postim instagram

Kestet paraprake te tatimit mbi fitimin

Kestet paraprake te tatimit mbi fitimin ne baze te ligjit nr. 29/2023 “Per tatimin mbi te ardhurat” ashtu sikurse ka qene e parashikuar edhe me ligjin e vjeter parapaguhen ne baze te rezultateve te dy viteve te meparshme per tatimpaguesit ekzistues dhe ne baze te parashikimit per tatimpaguesit e rregjistruar rishtazi.

Ne date 1 janar 2024 fillon zbatim ligji nr. 29/2023 “Per Tatimin mbi te ardhurat”.

Sipas ketij ligji, tatimpaguesit qe ushtrojne aktivitete profesionale qofshin keto te organizuara ne formen e personit fizik apo personit juridik do te paguajne tatim mbi fitimin sipas normave 15% dhe 23 %.

Cfare do te ndodhe me kestet paraprake te tatimit mbi fitimin per vitin 2024?

Nenir nr. 63 i ligjit

Parapagimet

1. Ky nen zbatohet për:

a) të vetëpunësuarit ose personat fizikë tregtarë, për të ardhurat e tyre nga biznesi; dhe

b) entitetet.

2. Gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan në llogarinë e organeve tatimore:

a) për çdonjërin nga muajt janar, shkurt dhe mars të periudhës vijuese tatimore, në shumën e tatimit

mbi fitimin për periudhën tatimore të para dy vjetëve të pjesëtuar me 12;

b) për çdonjërin nga 9 muajt e tjerë të periudhës vijuese tatimore, shumën e tatimit mbi fitimin për

periudhën paraardhëse tatimore pjesëtuar me 12.

Sipas kesaj pike kestet paraprake te tatimit mbi fitimin per personat fizik dhe juridik qe preken nga ky ligj ne vitin 2024 do te jene 0. Kjo sepse pavarsisht se gjate viteve 2021 dhe 2022 kane rezultuar me nje fitim te caktuar meqenese nuk kane paguar tatim mbi fitimin per shkak te shkalles tatimore (0%), sepse kane qene me xhiro nen 14 mln leke.

Me poshte nje shembull per te ilustruar zbatimin e kesaj pike.

Supozojme se ne vitin 2021 dhe 2022 nje tatimpagues ka patur tregues financiar te rezultatit si me poshte.

Xhiro vjetore 6 mln leke; fitimi vjetor 3.5 mln leke; tatimi i paguar ne vitin 2021 dhe 2022 0 leke.

Kesti paraprak i tatimit mbi fitimin per periudhen Janar-Mars do te ishte: Tatim fitimi i paguar ne vitin 2021 / 12 x 3. Ne kushtet kur tatimi mbi fitimin e pagua ne vitin 2021 eshte 0, rrjedhimisht edhe kestet paraprake te vitit 2024 do te jene 0. E njejta llogari vlen edhe per kestet paraprake te periudhes Prill-Dhjetor 2024.

Kjo pike pritet qe te qartesohet me miratimin e akteve ligjore ne zbatim te ligjit, si VKM dhe udhezime por ka nje probabilitet te larte qe ligjvenesit te vendosin pagimin e kesteve paraprake te tatimit mbi fitimin duke filluar nga Janari 2024.

Kjo sepse ne baze po te ketij neni tatimpaguesit mund te paguajne kestet paraprake mbi bazen e parashikimit dhe nuk ka parashikim me te mire se nje historik per tatimpaguesit ekzistues.

Comments are closed.