postim instagram

Kestet paraprake te tatimit mbi fitimin

Kestet paraprake te tatimit mbi fitimin ne baze te ligjit nr. 29/2023 “Per tatimin mbi te ardhurat” ashtu sikurse ka qene e parashikuar edhe me ligjin e vjeter parapaguhen ne baze te rezultateve te dy viteve te meparshme per tatimpaguesit ekzistues dhe ne baze te parashikimit per tatimpaguesit e rregjistruar rishtazi.

Ne date 1 janar 2024 fillon zbatim ligji nr. 29/2023 “Per Tatimin mbi te ardhurat”.

Sipas ketij ligji, tatimpaguesit qe ushtrojne aktivitete profesionale qofshin keto te organizuara ne formen e personit fizik apo personit juridik do te paguajne tatim mbi fitimin sipas normave 15% dhe 23 %.

Cfare do te ndodhe me kestet paraprake te tatimit mbi fitimin per vitin 2024?

Nenir nr. 63 i ligjit

Parapagimet

1. Ky nen zbatohet për:

a) të vetëpunësuarit ose personat fizikë tregtarë, për të ardhurat e tyre nga biznesi; dhe

b) entitetet.

2. Gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan në llogarinë e organeve tatimore:

a) për çdonjërin nga muajt janar, shkurt dhe mars të periudhës vijuese tatimore, në shumën e tatimit

mbi fitimin për periudhën tatimore të para dy vjetëve të pjesëtuar me 12;

b) për çdonjërin nga 9 muajt e tjerë të periudhës vijuese tatimore, shumën e tatimit mbi fitimin për

periudhën paraardhëse tatimore pjesëtuar me 12.

Sipas kesaj pike kestet paraprake te tatimit mbi fitimin per personat fizik dhe juridik qe preken nga ky ligj ne vitin 2024 do te jene 0. Kjo sepse pavarsisht se gjate viteve 2021 dhe 2022 kane rezultuar me nje fitim te caktuar meqenese nuk kane paguar tatim mbi fitimin per shkak te shkalles tatimore (0%), sepse kane qene me xhiro nen 14 mln leke.

Me poshte nje shembull per te ilustruar zbatimin e kesaj pike.

Supozojme se ne vitin 2021 dhe 2022 nje tatimpagues ka patur tregues financiar te rezultatit si me poshte.

Xhiro vjetore 6 mln leke; fitimi vjetor 3.5 mln leke; tatimi i paguar ne vitin 2021 dhe 2022 0 leke.

Kesti paraprak i tatimit mbi fitimin per periudhen Janar-Mars do te ishte: Tatim fitimi i paguar ne vitin 2021 / 12 x 3. Ne kushtet kur tatimi mbi fitimin e pagua ne vitin 2021 eshte 0, rrjedhimisht edhe kestet paraprake te vitit 2024 do te jene 0. E njejta llogari vlen edhe per kestet paraprake te periudhes Prill-Dhjetor 2024.

Kjo pike pritet qe te qartesohet me miratimin e akteve ligjore ne zbatim te ligjit, si VKM dhe udhezime por ka nje probabilitet te larte qe ligjvenesit te vendosin pagimin e kesteve paraprake te tatimit mbi fitimin duke filluar nga Janari 2024.

Kjo sepse ne baze po te ketij neni tatimpaguesit mund te paguajne kestet paraprake mbi bazen e parashikimit dhe nuk ka parashikim me te mire se nje historik per tatimpaguesit ekzistues.

rama-per-informalitetin

Tatimi progresiv per profesionistet e vetepunesuar

Ne date 1 Qershor pritet te dale per konsultim projektligji per tatimin progresiv te profesionisteve te vetepunesuar.

Nderkohe, kryeministri dhe zyrtare te Ministrise se Financave tashme kane bere publike faktin qe pjese e ketij projektligji eshte edhe taksimi progresiv i te vetepunesuarve ne sektoret e sherbimeve njelloj si skema e pagave per te punesuarit.

Qellimi i (deklaruar) ketij ndryshimi sikurse eshte artikuluar eshte lufta ndaj informaliteti ne sektorin e punesimit/sherbimit.

Behet fjale per raste ku marredhenia e punesimit kamuflohet si mardhenie sherbimi/biznesi. Profesioniste te punesuar ne kompani te ndryshme, ne bashkepunim me punedhenesit, shkeputen nga puna dhe hapin biznese sherbimi per te perfituar nga taksat. Kjo sepse bizneset me xhiro vjetore deri ne 14 mln leke ne baze te ligjit kane taksa 0.

  1. Problemi i shmangies se taksave qendron dhe as nuk eshte rast i vetem. Kjo shmangie nuk ndodh vetem ne sektorin e sherbimeve. E njejta problematike eshte ne copezimin e bizneseve ne sektore te tjere te ekonomise, si tregti dhe prodhimi, me qellim perfitimin nga taksat e uleta. Kjo shmangie nuk kufizohet vetem ne tatimin mbi te ardhurat por edhe ne TVSH. Ne sektorin e ndertimit sidomos jane shtuar bizneset e vogla “nenkontraktore”. Dikur punonjes te kompanive te medha, sot kane hapur bizneset e tyre.

Pra, shmangiet jane rrjedhoje e vete sistemit tatimor.

  1. Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve ka aktualisht te gjithe te drejten ligjore te nderhyje ne cdo rast qe shmang ne menyre abusive taksat dhe tatimet si me siper.

Ligji nr. 9920 “Per Procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise” I ndryshuar

neni nr. Neni 71, E drejta për të përdorur mënyra alternative vlerësimi

Administrata tatimore ka të drejtë të përdorë mënyra alternative vlerësimi të detyrimit tatimor të tatimpaguesit dhe të nxjerrë një vlerësim, në rastet kur:

dh) tatimpaguesi hyn në transaksione me persona të lidhur jo në bazë të parimit të vlerës së tregut, ose hyn në transaksione pa efekte ekonomike thelbësore;

Udhezimi nr. 24 “Per Procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, I ndryshuar

71.4 Përdorimi i metodave alternative të vlerësimit në rastet e veprimeve për shmangien

e tatimit dhe abuzimit me parimet e ligjit tatimor;

71.4.1 Në rastet kur tatimpaguesi/tatimpaguesit kryejnë veprime apo transaksione apo seri veprimesh apo transaksionesh, në mënyrë direkte apo indirekte me persona të tretë, të cilat deformojnë parimet e ligjit tatimor, nuk bazohen në parimin e vlerës së tregut, janë pa efekte ekonomike thelbësore, forma nuk reflekton thelbin e tij ekonomik, apo evidentohen elemente të veprimeve/ transaksioneve që synojnë shmangien ose uljen e detyrimeve tatimore, administrata tatimore ka të drejtën e rikarakterizimit të këtyre transaksioneve me qëllim përcaktimin e detyrimit të saktë tatimor;

71.4.2 Për këtë qëllim, administrata tatimore nuk merr parasysh një veprim/transaksion apo një seri veprimesh/ transaksionesh, të cilat, duke qenë se konkludohet që janë ndërmarrë me synim përfitimin e një avantazhi tatimor që vjen në kundërshtim me qëllimin dhe frymën e ligjit, rezultojnë fiktive në bazë të të gjitha fakteve dhe rrethanave. Në këto kushte, veprimi/transaksioni rikarakterizohet dhe detyrimi tatimor llogaritet në përputhje me dispozitat për vlerësimin tatimor alternativ të parashikuar në ligjin e procedurave tatimore apo ligjet e tjera tatimore.

71.4.3 Barrën e provës për të vërtetuar se veprimet/transaksionet janë ndërmarrë nga tatimpaguesi apo tatimpaguesit, me synim përfitimin e një avantazhi tatimor që vjen në kundërshtim me qëllimin dhe frymën e ligjit, e ka administrata tatimore.

3.Rruget e shkurtera dhe pyetjet.

  • A nuk eshte me vend qe te rishikohet i gjithe sistemi me qellim qe te ulet rrisku i shmangieve nga dhe nepermjet ligjit dhe mbi te gjitha duke siguruar trajtim te barabarte perpara ligjit?
  • A nuk ka ardhur koha qe thjesht te zbatohen ligjet ne fuqi? Shmangiet mjafton te evidentohen dhe te merren masat e nevojshme konform dispozitave ligjore?
  • Dhe sa kohe do vazhdojme qe detyrimet e “abuzuesit” ti paguaje i ndershmi?
  • Ne sa sektore social dhe ekonomik per faj te dikujt dhe mosmarrjes se masave ligjore nga institucionet kopetente e peson i ndershmi?
  • Si mund te tatohet fitimi i biznesit njelloj si paga e nje te punesuari, ne nje kohe kur biznesi kerkon nje organizim te caktuar dhe marrjen e nje rrisku?
  • Cfare ndryshimi ka biznesi i sherbimit me biznese te tjera ne kete drejtim?
  • A shkelje e barazise perpara ligjit ky projektligj?
  • A eshte ky ligj ne perputhje me kushtetuten?

Kthehet skema e tvsh per profesionet e lira pavarsisht qarkullimit

Keshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimin e VKM nr. 953 dt. 29.98.2014 “Per dizpozitat zbatuese te ligjit te TVSH”

Sipas ketij akti ndryshohet neni nr. 11 e VKM-se “Përcaktimi i kufirit minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)”

Te gjithe personat e tatueshem qe ofrojne sherbime sipas profesioneve te lira si: noter dhe permbaruesgjyqesor, kufiri minimal per TVSH-ne eshte 0, pavarsisht nga qarkullimi i tyre. Te gjithe keta jane persona te tatueshem, te rregjistruar per tvsh edhe nese kryejne veprimtari te perjashtuar sipas ligjit.

Me poshte Vendimi i Keshillit Te Ministrave