te miratoje TVSH-ne e rimbursueshme.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

TVSh ne tregtine e automjeteve

TVSH ne tregtine e automjeteve

TVSH ne tretine e automjeteve dhe mallrave te perdorura.

Një aktivitet i zakonshem i tregtise së mallrave të përdorura është tregtia e autoveturave.

Tregtarët e autoveturave e sigurojnë mallin e tyre ne dy mënyra:

  1. Nëpërmjet importit
  2. Duke blere brenda vendit nga individë të cilët nuk kanë cilësinë e tregtarit.

Në rastin e parë kemi të bëjmë me një aktivitet normal të TVSH-së.

Për rastin e dytë , tregtia e mallrave të përdorura, ligji ka parashikuar skëmën e marzhit të fitimit.

Përse nevojitet skema e marzhit të fitimit?

Rasti i trajtimit me skemën normale të TVSH

Supozojmë se tatimpaguesi “A” blen një autoveturë të përdorur nga individi “B” në vlerë 1’500 €. Si dokument justifikues për këtë rast nevojitet nje kontratë noteriale si edhe një autofaturë e cila deklarohet ne blerje pa TVSH.

Nësë supozojmë se tatimpaguesi “A” do ja shesë autoveturën një individi “C” me cmim total 2’500 €, për këtë transaksion do të deklarojë dhe paguajë në tatime 417 € TVSH.

Rasti i trajtimit me skemën e marzhit të fitimit

Sipas kësaj skeme, tatimpaguesi “A” në shitje do të tatohej për TVSH-në vetëm për marzhin e fitimit (cmim shitje-cmim blerje), pra për 1’000 €, për të cilën do të deklaroje e paguajë në tatime 167 € TVSH.

Pra, mdis dy skemave, në rastin e dyte, tatimpaguesit i mbeten fitim 250 € për të njëjtin transaksion.

Llogaritja e TVSH-së sipas kësaj skeme bëhet rast pas rasti për çdo mall. Kjo mënyrë llogaritje zbatohet nga personi i tatueshëm ri-shitës për çdo mall të përdorur.

Në rastin e marrë shembull, tatimpaguesi, aplikon skemën e marzhit të fitimit për autoveturat e blera nga individë brënda Shqipërise dhe skemën normale të TVSH për autoveturat e importuara.

Ligji nr. 92/2015 “Për TVSH në R.Sh”

REGJIMI I MARZHIT TË FITIMIT

Regjimi i marzhit aplikohet për furnizimet e kryera nga një person i tatueshëm rishitës i mallrave të përdorura, veprave të artit, objekteve të koleksionit ose antikuarëve, të cilat i janë furnizuar atij brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga personat e mëposhtëm:

a)një person që nuk është i tatueshëm për TVSH-në;

b)një person i tatueshëm, nëse furnizimi i mallrave që ai kryen përjashtohet nga TVSH-ja, sipas nenit 54, të këtij ligji, ose furnizon mallra, për të cilat nuk ka pasur të drejtën e zbritjes së TVSH-së, sipas nenit 74, të këtij ligji;

c)një person tjetër i tatueshem rishitës, në qoftë se funrnizimi i mallrave prej këtij të fundit i është nënshtruar TVSH-së, në përputhje me këtë skemë të marzhit;

ç) një person i tatueshëm, i cili është subjekt i regjimit për bizneset e vogla, sipas përcaktimeve të seksionit 1, të kreut XI, të këtij ligji, dhe furnizimi që kryhet ka të bëjë me mall kapital të përfshirë në aktivet afatgjata

1. Vlera e tatueshme e furnizimit të mallrave, sipas nenit 130, të këtij ligji, është marzhi i realizuar nga subjekti, zvogëluar me vlerën e TVSH-së që lidhet me vetë marzhin.

2. Marzhi i realizuar nga personi i tatueshëm është i barabartë me diferencën ndërmjet çmimit të shitjes së kërkuar nga personi i tatueshëm rishitës dhe çmimit të blerjes.

Neni 134

Kufizimi i kreditimit të TVSH-së për regjimin e marzhit

1. Personat e tatueshëm rishitës nuk kanë të drejtë të zbresin TVSH-në në lidhje me blerjet brenda vendit, importimin e veprave të artit, objektet e koleksionit ose të antikuareve kur furnizimi tatohet në përputhje me dispozitat e neneve 129 dhe 130, të këtij ligji.

2. Personi i tatueshëm nuk ka të drejtë të kreditojë TVSH-në për mallrat që i janë furnizuar nga një person i tatueshëm rishitës në qoftë se ky furnizim i është nënshtruar regjimit të marzhit.

Neni 135

Faturimi

Personat e tatueshëm rishitës, të cilët zbatojnë regjimin e marzhit, nuk duhet të llogaritin apo të pasqyrojnë të ndarë vlerën e TVSH-së në faturën e lëshuar. Në çdo faturë të lëshuar që i nënshtrohet regjimit të marzhit, personi i tatueshëm rishitës duhet të shënojë: “Shitje që i nënshtrohet regjimit të marzhit të fitimit”.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

kontribute-shoqerore-shendetsore

Kontribute shoqerore shendetsore

Kontribute shoqerore shendetsore. Sigurimet per Fasonet: 0,3 % ose 90 leke/muaj per personelin e ri

Tatimpaguesit  qe operojne ne sektorin e Regjimit te Perpunimit Aktiv (fason), kane te drejte qe per nje periudhe deri ne 3 muaj te paguajne kontribute vetem 0.3 % te pages minimale ne shkalle vendi ose 90 leke/muaj per personelin e ri, te pakualifikuar.

Per te perfituar nga ky parashikim ligjor, mjafton qe t’I dergohet nje kerkese Zyres se Punes Punesimit me listen e punonjesve qe subjekti kerkon te punesoje. Nuk eshte kusht marrja e punonjesve prej zyres se punes.

Zyra e punes kryen verifikimin dhe autorizon subjektinper vazhdimin e procesit dhe deklarimit ne organet tatimore.

Referenca ligjore

VKM nr. 77, dt. 28.01.2015 “PËR KONTRIBUTET E DETYRUESHME DHE PËRFITIMET NGA SISTEMI I SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SIGURIMI I KUJDESIT SHËNDETËSOR” I NDRYSHUAR

Pika nr. 1. G

Personat e punësuar për herë të parë, në subjekte të cilat zhvillojnë aktivitete ekonomike sipas Regjimit të Përpunimit Aktiv (fason), për një periudhë deri në tre muaj të formimit profesional, për një profesion të caktuar, të kualifikuar, që sigurohen në mënyrë të detyrueshme, në nivel minimal, vetëm në degën e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, me kushtin që subjekti punëdhënës nuk përfiton financime nga programet e nxitjes së punësimit nëpërmjet formimit profesional;

Pika nr. 4.4

Formimi profesional nëpërmjet punës, sipas përcaktimeve në kreun I, realizohet nga punëdhënësi që zhvillon aktivitet ekonomik, sipas Regjimit të Përpunimit Aktiv (fason). Koha e formimit profesional të personit, për një profesion të caktuar të kualifikuar, mund të zgjatë deri në tre muaj gjithsej dhe vetëm një herë, pavarësisht nga subjektet ku është kryer. Lista e personave pjesëmarrës, periudha e formimit profesional dhe profesioni për të cilin do të kualifikohen deklarohet zyrtarisht nga subjekti, në zyrën përkatëse të punësimit, përpara fillimit të trajnimit. Zyra e punësimit bën evidentimin në një regjistër të veçantë dhe autorizon subjektin për vazhdimin e procesit dhe deklarimin në organet tatimore.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

25182244_1908038222558720_2575122937132748337_o

Rregjistri i Pronareve perfitues

Çorba e rradhes e nismave te legjislativit Shqiptar ne fushen fiskale.

Nis me emrin e ligjit “Rregjistri I Pronareve Perfitues”. Nuk mund te zgjidhej nje emer tjeter?! Me kete terminologji te perdorur do duhej qe ne nenin nr. 3, te perkufizohej edhe termi “Pronar joperfitues”, por a ka te tille? Hec e mere vesh.

Gjithsesi emri eshte me pak i rendesishmi.

Ne nenin nr.14, pika 1 ee Ligji nr. 112/2020 “Per rregjistrin e pronareve perfitues”, citohet si me poshte:

Të dhënat e parashikuara në pikën 5.1 të nenit 4 të këtij ligji, të cilat janë të regjistruara në Regjistrin Tregtar ose në Regjistrin përkatës për Organizatat Jofitimprurëse pranë institucioneve përgjegjëse transferohen elektronikisht në Regjistrin e Pronarëve Përfitues.

Te shohim me poshte cfare thote neni nr. 4, pika nr. 5.1:

Neni 4

Administrimi i Regjistrit të Pronarëve Përfitues

1. Regjistri i Pronarëve Përfitues administrohet nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

2. Qendra Kombëtare e Biznesit është përgjegjëse:

a) të regjistrojë, të administrojë, të përpunojë dhe të ruajë në regjistër të dhënat e deklaruara nga subjektet raportuese;

b) të mundësojë disponueshmërinë e të dhënave të Regjistrit, në përputhje me nenin 7 të këtij ligji;

c) të lëshojë ekstrakte për të dhënat e regjistruara në regjistër;

ç) të ndërmarrë veprime të tjera në përputhje me këtë ligj.

3. Regjistri i Pronarëve Përfitues përmban të dhënat e mëposhtme:

3.1 Të dhënat e përgjithshme për subjektin raportues:

a) numri unik i identifikimit të subjektit (NUIS);

b) emri i subjektit raportues.

3.2 Të dhënat e detyrueshme për pronarët përfitues të subjektit raportues:

3.2.1 Të dhënat e identifikimit:

a) për shtetasit shqiptarë:

– emri dhe mbiemri;

– numri i identifikimit personal;

datëlindja;

shtetësia;

– adresa e rezidencës së përhershme;

b) për shtetasit e huaj:

– emri dhe mbiemri;

– numri i identifikimit personal;

– datëlindja;

– numri i pasaportës dhe shteti lëshues;

– data e lëshimit dhe data e skadimit të pasaportës;

– shtetësia;

– adresa e rezidencës së përhershme;

c) për refugjatët/personat pa shtetësi:

– emri dhe mbiemri;

– numri i dokumentit të udhëtimit;

– datëlindja;

– shteti që ka lëshuar dokumentin e udhëtimit;

– data e lëshimit dhe data e skadimit e dokumentit të udhëtimit.

3.2.2 Data e përcaktimit të individit si pronar përfitues.

3.2.3 Lloji dhe përqindja e pronësisë:

3.2.3.1 Direkte;

3.2.3.2 Indirekte.

4. Të dhënat e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni klasifikohen më tej në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, sipas parashikimeve të ligjit për bazat e të dhënave shtetërore:

4.1 Të dhëna parësore:

– të dhënat e identifikimit për shtetasit e huaj, jorezidentë;

– të dhënat e identifikimit për refugjatët/personat pa shtetësi;

– data e përcaktimit të individit si pronar përfitues;

– lloji dhe përqindja e pronësisë.

4.2 Të dhëna dytësore:

– numri i identifikimit të subjektit (NUIS) dhe emri i subjektit raportues;

– të dhënat e identifikimit për shtetasit shqiptarë;

– të dhënat e identifikimit për shtetasit e huaj, rezidentë.

5. Regjistri i Pronarëve Përfitues ndërtohet në mënyrë të tillë që të garantohen masat për

sigurinë e të dhënave, parimi i mjaftueshmërisë dhe proporcionalitetit lidhur me përpunimin e

të dhënave, në respektim të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

6. Të dhënat e përgjithshme mbi subjektin raportues, të cilat janë të regjistruara në Regjistrin Tregtar dhe Regjistrin e Organizatave 7. Rregullat për procedurën e regjistrimit të të dhënave në Regjistrin e Pronarëve Përfitues,

  1. Rregullat për procedurën e regjistrimit të të dhënave në Regjistrin e Pronarëve Përfitues, mënyrën e transferimit të të dhënave nga Regjistri Tregtar dhe Regjistri i Organizatave Jofitimprurëse si dhe funksionimin e Regjistrit të Pronarëve Përfitues miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Uppsss. Neni nr. 4, nuk paska fare pike “5.1”. Cfare te kete pasur ne mendje autori i ligjit?? Hec dhe mere vesh.

Le te shohim me tutje zbatimin.

Ligji ne fjale i nis efektet nga data 31 Janar, date kur konsiderohet qe eshte krijuar Rregjistri i Pronareve Perfitues nga AKSHI. “Konsiderohet” sepse eshte krijuar apo eshte bere sikur eshte krijuar ende nuk dihet. Ka ndryshim mes te dyjave ne nje kohe kur afatet e deklarimeve te bizneseve nuk kane ndryshuar. Per rregjistrimet fillestare te sbujekteve ekzistuese afati perfundimtar eshte 60 dite nga data e krijimit te rregjistrit. Pra ne date 1 Prill, nis aplikimi i gjobave, te cilat duhet thene se jane “te cuditeshme”, por teme tjeter kjo.

VKM-se nr. 1088 date 24.12.2020, permban te dhenat e nevojeshme per plotesimin dhe deklarimin e formularit “Aplikimi për regjistrimin fillestar të pronarit përfitues”

Nder te tjera, VKM percakton proceduren qe duhet ndjekur kur nuk mund te identifikohet pronesia direkte

Per sa i perket plotesimit te formularit “Aplikimi për regjistrimin fillestar të pronarit përfitues” ne eAlbania.

Gjate plotesimit te tij ne eAlbania, shfaqet fushe e detyrueshme edhe ngarkimi i dokumentave shoqeruese per proceduren kur nuk identifikohet pronesia direkte, edhe pse subjekti raportues mund te jete me pronesi direkte e me ortak te vetem . Si zgjidhet? Te ngarkojme dokumenta kot per te kaluar hapin?

Formulari, pavarsisht se plotesohet ne te gjitha te dhenat e detyrueshme, nuk gjeneron ne pdf formularin “kërkesë për regjistrim në Regjistrin e Pronarëve Përfitues” I cili duhet te gjenrohet ne pdf ne menyre qe te nenshkruhet elektronikisht. Kur tenton ta shkarkosh formularin sistemi te rikthen ne fillim te procesit.

Ne konkluzion, kane kaluar 3 jave nga data kur Rregjistri I Pronareve Perfitues eshte krijuar dhe ende nuk funksionon. Askush nuk merr masa te njoftoje mosfunksionimin e tij apo te orientoje subjektet Raportuese mbi problematikat dhe vijueshmerine e ketij procesi.

Eshte bere rruge qe dalin ligjet dhe afatet pa menduar per aplikimin. Te tjerat shihen rruges. I ndryshojme, pershtasim, shtyjme. Nuk prish pune. Nderkohe trysnia ndaj subjekteve raportuese nuk perben shqetesim per askend.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

tvsh

TVSH

Me hyrjen ne fuqi te VKM-se qe rritu kufirin e TVSH nga 2 mln ne 10 mln leke, bizneseve qe jane subjekt i tatimit te thjeshtuar mvi fitimin ju intereson qe ne raste importesh te makinerive e pajisjeve te kerkojne perjashtimin e TVSH-se ne import/dogane.

Rregulli I pergjithshem, I cili rrjedh nga neni nr. 2 I ligjit te TVSH-se “Fusha e zbatimit”, eshte se TVSH aplikohet per te gjitha importet ne territorin e Republikes se Shqiperise.

Nje prej perjashtimeve nga rregulli i pergjitheshem, i specifikuar ne nenin nr. 56 i ligjit te TVSH-se, pika 38 .eshte rasti i importeve makinerive dhe pajisjeve nga taimpaguesit qe jane subjekt i tatimit te thjeshtuar mbi fitimin.

Neni nr. 56 i ligjit te TVSH-se, pika 38.c

Janë furnizime të përjashtuara nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import:

38.Importimi i makinerive dhe pajisjeve:

importimi i makinerive prodhuese nga subjektet e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin.

Procedura per perfitimin e perjashtimit ne dogane:

-një kërkesë me shkrim, së cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkëngjitet edhe një fotokopje e certifikatës së NUIS/NIPT-it;

-vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore se importuesi është person i tatueshëm që i nënshtrohet regjimit të biznesit (ndërmarrjeve) të vogla dhe ushtron aktivitet prodhues;

-kopje të ekstraktit të QKR-së;

-të dhëna për llojin dhe sasinë e makinerive prodhuese që do të importohen me kodet tarifore përkatëse dhe për periudhën e instalimit.

-Deklaratë e personit të tatueshëm që makineria apo pajisja, për të cilën kërkohet përjashtimi, nuk është importuar për qëllime shitjeje.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

dalja-nga-skema-e-tvsh

Dalja nga skema e TVSH

Dalja nga skema e TVSH. Deri me date 28 Janar subjektet duhet te zgjedhin, ata qe e kane kete mundesi, nese do te mbeten pjese e skemes se tvsh-se apo do te dalin nga skema.

Ne rast se zgjedhin te qendrojne, ose nuk ushtrojne te drejten e zgjedhjes, crregjistrimi nga skema e TVSH-se mund te behet vetem pas dy viteve, gjithmone nese kushtet ligjore plotesohen.

Sipas VKM nr. 576 dt. 22.07.2020, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh në një vit kalendarik. Personi i tatueshëm ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së, në përputhje me përcaktimet e nenit 120, të ligjit, nëse qarkullimi vjetor është më i madh se 5 000 000 (pesë milionë) lekë.

Ne secilin profil te tatimpaguesve, ne menune ceshtjet e mia, eshte dhene mundesia e zgjedhjes se TVSH-se.

Kujdes! Packa se mundesia e zgjedhjes i del cdo tatimpaguesi, duhet pasur parasysh cfare thote ligji dhe komunikimet e DPT per kete fakt. Me poshte po paraqesim disa situata:

1-Tatimpaguesi qe rezulton me xhiro te vitit 2020 me te ulet se 5 mln leke, eshte i detyruar te zgjedhe te dale nga skema e TVSH-se, pavarsisht vullnetit te tije.

2-Tatimpaguesi qe rezulton me xhiro te vitit 2020 5 mln – 10 mln leke mund te zgjedhe nese do te qendroje apo jo ne skemen e TVSH-se.

3-Tatimpaguesi qe rezulton me xhiro te vitit 2020 me 0-10 mln leke dhe kryejne importe mallrash per qellim tregtie jane te detyruar te mbeten pjese e skemes se TVSH

4-Tatimpaguesi qe rezulton me xhiro te vitit 2020 me pak se 5 mln leke dhe gjate vitit 2020 ka kryer importe te investimit dhe jo per qellim tregtie eshte i detyruar te dale nga skema e TVSH-se.

5-Tatimpaguesi qe rezulton me xhiro te vitit 2020 me 5mln-10 mln leke dhe qe ka kryer importe te investimit dhe jo per qellime tregtie mund te zgjedhe nese do te qendroje apo jo ne skemen e TVSH-se.

Crregjistrimi nga skema e TVSH-se, ne cdo rast, qoft per shkak te ndryshimit te kufirit, mbylljes se aktivitetit, apo renies se xhiros, per shumicen e tatimpaguesve sjell si rezultat daljen me pagese TVSH-je ne FDP-ne e Dhjetorit. Kjo sepse pothuaj te gjithe tatimpaguesit kane gjendje malli dhe ose aktive afatgjata per te cilat tvsh-ja ka qene e zbriteshme ne momentin e blerjes.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

nafte-per-bujqesine

Nafte per bujqesine

Skema e mbeshtetjes me nafte per bujqesine

Procedurat, normativat, subjektet perfituese dhe kulturat bujqesore.

Subjekte perfituese te naftes falas jane:

a) fermerët individualë të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv, ndërsa personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT in/NUIS-in me status aktiv me aktivitet bujqësor;

b) të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe/ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës;

c) madhësia totale e fermës duhet të jetë me sipërfaqe jo më pak se 0.4 (zero pikë katër) ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 (zero pikë një) ha.

Masa e perfitimit:

Perfitohet falas 56 % e normatives se konsumit te naftes sipas kulturave bujqesore.

Kulturat bujqesore:

Bimë arash si: misër, fasule, luledielli, sojë, sorgum, grurë, tërshërë, thekër, elb, patate, duhan, panxhar, pambuk

Dru frutor si: molle, agrume, arrore

Perime si: te gjitha llojet e perimeve

Procedura e aplikimit:

Aplikimi, për të përfituar nga skema e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet online në portalin e-Albania, me vetëdeklarim.

Ministria e Zhvillimit Bujqesor dhe Rural do te pajise me karta te gjithe subjektet perfituese.

Fermeret do te mund te paraqiten me keto karta ne te gjithe operatoret furnizues te karburanteve te kontraktuara nga Ministria e Zhvillimit Bujqesor dhe Rural dhe mund te marrin falas sasine e naftes te aprovuar nga komisioni.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

TVSH

Pragu i ri i TVSH

Ne 1 Janari hyn ne fuqi pragu i ri i TVSH

Sipas nje njoftimi te bere me heret nga Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve, subjektet qe preken nga ky ndryshim ligjor do te dalin automatikisht nga skema e TVSH-se.

Bazuar ne VKM nr. 576 dt. 22.07.2020, te gjithe subjektet te cilet gjate vitit 2020 rezultojne me qarkullim vjetor nen 10 mln leke duke filluar nga 1 janar 2021 nuk do te jene pjese e skemes se TVSH. Me deshire mund te vijojne te mbeten pjese e skemes ato subjekte me qarkullim vjetor 5mln – 10 mln leke.Si do procedohet me gjendjen e mallrave stok dhe ato kapitale?Neni nr.9, i ligjit nr 92/2014 Trajtohen gjithashtu si furnizime malli kundrejt pagesës rastet kur: “në rastet e çregjistrimit, të gjitha mallrat e furnizuara për personin e tatueshëm dhe ende në pronësi të personit të tatueshëm, si pjesë e pasurisë së biznesit, në qoftë se është zbritur tërësisht apo pjesërisht TVSH-ja në blerje e mallit apo elementeve që përbëjnë mallin”, detyron te gjithe subjektet te kryejne rregullimin e TVSH-se brenda dates 3.12.2020.

Bejne perjashtim nga rregulli i mesiperm te gjithe subjektet me xhiro nen 10 mln leke te cilet kryejne importe mallrash. Kjo kategori do te vazhdoje te mbetet pjese e skemes se TVSH-se.

Subjektet qe do te dalin nga skema do duhet te kryejne autofature per mallrat qe kane gjendje ne date 31 Dhjetor 2020. Cmimet e shitjes ne kete autofature do te jene te njejta me koston e mallit. Kjo autofature do te deklarohet ne liber shitje si shitje e tatueshme ndersa ne liber blerje si blerje e perjashtuar.

Gjithashtu, per asetet gjendje, per te cilat eshte kredituar TVSH ne blerje, duhet te kryejne autofature. Si cmim shitje do te konsiderohet vlera kontabel neto e asetit. Njelloj si ne rastin e mallrave, autofatura do te deklarohet ne liber shitje si shitje e tatueshme dhe ne liber blerje si blerje e perjashtuar.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!