Tatimi mbi fitimin per personat fizik

Tatimi mbi fitimin per personat fizik eshte nje nga ndryshimet e ligjit nr. 29/2023 “Per Tatimin mbi te ardhurat” i cili fillon zbatimin ne 1 Janar 2024.

Sipas ligjit te vjeter, tatimi mbi fitimin per personat fizik eshte 15 % per tatimpaguesit me xhiro >14’000’000 leke dhe 0 % per tatimpaguesit e tjere.

Sipas ligjit te ri tatimi mbi fitimin per personat fizik eshte:

  • 15% ne rast se fitimi perpara tatimit rezulton baraz ose me i vogel se 14’000’000 leke
  • 23 % ne rast se fitimi perpara tatimit rezulton me i madh se 14’000’000 leke;

me kufizimet e meposhteme:

Normat e reja tatimore hyjne ne fuqi ne vitin 1 Janar 2024 per tatimpaguesit persona fizik qe ushtrojne veprimtari sherbimi pavarisht xhiros si edhe per tatimpaguesit persona fizik tregtar me xhiro me shume se 14’000’000 leke ne vit. Per tatimpaguesit e tjere persona fizik ndryshimi hyn ne fuqi ne vitin 2030.

Me kete ndryshim zbehet nje perparesi ne taksim qe kane pasur personat fizik me xhiro mbi 14 mln leke ne vit kundrejt personave juridik, te cilet pervec tatimit mbi fitimin 15 % kane edhe tatimin mbi dividentin 8 %.

Perparesia ne taksim zbehet por nuk eliminohet sepse se pari norma 23 % per P.F. aplikohet e shkallezuar, per pjesen e fitimeve mbi 14 mln leke dhe se dyti dividenti pavaresisht se nuk paguhet kur fitimi ri investohet, ai eshte si nje tatim i shtyre, akumulohet dhe vjen nje moment qe kur perfundojne investimet do nis paguhet.

Me poshte nje shembull ilustrues i tatimit per nje personi fizik dhe juridik.

Risi tjeter e ligjit te ri eshte edhe:

amortizimi i aktiveve afatgjata. Kliko ketu.

Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar. Kliko ketu.

Per me shume informacion mund te na kontaktoni lirisht ne te gjitha kanalet tona te komunikimit.

postim instagram (1)

Taksimi i aktiviteteve online

Taksimi i aktiviteteve online si te ardhurat nga Google, Tik-Tok, Instagram, Facebook, Youtub Airbnb, Booking dhe platformave te tjera.

Me publikimin e ligjit nr. 29/2023 “Per tatimin mbi te ardhurat” si edhe te udhezimit nr. 26 date 08.09.2023 “Per tatimin mbi te ardhurat”, jane publikuar nje sere lajmesh lidhur me tatueshmerin e disa aktiviteteve qe kryhen kryesisht online si: Te ardhurat nga Google, Tik-Tok, Instagram, Facebook, Youtube, BNB, Booking etj.

Kuadri ligjor lidhur me keto aktivitete eshte disi kompleks ne te kuptuar sepse perfshin koncepte ligjore qe nuk perdoren rendome nga biznesevet tradicionale vendase.

Te tille koncepte qe ndikojne ne llojet e tatimeve te aplikueshme, normat tatimore dhe procedurat qe ndiqen jane:

  • Rezidenca tatimore e paguesit dhe e perfituesit te te ardhurave
  • Statusi tatimor i paguesit dhe e perfituesit te te ardhurave
  • Burimi i ta ardhurave
  • Vendi i furnizimit te sherbimit

Se pari duhet thene qe keto tipologji te ardhurash nuk kane qene ndonjehere te perjashtuara nga as me ligjet aktuale ne fuqi.

Po ku konsiston e reja e ketyre lajmeve dhe ndryshimeve ligjore ne fuqi lidhur me tatueshmerine?

Nepermjet saktesimit dhe plotesimit te kuadrit ligjor, qeveria merr angazhim qe te mos lejoje me informalitet ne keto aktivitete.

Taksimi i aktiviteteve online, tvsh.

Ne vijim te ketyre angazhimeve eshte edhe nje komunikim nga booking individeve qe individeve qe operojne me kete platforme:

We’re writing to let you know that, in line with Albanian VAT Law 92/2014, we’re changing the way Albanian VAT is applied to the commission invoices we send you as a partner in Albania.

Please provide your Tax Identification Number (NUIS) before 31 October 2023. Also, please confirm if you’re registered for VAT purposes and, if so, provide the VAT registration date and an attestation of your VAT registration before 31 October 2023.

From 1 November 2023 if you haven’t provided us with your Tax ID, a confirmation that you are VAT registered and a copy of your VAT registration attestation, we’ll apply 20% VAT to the commission invoices we send you. If we do apply this VAT, we’ll pay it to the Albanian tax authorities in full.

Please note this only concerns the commission invoices we send you and doesn’t impact any VAT charged to guests on the price of their stay at your property.

Komunikimi i booking ka te beje zbatimin e tvsh sipas ligji ne fuqi qe prej vitit 2014.

Individi Shqiptar qe merr te ardhura nepermjet booking I paguan nje komision mujor platformes booking ne baze te qarkullimit mujor. Sipas ligjit nr. 92/2014 “Per TVSH ne Republiken e Shqiperise”, TVSH e komisionit duhet paguar ne vendin ku gjenerohen te ardhurat. Per sa kohe aktiviteti (qeradhenia) ndodhet ne Shqiperi, tvsh duhet paguar ne Shqiperi.

Menyra e pageses se tvsh, varet nga statusi tatimor I rezidentit Shqiptar. Nese perfituesi I te ardhurave nga booking eshte biznes I rregjistruar ne skemen e tvsh, ai autongarkon tvsh dhe ja pauan organeve tatimoe. Nese perfituesi I te ardhurave nga booking eshte individ ose biznes I parregjistruar ne skemen e tvsh, booking ka detyrimin qe ne faturen e komisionit te shtoje tvsh 20 % dhe kete shtese tia paguaje organeve tatimore Shqiptare.

Te ardhurat

Llojet e te ardhurave te taksueshme ne ligj asnjehere nuk jane shteruese. Gjithmone ka nje kategori te tipit “dhe cdo e ardhur tjeter qe nuk identifikohet ne format e tjera..” Kjo per arsye sepse njerezit shpikin  menyra per te fituar para.

Po ashtu ligji permban edhe nje liste te te ardhurave te pataksueshme. Kjo liste eshte shteruese dhe per te kuptuar nese te ardhurat jane te taksueshme apo jo duhet ti referohemi pikerisht kesaj liste.

Duke pare listen e te ardhurave te perjashtuara kuptojme qe kjo tipologji te ardhurash nuk ka qene ndonjehere e pataksueshme.

Normat tatimore dhe forma e likujdimit te tyre,  varet nga menyra e organizimit te aktivitetit, si biznes apo si individ.

Per konsulence ndihuni lirshem te kontaktoni ne te gjitha kanalet tona te komunikimit:

https://www.facebook.com/SKF2018/

https://www.instagram.com/trialstudio1/

Regjimi i vecante

Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar

Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar eshte nje metode e perllogaritjes se fitimit bazuar ne xhiron faktike te tatimpaguesit dhe shpenzimeve te supozuara (apriori) sipas normave te percaktuara ne ligj.

Kjo metode mund te aplikohet nga cdo person fizik, tregtar apo te vetepunesuar, qe kane nje qarkullim vjetor deri ne 10’000’000 leke.

Tatimpaguesit mund te zgjedhin dhe duhet te deklarojne ne administraten tatimore metoden qe deshirojne te aplikojne per percaktimin e rezultatit tatimor midis dy metodave te meposhteme:

  • Përllogaritjen e shpenzimeve të zbritshme bazuar në dokumentacionin dhe faturat respektive për
    çdo shpenzim.
  • Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar

Duhet treguar kujdes ne zgjedhjen e metodes sepse ajo eshte e detyrueshme per tu aplikuar per 3 vite dhe mund te ndryshohet vetem ne vitin e 4 te aktivitetit.

Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar sipas nenit nr. 14 te ligjit nr. 29/2023 te ligjit “Per tatimin mbi te ardhurat” nenkupton pranimin e shpenzimeve te supozuara sipas normave te meposhteme:

  • 60% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;
  • 90% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;
  • 70% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual;
  • 60% të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj., të kësaj natyre;
  • 50% të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe atyre zejtare;
  • 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar; ose

Por cfare duhet te marrim ne konsiderate ne perzgjedhjen e metodes per kategorine e tatimpaguesve qe kane te drejte te zgjedhin?

  1. Shpenzimet faktike dhe ato te parashikuara ne te ardhmen.

Nese shpenzimet faktike jane me te larta se shpenzimet apriori sipas % te percaktuara nga ligji atehere tatimpaguesi nuk eshte i interesuar te zbatoje regjimin e vecante. Sepse me shpenzime me te larta faktike, tatimi mbi te ardhurat e biznesit do te rezultonte me i ulet duke kontabilizuar te gjitha shpenzimet. E anasjellta nese shpenzimet faktike jane me te uleta se shpenzimet apriori sipas % te percaktuara nga ligji atehere tatimpaguesi eshte i interesuar te zgjedhe regjimin e vecante per njohjen e shpenzimeve.

Pervec njohjes dhe krahasimit te shpenzimeve faktike me ato te supozuara, duhet konsideruar gjithashtu edhe parashikimi i shpenzimeve ne nje afat 2-3 vite ne menyre qe zgjedhja te jete optimale.

2. Koston e mbajtjes se kontabilitetit lidhur me secilen metode.

Metoda e njohjes se shpenzimeve apriori eshte me pak e kushtueshme sepse ne baze te ligjit nuk kerkohet dokumentim i shpenzimeve gjate vitit, rregjistrim i tyre dhe kontroll nga administrata tatimore.

Kujdes! Nese individi eshte edhe subjekt i deklarimit vjetor te te ardhurave dhe nese ka perzgjedhur metoden e njohjes se shpenzimeve apriori, me qellim uljen e kostos se mbajtjes se kontabilitetit, fitimi tatimor qe rezulton nga kjo metode nuk konsiderohet korrekt ligjerisht per efekt te deklarimit individual. Pra nese individi eshte subjekt i deklarimit vjetor te te ardhurave, ne te ardhurat e nga biznesi eshte i detyruar te deklaroje fitimin ne baze te dokumentacionit. Per kete arsye faktori “kosto e mbajtjes se kontabilitetit” mund te kete pak efekt ne perzgjedhjen e metodes.