Cikli

Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientin (CRM)

Pyetja më e zakonshme në hapjen e një biznesi por edhe në tentativat për zgjerim të një biznesi ekzistues është: “Ku dhe si do ti gjenerojme klientët”?

Ndonëse kjo është një pyetje jetike e pikënisjes së biznesit për të cilën marketingu ofron disa metoda kërkimi, bizneset nuk duhet të fokusohen vëtëm aty. Ndonjëher është me lehtë të gjesh klientë se sa ti mbash ata.

Ndodh jo pak shpesh që të gjendemi të neglizhuar nga furnitori ynë në marrjen e një produkti/shërbimi apo në tarifa preferenciale kundrejt klientëve të rinj të tij. Por ne nuk jemi klientë të perjetshëm. Shembull tipik i neglizhencës së menaxhimit të mardhënieve me klientët janë kompanitë celulare të cilat ofrojnë paketa më të favorshme për klientët e tyre të rinj, në një kohë që neve si klientë ekzistues nuk ndodh te na marrin e të na thonë: “Duke qenë se jeni klient i vjetër dhe i rregullt ne do t’ju ofrojmë “x” sherbim shtesë apo “y” zbritje nga tarifa.”

Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët është qasja më e mirë dhe më efikase në ruajtjen dhe krijimin e marrëdhënieve me klientët. Nuk është vetëm një biznes i pastër, por gjithashtu krijon një lidhje të fortë personale brenda njerëzve. Zhvillimi i këtij lloji të lidhjes e çon biznesin në nivele të reja suksesi.

Më poshtë po rendisim disa aspekte të menaxhimit të marrëdhënieve me klientët të marra nga IFAC (Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve):

1- Njohja e klientit tuaj

  • Eshte e rendesishme te kuptoni vizionin qe kane klientet per biznesin dhe planet e tyre afatgjata.
  • Menyra me e mire per te njohur klientet tuaj eshte zhvillimi i “Pyetesorit te Klientit”, qe permban kryesisht pyetje te tilla si:
  • Cili eshte plani juaj aktual i biznesit?
  • Cilat jane qellimet dhe objektivat tuaja kryesore?
  • Ku e shikoni biznesin tuaj pas dy, pese dhe dhjete viteve?
  • Cilat jane gjerat me te rendesishme qe deshironi nga kontabilisti juaj?
  • Sa kohe deshironi te qendroni te perfshire ne kete biznes?

2- Rishikimi i bazes se klienteve

  • Eshte e rendesishme te kuptoni se si klientet nderveprojne me shoqerine tuaj, per te percaktuar se cilet kliente kane nje marredhenie te forte me shoqerine dhe cilet jo.
  • Menyra me efektive per ta bere kete eshte klasifikimi i klienteve. Shoqerite shpesh e bejne kete ne baze te tarifave qe klientet paguajne kombinuar dhe me disa kritere “jo- monetare” si p.sh:
  • Sa nga sherbimet tona perdorin aktualisht?
  • A i paguajne faturat ne kohe?
  • A i respektojne keshillat tona?
  • A mund t’i shtojme vlere biznesit te tyre?
  • A ndihemi mire kur punojme me ta?

3-Matja dhe tejkalimi I pritshmerive te klienteve

  •  Çfare duan klientet?

Bizneset duhet te vihen ne dispozicion te klientit dhe te shikojne pertej transaksionit aktual duke u perfshire ne nje menyre te pershtatshme me biznesin e tyre per te kuptuar ate qe klienti kerkon ne te vertete.

  • Matja e pritshmerive te klienteve.
  • Identifikoni se cilat jane pritshmerite e klientit tuaj
  • Matni pritshmerite e klientit tuaj
  • Kontrolloni ne menyre te vazhdueshme nese pritshmerite e tyre jane realizuar: Pyesni klientin.
  • Tejkalimi i pritshmerive te klientit
  • Duhet te mendoni vazhdimisht se si mund te shkoni pertej asaj qe klientet presin.
  • Telefonatat rutine ndihmojne drejt ndertimit te marredhenies me klientin tuaj. Te jeni te sigurt se ai do ta vleresoje telefonaten tuaj
sigurime

Kontributet shoqerore dhe shendetesore per te dy-punesuarit

Personat ekonomikisht aktiv ne dy ose me shume subjekte deklarojne dhe paguajne kontribute shoqerore deri ne nivelin e pages maksimale dhe kontribute shendetesore per totalin e pagave bruto, pa limit te siperm.

a. Kur shuma e pagave bruto mujore, që punonjësi merr nga të dy tatimpaguesit është më e vogël se kufiri i pagës maksimale për kontributet shoqërore, atëherë për këtë punëmarrës, secili prej subjekteve në mënyrë të pavarur, llogarit dhe deklaron kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore njësoj sikur personi të mos ish i punësuar në punëdhënës tjetër. Pra kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore deklarohen mbi bazën e pagës reale por jo më pak se niveli i pagës minimale në shkallë vendi

b. Kur shuma e pagave bruto mujore, që punonjësi merr nga të dy tatimpaguesit është sa, ose më e madhe, nga kufiri i pagës maksimale për kontributet shoqërore, atëherë për këtë punëmarrës, tatimpaguesi nga i cili ai merr pagën më të lartë llogarit dhe deklaron kontributet shoqërore mbi bazën e pagës reale deri në kufirin e pagës maksimale për kontributet shoqërore. Tatimpaguesi tjetër, nga i cili punëmarrësi merr pagën më të ulët deklaron dhe paguan kontributet shoqërore mbi bazën e pagës mujore, që rezulton si diferencë midis pagës maksimale për kontributet shoqërore me pagën, që punonjësi merr nga tatimpaguesi prej të cilit ai merr pagën më të lartë. Në këtë rast tatimpaguesi i dytë, nga i cili punëmarrësi merr pagën më të ulët, te emri i personit, në rubrikën “Shënime” të të dhënave të listëpagesës, shënon “Deklaruar kontribute shoqërore me pagë ……… te tatimpaguesi “x” me NIPT……….”, si dhe ruan vërtetimin e lëshuar nga tatimpaguesi që deklaron dhe paguan pagën më të lartë. Kontributet e sigurimit shëndetësor llogariten dhe deklarohen nga të dy tatimpaguesit mbi bazën e pagës bruto mujore të punonjësit por jo më pak nga paga minimale në shkallë vendi dhe pa kufi të sipërm të saj.

marreveshja me keste

Marrëveshja e pagesës me këste mes tatimpaguesit dhe adm tatimore

Detyrimet per te cilat tatimpaguesi mund te lidhe marreveshje te pageses me keste si edhe kushtet e procedura qe duhet ndjekur.

Ligji nr. 9920, dt. 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne R.Sh”, neni nr. 77.

1. Kur një rrethanë financiare pengon tatimpaguesin për të paguar në afat detyrimet tatimore, ai mund të lejohet të lidhë në çdo kohë marrëveshje pagese me këste. Në të njëjtën kohë tatimpaguesi duhet të vërtetojë që është në kushtet e pamundësisë financiare për të paguar të plotë detyrimin tatimor, si dhe të tregojë që pavarësisht nga rrethana financiare, ai është në gjendje të përmbushë marreveshjen.

2. Tatimpaguesi paraqet një kërkesë me shkrim, për të hyrë në një marrëveshje pagese me këste. Kërkesa duhet t’i drejtohet drejtorit të drejtorisë rajonale apo drejtuesit të njësive të ngjashme me të dhe duhet të parashtrojë arsyet, që e pengojnë tatimpaguesin për të paguar detyrimet tatimore.

3. Marrëveshja e pagesës me këste bëhet me shkrim, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës dhe nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe drejtori i drejtorisë rajonale apo drejtuesi i njësisë së ngjashme me të. Për të nënshkruar një marrëveshje të pagesës me këste, tatimpaguesi detyrohet të paguajë menjëherë të paktën njëzet për qind vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet

4. Marrëveshja e pagesës me këste nuk mund të zgjasë më tepër se fundi i vitit kalendarik pasardhës.

5. Administrata tatimore mund ta refuzojë kërkesën për një marrëveshje pagese me këste ose të kërkojë garanci bankare, para se të hyjë në një marrëveshje të

6. Tatimpaguesi duhet të paguajë kamatëvonesë për të gjitha detyrimet tatimore, pagesa e të cilave shtyhet, sipas marrëveshjes së pagesës me këste. në një marrëveshje të pagesës me këste me administratën tatimore, duke filluar nga muaji që pason muajin në të cilin marrëveshja është vendosur deri në përfundimin e afatit të marrëveshjes, me kushtin që marrëveshja të jetë përmbushur tërësisht, tatimpaguesi paguan kamatëvonesë për detyrimin tatimor, pagesa e të cilit shtyhet, por nuk llogaritet gjobë për pagesë të vonuar sipas nenit 114 të këtij

7. Marrëveshja për pagesë me këste mund të lidhet për detyrime tatimore të vendosura nga administrata tatimore, si rezultat i një vlerësimi tatimor të kryer, sipas nenit 68, të këtij ligji, si dhe për detyrime tatimore të vetëdeklaruara nga tatimpaguesi. Pavarësisht sa më sipër, administrata tatimore nuk hyn në një marrëveshje të pagesës me këste, për detyrim tatimor mbi të ardhurat, të mbajtur në burim dhe të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, si dhe për detyrim nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, i cili është llogaritur ose mbledhur, ose mbajtur prej tatimpaguesit.

Përjashtimisht, në rastet kur në cilësinë e tatimpaguesit janë institucione apo ente shtetërore apo publike, qendrore apo vendore, apo ente të tjera ku shteti është palë, për raste të një interesi të lartë publik ose të nevojës për moslejimin e cenimit të sigurisë kombëtare, mund të lidhet një marrëveshje me këste edhe për detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore e Marrëveshja me këste nuk lehtëson pozitën ligjore të personit përgjegjës në rastet e prezumimit apo të konsumimit të veprës penale të parashikuar ligjërisht, lidhur me detyrimin tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

8. Në rastin kur për tatimpaguesin ka filluar mbledhja me forcë e detyrimeve tatimore, hiqet urdhërbllokimi i llogarive bankare të tatimpaguesit, i vendosur në përputhje me nenin 90 të këtij ligji.

Në rastin kur për tatimpaguesin ka filluar mbledhja me forcë e detyrimeve tatimore, në përputhje me nenin 91, të këtij ligji, pavarësisht nga lidhja e marrëveshjes së pagesës me këste, administrata tatimore, për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor nuk heq dore nga kjo masë. Administrata tatimore nuk mund të lidhë një marrëveshje të pagesës me këste nëse ka filluar procedurat e shitjes në ankand të pasurive të konfiskuara për efekt të atij detyrimi tatimor të pashlyer, në përputhje me nenin 96 te ketij ligji.