Tatimi mbi fitimin per personat fizik

Tatimi mbi fitimin per personat fizik eshte nje nga ndryshimet e ligjit nr. 29/2023 “Per Tatimin mbi te ardhurat” i cili fillon zbatimin ne 1 Janar 2024.

Sipas ligjit te vjeter, tatimi mbi fitimin per personat fizik eshte 15 % per tatimpaguesit me xhiro >14’000’000 leke dhe 0 % per tatimpaguesit e tjere.

Sipas ligjit te ri tatimi mbi fitimin per personat fizik eshte:

  • 15% ne rast se fitimi perpara tatimit rezulton baraz ose me i vogel se 14’000’000 leke
  • 23 % ne rast se fitimi perpara tatimit rezulton me i madh se 14’000’000 leke;

me kufizimet e meposhteme:

Normat e reja tatimore hyjne ne fuqi ne vitin 1 Janar 2024 per tatimpaguesit persona fizik qe ushtrojne veprimtari sherbimi pavarisht xhiros si edhe per tatimpaguesit persona fizik tregtar me xhiro me shume se 14’000’000 leke ne vit. Per tatimpaguesit e tjere persona fizik ndryshimi hyn ne fuqi ne vitin 2030.

Me kete ndryshim zbehet nje perparesi ne taksim qe kane pasur personat fizik me xhiro mbi 14 mln leke ne vit kundrejt personave juridik, te cilet pervec tatimit mbi fitimin 15 % kane edhe tatimin mbi dividentin 8 %.

Perparesia ne taksim zbehet por nuk eliminohet sepse se pari norma 23 % per P.F. aplikohet e shkallezuar, per pjesen e fitimeve mbi 14 mln leke dhe se dyti dividenti pavaresisht se nuk paguhet kur fitimi ri investohet, ai eshte si nje tatim i shtyre, akumulohet dhe vjen nje moment qe kur perfundojne investimet do nis paguhet.

Me poshte nje shembull ilustrues i tatimit per nje personi fizik dhe juridik.

Risi tjeter e ligjit te ri eshte edhe:

amortizimi i aktiveve afatgjata. Kliko ketu.

Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar. Kliko ketu.

Per me shume informacion mund te na kontaktoni lirisht ne te gjitha kanalet tona te komunikimit.

postim instagram

Sigurimet shoqerore shendetesore-ndryshime

Sigurimet shoqerore shendetesore-ndryshime te rendesishme per 2 kategori te siguruarish.

  • pensionistet;
  • te punesuarit ne sektorin e teknologjise se informacionit;

Nje nga ndryshimet e rendesishme eshte perjashtimi i pensionisteve nga detyrimi per te paguar sigurime shoqerore me kushtin qe te jene te vetepunesuar te vetem.

Kjo mase pritet te rrite numrin e bizneseve te vogla person fizik pa punemarres. Crregjistrimet e bizneseve te vogla gjithashtu pritet te rriten sepse ka biznese te vogla te cilat per te perfituar nga ky perjashtim do te mbyllen dhe do te rihapen ne emer te prinderve te tyre. Kujtojme qe nje familjar ne baze te ligjit mund te “ndihmoje” ne biznesin e familjarit te tije pa u siguruar.

Do te ishte me e vlefshme per ekonomine ne teresi qe perjashtimi i pensionisteve nga detyrimi per te paguar sigurime shoqerore te shtrihej te pensionistet e punesuar. Kjo do te nxiste punesimin e tyre dhe do te ndihmone bizneset ne kushtet e problematikes ne tregun e punes.

Pagesa e kesteve te pensionit nuk do te nderpritet kur pensionisti eshte i vetepunesuar por as edhe kur punon si i punesuar ne sektorin privat.

Sigurimet shoqerore shendetesore

Pensinistet nuk jane pjese e ndryshimeve ne ligjin e sigurimeve shendetesore. Thene kjo, ata perjashtohen nga detyrimi i pageses se sigurimeve shoqerore por jo shendetesore. Me pagen minimale aktuale nje pensionist i vetepunesuar do te paguaje 2’720 leke ne muaj sigurim shendetesor.

Nje tjeter kategori qe perfiton nga ndryshimi i te dy ligjeve jane te punesuarit ne sektorin e IT. Kushti qe duhet te plotesojne kjo kategori te punesuarish eshte qe bizneset ku ata punojne me aktivitet ne fushen teknologjise se informacionit duhet ta ushtrojne ate ne baze te ligjit ligjit nr. 58/2022, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore”.

Kjo kategori me pelqim te paleve, punedhenes-punemarres ka detyrimin e pagimit te kontributeve shoqerore dhe shendetesore ne baze te pages minimale pavarsisht pages reale bruto te deklaruar.